By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeprokurori i Iranit: Hixhabi nuk është një çështje personale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryeprokurori i Iranit: Hixhabi nuk është një çështje personale
Rajon / Botë

Kryeprokurori i Iranit: Hixhabi nuk është një çështje personale

Kosova Times
Last updated: 2022/12/27 at 6:17 PM
Kosova Times Published December 27, 2022
Share
SHARE

Kryeprokurori i Iranit, Muhammed Jafar Montazeri, paralajmëroi gratë që refuzojnë veshjen e hixhabit ndërsa marrin pjesë në protestat anti-qeveritare, që t’i përmbahen mbulesës së detyrueshme të kokës për “sigurinë dhe shëndetin e tyre”.

Ai tha se Ligji i Sheriatit dhe Ligji i Republikës Islamike të Iranit e obligojnë mbajtjen e detyrueshme të shamisë për gratë dhe tha se “nuk mund të thuhet se hixhabi është çështje personale”.

Më 25 dhjetor, Montazeri pretendoi se propaganda e “shteteve armike” është arsyeja pse gratë shkojnë në protesta pa hixhab, duke kryer kështu një “vepër penale të dukshme”.

Hixhabi u bë i detyrueshëm për gratë iraniane mbi moshën nëntë vjeçare pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Shumë gra iraniane e kanë kundërshtuar këtë rregull përgjatë viteve.

Gatishmëria në rritje e grave në qytetet kryesore të Iranit për të shmangur veshjen e hixhabit reflektohet në rezultatet e një sondazhi të publikuar më 13 dhjetor në persisht nga ekipi Iran Open Data, i grupit jo-fitimprurës Small Media me bazë në Londër.

Nga data 17 deri më 21 nëntor, grupi tha se anketoi 5.582 përdorues të internetit në të gjitha 31 provincat e Iranit dhe se tetë nga dhjetë gratë që u përgjigjën thanë se kishin dalë në publik pa hixhab në dy muajt e fundit.

Protestat e furishme kanë nisur pas vdekjes tragjike të 22-vjeçares Mahsa Amini në mes të shtatorit. Amini është arrestuar në Teheran nga policia famëkeqe e moralit, për gjoja shkelje të rregullave të hixhabit, dhe ka vdekur dy ditë më vonë në paraburgim, me shenja të mavijosjes në fytyrë dhe trup.

Autoritetet gjyqësore nuk kanë publikuar ende të dhëna për numrin e të plagosurve dhe të vrarëve në këto trazira, por mijëra njerëz, duke përfshirë gazetarë, avokatë, aktivistë, mbrojtës të të drejtave njeriut dhe të tjerë që kundërshtonin qeverinë, u arrestuan.

Ligjvënësit iranianë shkuan edhe më tej, duke kërkuar dënime të ashpra, përfshirë dënimin me vdekje, për protestuesit.

Sipas autoriteteve iraniane, ka pasur dy ekzekutime publike deri tani, por grupet e të drejtave të njeriut thonë se edhe shumë të tjerë janë dënuar me vdekje.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times December 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Skandali trondit Qipron pas rrjedhjes së të dhënave: oligarkët rusë zhvendosën asetet në ishull pas pushtimit të Ukrainës

Kosova Times Kosova Times November 15, 2023
Kurti me vlerësim të lartë për Papa Françeskun
Rama ndan pamje magjike nga fshati Bastar në Tiranë
Krasniqi: FSK e gatshme për çdo mision ushtarak
Zjarr i madh në Novi Sad, të paktën gjashtë të vdekur, mes tyre edhe fëmijë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?