By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe
June 27, 2025
Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore
June 27, 2025
Macut për TASS: Vëllazëria e serbëve dhe rusëve – e pathyeshme, bashkëpunimi me BRICS – një interes strategjik
June 27, 2025
Beogradi dhe Moska po përgatisin një marrëveshje të re shumëvjeçare bashkëpunimi
June 27, 2025
Ukraina do të nisë një valë sulmesh me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj Rusisë, thotë Umerov
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mediat serbe dhe lufta speciale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Mediat serbe dhe lufta speciale
Opinion

Mediat serbe dhe lufta speciale

Kosova Times
Last updated: 2022/12/27 at 11:22 PM
Kosova Times Published December 27, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Bajram MJEKU

Në nëntor të vitit 1997, kur ende kishte zëra se shqiptarët do të shpëtonin nga lufta e radhës, mikja e shqiptarëve dhe autorja e librit “Shqiptarët, një histori moderne”, Miranda Vickers pati publikuar një kolumne të gjatë, e cila paralajmëronte luftën e pashmangshme në Kosovë!

Në fillim të kolumnes, Vickers thoshte: “Gjendja në Kosovë i ngjan gotës prej kristali. Ndodh që gotën ta përplasësh qëllimshëm në dysheme dhe të mos thyhet, por jo rrallë ajo të rrëshqet padashur nga dora dhe kur bie në dysheme, bëhet pirra-pirra!…”.

Gjatë javës së fundit, mediat më prestigjioze janë fokusuar në Kosovë. Raportet dhe imazhet nga Mitrovica e Veriut në veçanti nga CNN, BBC, AP, Reuters, Zëri i Amerikës dhe nga media tjera prestigjioze, padashur të bëjnë për t’u shqetësuar.

Janë mediat serbe, të cilat në kontinuitet ushqyen terrenin për kinse shkallën e lartë të rrezikshmërisë në Veri, por kjo situatë është duke ndodhur edhe për faktin se mediat kosovare po qëndrojnë si të nemitura përballë luftës propagandistike serbe. Ndërkohë, institucionet e vendit, jo vetëm nuk bashkëpunojnë me median e tyre, por nuk shprehin as kujdesin më të vogël për sigurinë e tyre.

Paaftësia të bësh propagandë në dobi të shtetit tënd dhe kur për mungesë kreativiteti padashur kthehet në antipropagandë, atëherë situata bëhet edhe më e ndjeshme.

Mediat serbe, luftën propagandistike me insinuata e trillime në raport me Kosovën dhe të mbështetura fuqishëm nga shteti serb e bëjnë që nga viti 1912.

Gjendja e krijuar këto ditë, më kujton kohën tonë, kur ishim gazetarë të pambrojtur gjatë okupimit serb. Me këtë rast, risjellë në kujtesë rrugëtimin për në Malishevë në dimrin e vitit 1998. Në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktë nga Sllatina deri në fshatrat e thella të Malishevës, nuk takuam asnjë shqiptar, përveç policëve e paramilitarëve serbë dhe kafshëve të cilat vërdalliseshin shkujdesur pa dalzotësit e tyre..

Gjendja në Veri këto ditë nuk është aq dramatike si në Malishevë dhe në çdo cep të Kosovës në dimrin e vitit 1998, por që në Veriun e Kosovës ka pasiguri për popullatën e atjeshme dhe për gazetarët e pambrojtur kosovarë, këtë askush nuk e vë në dyshim…

You Might Also Like

Ku mbeti nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve!?

Pse një luftë Izrael-Iran mund të jetë shpëtimi i Putinit

“Kështu na tha Ibrahim Rugova, kështu na tha Adem Jashari… Po juve, si ju thanë?”

Ndërtimi i Strategjisë Proaktive të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Kosovës

Kush ma dogji votën – LVV, PDK, LDK, AAK apo të gjithë bashkë?

Kosova Times December 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Dialogue” mori 9 miliardë rubla nga buxheti rus për të përhapur lajme te rreme për luftën në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times September 18, 2023
Gruaja për hakmarrje ia preu ORGANIN SEKSIT bashkëshortit teksa flinte
Mbështetja publike e Putinit duhet të ndahet, por Ukraina po përdor metoda joefektive për ta bërë këtë
Rusia me 600 mijë tonë oriz aguan angazhimin ushtarak të Koresë
Kina i bëri thirrje Rusisë që të nderpresë zjarrin në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?