By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
December 14, 2025
Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
December 14, 2025
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nagavci: Gjatë vitit të ardhshëm do të punësohen 300 asistentë për nxënës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nagavci: Gjatë vitit të ardhshëm do të punësohen 300 asistentë për nxënës
Lajme

Nagavci: Gjatë vitit të ardhshëm do të punësohen 300 asistentë për nxënës

Kosova Times
Last updated: 2022/12/27 at 9:21 AM
Kosova Times Published December 27, 2022
Share
SHARE

Ministria e Arsimit gjatë këtij viti ka punësuar asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta. Deri sa kjo pritet të vazhdojë edhe gjatë viti 2023, njohësit e fushës, thonë se numri i asistentëve në shkolla duhet të jetë proporcional me numrin e fëmijëve.

Gjatë vitit 2023 do të punësohen edhe 300 asistentë për nxënësit me nevoja të veçanta në komuna të ndryshme. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë për Radio Kosovën se i kanë kushtuar kujdes mundësive nëpër shkolla që të ketë pedagogë e psikologë, e në mënyrë të veçantë asistentë. Ajo theksoi se deri në gjysmën e mandatit, do të punësojnë rreth 500 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta, derisa bëri të ditur se ka filluar edhe trajnimi i grupeve, që përgatisin kuadrot për të punuar si asistentë.

“Pra do t’i kemi rreth 500 asistentë deri në gjysmën e mandatit, duke përmbushur kështu zotimin e programit qeverisës për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët e Republikës së Kosovës. Deri në fund të vitit 2023 do t’i kemi 500 asistentë në institucionet tona edukative e arsimore. Përtej planifikimit në buxhet, kemi filluar edhe me trajnimin e grupeve, që përgatisin kuadrot për të punuar si asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta. Është një program për nivelin e pestë, sepse nuk kemi pasur kaq kuadro të kualifikuara. Kemi filluar edhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar, i kemi kushtuar vëmendje edhe në qendrat tona burimore”, tha Nagavci.

Drejtori i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja tha për Radio Kosovën, se ligjërisht është e përcaktuar që asistentët duhet të jenë të certifikuar, derisa shpreson që numri i asistentëve që do të punësohen nëpër shkolla të jetë proporcional me numrin e fëmijëve.

“Nuk guxojmë që të anashkalojmë asnjë nxënës për shkak të një neglizhence institucionale të një komune për të mos rekrutuar asistentë, por të rekrutojë një zyrtarë komune. Kjo nuk duhet të ndodhë më. Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që këta asistentë të kenë një kompetencë të mjaftueshme profesionale, e kjo nënkupton trajnime të mirëfillta, por edhe kushte në vendin e punës, që të sigurohet se gjithpërfshirja në klasë po ndodhë dhe mësimdhënia po ofrohet në mënyrë cilësore”, tha Qehaja.

Ndërkohë, gjatë vitit 2022, janë punësuar 100 asistentë për të asistuar tek fëmijët me nevoja të veçanta në institucionet shkollore të komunave të ndryshme. Ministria e Arsimit, ishte shprehur se ky numër nuk i plotëson të gjitha nevojat që janë në sistem, por ka planifikuar që trendi i punësimeve të tilla të vazhdojë për të përmirësuar mekanizmin e përkrahjes për nxënësit me nevoja të veçanta. Ndërkohë, edhe qendrat për socializimin e personave me nevoja të veçanta, kanë bërë thirrje për shtim të numrit të asistentëve.

You Might Also Like

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

Osmani: Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën atdheun mbi jetën

Kosova Times December 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dënohet me 30 vite burg shqiptarja në Itali-Vrau ish-vjehrrit, copëtoi trupat dhe i futi në valixhe

Kosova Times Kosova Times May 5, 2023
Dollari dobësohet, euro forcohet
Moti sot me vranësira dhe intervale me diell
Trajkoviq krahason Kurtin me Aliyev!
Ushtarët që luftuan talibanët i druhen kthimit në Afganistan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?