By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stuhia në ShBA bllokon banorët e Nju Jorkut në makina
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Stuhia në ShBA bllokon banorët e Nju Jorkut në makina
Rajon / Botë

Stuhia në ShBA bllokon banorët e Nju Jorkut në makina

Kosova Times
Last updated: 2022/12/27 at 5:05 PM
Kosova Times Published December 27, 2022
Share
SHARE

Të paktën 28 njerëz kanë vdekur në qytetin e Bufalos, në Nju Jork, ndërsa në 56 ka shkuar numri i përgjithshëm i të vdekurve shkaku i temperaturave të ulëta në Amerikën e Veriut.

Një zyrtar shtetëror tha se disa njerëz ishin bllokuar në makina për më shumë se dy ditë gjatë asaj që ishte “ndoshta” stuhia më e keqe e jetës së tyre.

Një stuhi e tillë kaq e madhe nuk është regjistruar asnjëherë më parë. Ajo shtrihet nga Kanadaja deri në Meksikë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbështetjen federale për shtetin e Nju Jorkut. “Zemra ime është me ata që humbën të dashurit këtë fundjavë festive”, shkroi ai në Twitter.

Shteti fqinj, Nju Xhersi, dërgoi gjithashtu shërbime emergjente në shtetin e Nju Jorkut për t’i ofruar ndihmë.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, me origjinë nga Bufalo, e përshkroi stuhinë si “stuhia e shekullit”, e cila, sipas saj, do të hyjë në histori si “stuhia më shkatërruese në Bufalo”.

Ajo tha se shumë automjete të urgjencës nuk kishin mundur të arrinin në zonat më të goditura ose kishin ngecur vetë në borë.

Zyrtarët e shtetit të Nju Jorkut thanë se personeli i urgjencës po shkonte nga makina në makinë për të kërkuar të mbijetuarit e stuhisë.

Një familje me fëmijë të vegjël – nga dy deri në gjashtë vjeç – duhej të priste 11 orë përpara se të shpëtohej në orët e para të ditës së Krishtlindjes.

“Unë në thelb isha thjesht i pashpresë”, tha babai, Zila Santiago, për CBS News. Ai tha se ia doli të ruante qetësinë duke luajtur lojëra me fëmijët.

Ndërkohë, pronari i një dyqani të vogël familjar në Bufalo, i cili donte të mbetej anonim, tha se grabitësit hynë në dyqanin e tij në ditën e Krishtlindjes.

“Ata morën gjithçka”, tha ai, i cili tregoi se thirri policinë, por ata i thanë se “ishin shumë të zënë duke shpëtuar të moshuarit”.

Stuhia dimërore e “ciklonit bombardues” – e cila ndodh kur presioni atmosferik bie, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra – ka ndërprerë udhëtimet nëpër ShBA.

Mbi 15 mijë fluturime janë anuluar gjatë ditëve të fundit, duke ua pamundësuar kështu shumë njerëzve që të ktheheshin me kohë në shtëpi për festën e Krishtlindjes.

Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha, por energjia elektrike është restauruar në pjesën më të madhe të ShBA-së. Më pak se 200 mijë njerëz mbetën pa rrymë gjatë pasdites së të dielës, në krahasim me 1.7 milion që ishin në terr më parë, raporton AP.

You Might Also Like

‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore

A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë

Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd

Kosova Times December 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sulmet e Rusisë lënë 10 milionë ukrainas pa energji elektrike

Kosova Times Kosova Times November 18, 2022
Kjo supë u shpall zyrtarisht më e mira në botë, 1 erëz i jep një shije të veçantë
Aliu dhe Ibrahimi marrin pjesë në takimet e Komitetit Evropian të Rajoneve
KQZ vazhdon me fushatën për edukimin dhe informimin e votuesve të rinj: Zëri yt, vota jote
Tentativë për atentat ndaj ish-presidentit,Koka e shoferit te tij e pergjakur, plumbat shpërthejnë… (FOTO, VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?