By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtria ukrainase duke sulmuar caqet ruse në Bahmut më 24 dhjetor 2022
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ushtria ukrainase duke sulmuar caqet ruse në Bahmut më 24 dhjetor 2022
Rajon / Botë

Ushtria ukrainase duke sulmuar caqet ruse në Bahmut më 24 dhjetor 2022

Kosova Times
Last updated: 2022/12/27 at 3:42 PM
Kosova Times Published December 27, 2022
Share
SHARE

Forcat ruse kanë nisur sulme të reja ndaj qyteteve në lindje të Ukrainës, Bahmut dhe Avdijavka, duke u mbështetur nga zjarri i artilerisë, tha Shtabi i Përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase më 27 dhjetor.

Këto sulme të reja vijnë teksa presidenti ukrainas, Volomdymyr Zelensky, tha se miliona civilë janë në errësirë dhe në të ftohtë, pasi Moska ka goditur linjat elektrike dhe infrastrukturën civile.

Forcat ruse kanë kryer dy sulme ajrore dhe 44 sulme me raketa ndaj pozicioneve ukrainase dhe zonave të banuara gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm. Sipas shtabit, janë goditur 25 vendbanime përreth Bahmutit dhe Avdijavkës, që janë dy pikat qendrore ku Rusia po e përqendron ofensivën e saj në Donjeck.

Luhansku dhe Harkivi janë dy rajonet e tjera, përveç Donjeckut, ku Rusia po sulmon vazhdimisht, tha Shtabi i Përgjithshëm. Ndërkaq, në rajonin jugor të Hersonit, Rusia ka bombarduar zonat e banuara në pjesën e djathtë të Lumit Dnjepër, tha ushtria ukrainase.

Ushtria ukrainase tha se i është përgjigjur një sulmi rus pranë Novobilozerkës, në rajonin e Zaporizhjës.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë tha se gjatë dy ditëve të fundit, Luhansku dhe Donjecku kanë qenë subjekt i sulmeve më të rënda ruse, por Moska ka pasur pak sukses.

“Gjatë 48 orëve të fundit, luftimet kanë vazhduar të përqendrohen përreth Bahmutit në Donjeck dhe afër Svatovit në Luhansk. Rusia vazhdon të kryejë sulme të shpeshta në këto zona, edhe pse nuk ka shumë ndryshim sa i përket se kush e kontrollon territorin”, tha inteligjenca britanike.

Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se afër 9 milionë persona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të sulmeve ruse.

Megjithatë, ai shtoi se falë përpjekjeve të inxhinierëve dhe teknikëve ukrainas, reduktimet e energjisë janë duke u zvogëluar.

Duke folur për situatën në frontin e luftës, Zelensky tha se Bahmuti dhe Avdijivka janë zonat që kërkojnë forcën dhe përqendrimin maksimal.

“Situata atje është e vështirë, e dhimbshme. Pushtuesit po përdorin të gjitha burimet që kanë në dispozicion për të avancuar”.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe që nga tetori ka sulmuar vazhdimisht infrastrukturën e energjisë ukrainase.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times December 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

QUINTI: Nuk kemi ndryshuar qëndrim, mbështesim mbajtjen e zgjedhjeve më 23 prill në veri të Kosovës

Kosova Times Kosova Times April 19, 2023
Horoskopi ditor për 26 gusht
AKB: Rreth 2 mijë biznese shuhen në Kosovë brenda vitit
Evitohet defekti i paraqitur në izolatorin e stabilimenteve të tensionit të lartë KOSTT
Kurti: Republikën do ta mbrojmë me forcë dhe vendosmëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?