By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik
December 31, 2025
Qengj i skuqur, me bazë vere, me lëng shege dhe kumin
December 31, 2025
Presidentja Osmani uron pjesëtarët e FSK-së për suksese në vitin 2026
December 31, 2025
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të Vitit të Ri
December 31, 2025
Kurti prezanton 10 zhvillimet më të mira të vitit 2025 për Kosovën
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj për situatën në veri: Gjendja është e rëndë, kërkon koordinim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haradinaj për situatën në veri: Gjendja është e rëndë, kërkon koordinim
Lajme

Haradinaj për situatën në veri: Gjendja është e rëndë, kërkon koordinim

Kosova Times
Last updated: 2022/12/28 at 4:54 PM
Kosova Times Published December 28, 2022
Share
SHARE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj thirrje partnerëve të sigurisë, posaçërisht Washingtonit, që ta marrin nën kontroll situatën në veri dhe ta ndalin përshkallëzimin e mëtejmë, i cili paraqet rrezik edhe për paqen në rajon.

Haradinaj, përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se skenari i regjimit pro-rus të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, po hyn në një fazë kritike.

“Mbyllja e pikave kufitare njëra pas tjetrës, sulmet e grupeve kriminale të sponsorizuara nga Serbia, ndaj qytetarëve, gazetarëve, Policisë, Eulexit e pjesëtarëve të KFOR-it dhe kujtdo tjetër që e kundërshton këtë skenar ogurzi, kanë marrë përmasa shqetësuese”, shkruan ai .

Sipas Haradinajt, gjendja mund të përshkallëzojë dhe të dalë krejtësisht jashtë kontrollit.

“Prandaj në një situatë të tillë, është urgjente që Kosova të mobilizojë gjithë potencialin e vet politik, diplomatik, intelektual e të sigurisë në përballje me këtë rrezik të madh. I bëj thirrje Kryeministrit që të sillet në përputhje me situatën e krijuar”, shkruan tutje ai.

Serbia nuk zmbrapset me retorika boshe luftënxitëse e as me “trimat e rrjeteve sociale” thotë Haradinaj.

Ai shton se gjendja është e rëndë dhe kërkon maturi e koordinim, jo vetëm me faktorin e brendshëm por edhe me partnerët ndërkombëtarë.

“Njëkohësisht, lus partnerët e sigurisë, posaçërisht Washingtonin, që ta marrin nën kontroll situatën në veri dhe ta ndalin përshkallëzimin e mëtejmë, i cili paraqet rrezik edhe për paqen në rajon!”, shkruan Haradinaj në Facebook.

You Might Also Like

Presidentja Osmani uron pjesëtarët e FSK-së për suksese në vitin 2026

Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të Vitit të Ri

Kurti prezanton 10 zhvillimet më të mira të vitit 2025 për Kosovën

Kurti thotë se në fillim vit do të shpërndahet rroga e 13-të

Begaj uron Vitin e Ri: Standardi evropian për çdo shqiptar

Kosova Times December 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Bushati: Unitet për Kosovën, sulmi i 24 shtatorit kambanë e fortë alarmi

Kosova Times Kosova Times October 8, 2023
Anije me ndihma nisen drejt Gazës
Kadrijaj: Vendimi i Kushtetueses është obligativ
Drafti i Edi Ramës për Asociacionin, “tekst serioz“ për BE-në
Sistemi i ri i hyrjes në BE – Çfarë i pret udhëtarët nga rajoni nga tetori?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?