By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë
October 30, 2025
Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil
October 30, 2025
Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez
October 30, 2025
Rusët sulmuan Ukrainën në mëngjes. Polakët ngrenë gatishmërinë për mbrojtje ajrore
October 30, 2025
Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reagim i pritur i Kremlinit për situatën në Kosovë: “Ne mbështesim Beogradin “
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Reagim i pritur i Kremlinit për situatën në Kosovë: “Ne mbështesim Beogradin “
Lajme

Reagim i pritur i Kremlinit për situatën në Kosovë: “Ne mbështesim Beogradin “

Kosova Times
Last updated: 2022/12/28 at 5:24 PM
Kosova Times Published December 28, 2022
Share
SHARE

Kremlini tha të mërkurën se mbështet përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur serbët etnikë në veri të Kosovës, por hodhi poshtë akuzat e Prishtinës se Rusia po nxiste tensione për të mbjellë kaos në Ballkan.

I pyetur lidhur me deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, se Serbia, nën ndikimin e Rusisë, po synon të destabilizojë Kosovën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se “është krejtësisht e gabuar” që të flitet për ndikimin destruktiv rus.“Serbia është një shtet sovran dhe është absolutisht e gabuar të kërkosh ndikimin shkatërrues të Rusisë në këtë”, tha Peskov.

Kremlini tha se mbështet lëvizjet e Serbisë.

“Duke pasur marrëdhënie shumë të ngushta aleate, marrëdhënie historike dhe shpirtërore me Serbinë, Rusia monitoron me shumë kujdes se çfarë po ndodh, si respektohen dhe sigurohen të drejtat e serbëve”, tha Peskov.

“Dhe sigurisht që ne mbështesim Beogradin në veprimet që po ndërmerren,” shtoi ai.

Ministri Sveçla deklaroi më 27 dhjetor se Serbia është ndikuar nga Rusia kur ka marrë vendimin që të rrisë në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave ushtarake dhe policore.

“Deklarimet se Republika e Kosovës ka ngritur gjendje gatishmërie janë tërësisht të pavërteta dhe janë pjesë e propagandës së dyshes Serbi- Rusi”, tha ai, duke hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë se Kosova po ashtu ka rritur nivelin e gatishmërisë luftarake.

Ndryshe, Rusia është aleate e Serbisë dhe Beogradi ka llogaritur në mbështetjen e Moskës për të bllokuar Prishtinën që të anëtarësohet në organizata dhe institucione ndërkombëtare. Përderisa Serbia ende vazhdon të refuzojë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, Kosova e ka sanksionuar Moskën.

You Might Also Like

Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi

Shpërndahet Abetarja Mbarëkombëtare në Ulqin e Tivar

Kurti: Finlanda, Belgjika dhe Franca ishin pranë Kosovës në shtetndërtim

Murati: Rritja e pagës minimale do të bazohet në dialog social

Shefi i EULEX-it viziton Inspektoratin Policor të Kosovës

Kosova Times December 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dodik u takua me Putin: Ne refuzuam që BiH të vendosë viza për rusët, ata kushtëzojnë rrugën tonë në BE me vendime të tilla

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Një pjesë e një ndërtese nëntëkatëshe u shemb në Dnepr pas një sulmi me raketa ruse
BE prezanton një sistem të ri te hyrjeve te huajve ne Evrope
Shqipëri, fuqizimi i sektorit të turizmit dhe nevoja për fuqi punëtore
Norvegji: Katër rusë kapen duke fotografuar paligjshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?