By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti i habitur me vendimin e gjykatës për ndryshimin e masës ndaj Pantiqit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti i habitur me vendimin e gjykatës për ndryshimin e masës ndaj Pantiqit
Lajme

Kurti i habitur me vendimin e gjykatës për ndryshimin e masës ndaj Pantiqit

Kosova Times
Last updated: 2022/12/28 at 4:50 PM
Kosova Times Published December 28, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbetur i habitur me vendimin që është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila e ka ndryshuar masën për Dejan Pantiqin nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

 

Në konferencën për media pas mbledhjes së ekzekutivit, Kurti tha se është i habitur se si një njeri me akuza për terrorizëm mund të lirohet në arrest shtëpiak.

“Ai e ka statusin e paraburgosurit, por është i pandehur për terrorizëm. Meqenëse ishte në grevë të urisë dhe kishte probleme në zemër, mund të dërgohej në spital, që është e kuptueshme. Por a është e arsyeshme? E vendos gjyqësori. Kur ke një akuzë për terrorizëm e të dërgohesh në arrest shtëpiak… jam kureshtar ta marrë vesh se cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë dhe ai gjykatës paraprak që e ka marrë këtë vendim”, ka thënë Kurti.

Kurti: Nuk bisedojmë e bashkëpunojmë me kriminelët në veri

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka folur edhe për situatën në veri të vendit, ku grupe kriminale tash e 19 ditë kanë vendosur barrikada, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Kurti, ka thënë se shteti që ai udhëheq, nuk do të bisedojë dhe as nuk do të bashkëpunojë me kriminelët që kanë vendosur barrikadat në veri, por do t’i arrestojë ata.

Ai ka thënë se kriminelët që kanë vendosur barrikada e që janë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, e kanë mbështetjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Veprimeve dhe vendimeve të ligjshme të Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës u janë kundërvënë kriminelët, duke e sfiduar organet e zbatimit të ligjit dhe duke cenuar sigurinë. Fatkeqësisht këta kriminelë të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe po mbështeten nga presidenti dhe Qeveria e Serbisë me qëllim të destabilizimit të rajonit përveç se cenimin e integritetit territorial të Kosovës. Institucionet e Kosovës nuk do të bisedojnë e bashkëpunojnë me kriminelë, por do t’i arrestojnë ata”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka theksuar se ky veprim i paligjshëm dhe i papranueshëm nuk do të tolerohet, teksa ka thënë se i kanë dhënë KFOR-it kohë dhe hapësirë të nevojshme për të vepruar.

“Në përputhje me vlerësimet e sigurisë, ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar, por kjo kohë po shteron me shpejtësi. Ne kemi bashkëpunim e bashkërendim me KFOR-in, prandaj edhe kjo kohë e hapësirë e nevojshme i është dhënë KFOR-it dhe me këtë rast një gjë duhet të kuptohet, se nuk mund të  qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë edhe barrikadat në rrugë, që e pengojnë lëvizjen e lirë”, ka thënë Kurti.

Kurti: 2022-ta, vit i sukseseve por edhe i sfidave

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të ekzekutivit e ka vlerësuar 2022 si vit të sukseseve dhe përmirësimit të gjithmbarshëm të vendit, por edhe si vit të sfidave. Ai e ka lavdëruar punën e Qeverisë që drejton, teksa ka thënë se Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian për Kosovën është vlerësuar një ndër raportet më të mira për vendin, me zhvillim të konsiderueshëm.

“Në këtë raport për herë të parë që nga viti 2012 nuk flitet më për dukuri negative të emërimeve apo ndërhyrjeve politike në reduktime, teksa erdhi përgjigja e shumëpritur, por pa dyshim e vonuar nga BE për heqjen e kufizimit të vizave për Kosovën me efekt nga 1 janari i vitit 2024. Pra ky vit ishte vit i arritjeve, zhvillimeve dhe përmirësimit të gjithmbarshëm. Por ishte edhe vit i sfidave”, ka theksuar Kurti.

Shefi i ekzekutivit tha se falë vaksinimit masiv dhe bashkëpunimit të qytetarëve, pandemia Covid-19 është menaxhuar me sukses, derisa foli edhe për krizën energjetike dhe inflacionin, e për të cilat theksoi se patën ndikim nga pandemia dhe lufta në Ukrainë.

“…por virusi dhe rreziku nga ai mbetet ende aktiv. Kujdesi e përkujdesja jonë duhet të shtohen. E krahas sfidës së pandemisë, e cila ndikoi në masë të madhe në ekonomi, këtë vit kishim edhe krizën e energjisë, e cila u ashpërsua së tepërmi pas agresionit rus në Ukrainë”, tha tutje Kurti.

Kosova, tha ai, është rreshtuar fuqishëm kundër agresionit rus dhe në linjë me politikën e BE-së ka aprovuar pakot e sanksioneve kundër Federatës Ruse. Ai ka përmendur solidarizimin me popullin ukrainas dhe strehimin e gazetarëve ukrainas, por edhe strehimin e 1893 refugjatëve afganë.

“Ndikimi i luftës në Ukrainë ka prekur jo vetëm sektorin e energjisë, por me një efekt zinxhiror ka sjellë një shkallë të lartë të inflacionit, ku kemi rritje të çmimit po thuajse në secilin produkt. Duke pasur një ekonomi të importit, bashkë me produktet kemi importuar edhe çmimet”, ka shtuar i pari i Qeverisë.

Ndër ngjarjet më të rënda për këtë vit ai ka përmendur vrasjet dhe dhunën ndaj grave.

“…një dukuri e shëmtuar, e cila ka vënë në dukje sa mungesën e emancipimit të burrave po aq edhe mungesën e drejtësisë në parandalimin e dhunës dhe vrasjeve ndaj grave”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka folur edhe për mbështetjen që ka dhënë ekzekutivi për qytetarët dhe bizneset përmes pakos së ringjalljes ekonomike dhe pakos së përballjes me inflacionin.

Kurti ka përmendur ndarjen e mbi 100 milionë eurove nga pakoja e ringjalljes e mbi 150 milionë eurove tjera nga pakoja e përballjes së inflacionit, derisa është lavdëruar edhe për rritje të të hyrave nga Dogana e Administrata Tatimore e Kosovës.

You Might Also Like

Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe

Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Kosova Times December 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Thesaret e fshehura të Elbasanit prezantohen ne Panairin Ndërkombëtarë ne Prishtine

Kosova Times Kosova Times April 17, 2024
Rritet numri i vetëvrasjeve te gratë nën sundimin taliban
Greva sakrificë personale për realizimin e të drejtave kolektive!
Gjahu i dronëve ukrainas për tanket ruse
Ish-shefi i kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal pranon fajësinë në lidhje me oligarkun rus, ja çfarë u tha për Shqipërinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?