By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para
January 23, 2026
Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS
January 23, 2026
Serbinë e presin pasoja rrënjësore nëse akuzat për përfshirjen e Vuçiçit në vjedhjen e supozuar të zgjedhjeve amerikane janë të vërteta
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reagime të shumta për ndryshimin e masës ndaj Dejan Pantiqit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Reagime të shumta për ndryshimin e masës ndaj Dejan Pantiqit
Uncategorized

Reagime të shumta për ndryshimin e masës ndaj Dejan Pantiqit

Kosova Times
Last updated: 2022/12/28 at 4:51 PM
Kosova Times Published December 28, 2022
Share
SHARE

Ndryshimi i masës nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj ish-policit Dejan Pantiq, nga paraburgimi në arrest shtëpiak ka ngjallur reagime të shumta brenda dhe jashtë vendit. Pantiq, i cili dyshohet për sulm me mjete shpërthyese ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në veri është liruar nga paraburgimit, për të vazhduar me masën e arrestit shtëpiak.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se vendimi i sotëm i gjykatës tregon se “vettingu” është i domosdoshëm.

“Vendimi i sotëm për dërgimin në arrest shtëpiak të personit të dyshuar për terrorizëm shënon një goditje të rëndë për kredibilitetin edhe ashtu shumë të dëmtuar të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë. Prandaj ‘vettingu’ është kaq i domosdoshëm. Të gjithë ata, brenda dhe jashtë vendit, të cilët përpiqen të na bindin se është i panevojshëm, sot kanë marrë përgjigjen përfundimtare. Drejtësi dhe barazi para ligjit, ky është shteti ligjor”, ka theksuar Gërvalla.

E kërkesën dhe vendimin për zëvendësimin e masës ndaj Dejan Pantiqit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka vlerësuar si “aktin më të rëndë që mund t’i bëhej vendit nga institucionet që do të duhej të ishin shembulli më i mirë i mbrojtjes së qytetarëve dhe rendit tonë kushtetues”.

“Nuk di si ta kuptoj dhe si është e mundshme që dikush që akuzohet për një vepër aq të rëndë  që ka të bëj me terrorizëm, të shkoj në arrest shtëpiak, madje sipas legjislacionit, për shkak të peshës së rëndë të veprës penale, nuk mund të shqiptohet një masë e butë sikur ajo e arrestit shtëpiak”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo tutje ka thënë se nuk kanë ëndërruar që “sistemi i drejtësisë do të çlirohet pa reformën në drejtësi por ama të ndodhë edhe kjo që ndodhi sot është e papranueshme dhe diçka që do të ngelet në historinë moderne të Kosovës”.

“Në vend se institucionet e drejtësisë të mbronin rendin kushtetues e qytetarët, njësoj sikur po angazhohet policia edhe fizikisht në veriun e vendit tonë, këta prej zyrave të tyre marrin vendime aq të dëmshme e të cilat përveç tjerash janë inkurajim për bandat kriminale e terroriste në veriun e vendit tonë”, ka shkruar tutje ministrja e Drejtësisë.

Ndërkaq, raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, ka mirëpritur vendimin e gjykatës për dërgimin e ish-policit Dejan Pantiq në arrest shtëpiak. Ajo përmes një postimi në Twitter, ka thënë se kjo duhet të çojë në heqje të menjëhershme të barrikadave në veri.

“E mirëpres me ngrohtësi vendimin e gjykatës për dërgimin e Dejan Pantiqit, polic të Kosovës, në arrest shtëpiak. Kjo duhet të çojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri të Kosovës dhe depërshkallëzim të plotë. Mbështetje e plotë për EULEX-in dhe KFOR-in për mbikëqyrjen e tyre”, ka shkruar Cramon në Twitter.

Ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, sipas të cilit reformimi i qeverisë dhe reformimi i gjyqësorit është imperativ urgjent dhe prioritet. “Ka rëndësi veprimi jo deklarimi dhe frazat. Reformimi i qeverisë dhe reformimi i gjyqësorit është imperativ urgjent dhe prioritet. Lëshimi i Pantiqit në arrest shtëpiak është dështim i gjithë zinxhirit institucional. Nuk bëhet shteti me njerëz që kanë privatizuar e kanë kriminalizuar sektorët vital në të kaluarën. Ne kemi marrë besimin për ndryshim dhe jo tolerim të avazit të vjetër”, tha Abazi.

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë se Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Xhelal Sveçla janë personat fajtorë për mungesën e sovranitetit në katër komunat veriore të Kosovës. ”Një herë dështuan t’i mbajnë zgjedhjet, e sot paskan dështuar zyrtarisht segmentin tjetër të shtetit, duke e liruar një të dyshuar për terrorizëm. Po-po, lirim është! Mos u fshehni pas termave dhe procedurave ligjore” ka shkruar ai.

E zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka e ka quajtur akt tradhtie vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-policit Dejan Pantiq dhe dërgimin e tij në arrest shtëpiak. “Ky aktlirim është akttradhëti”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

You Might Also Like

Fluturime misterioze me Antonov: Çfarë po bën avioni gjigant nga Abu Dhabi në rrugën Izrael – Etiopi – Sudan?

Receta me fasule

Protestë në Prishtinë për parkingje dhe hapësira të gjelbra

Trumpi akuzoi britanikët për tradhti dhe “idiotësi të madhe”, ai mori një përgjigje : “Ajo marrëveshje është nënshkruar tashmë…”

Agjencia e OKB-së zhvendos 400 punonjës nga Nju Jorku në Evropë

Kosova Times December 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Si u bë gjenocidi një krim i dënueshëm ndërkombëtar

Kosova Times Kosova Times January 26, 2024
Garda kriminale serbe Vuçiq, Sheshel, Vulin, Nikoliq, Daçiq e Dodik do ta “hanë “ njëri-tjetrin në katakombet e kleronacionalizmit serbomadh!
Takimi në Bruksel, Sorensen:Një hap drejt sqarimit të fatit të të zhdukurve
Gjermania nderon atasheun e FSK-së, Besim Gashi
Opozita në Gjeorgji i vazhdon protestat kundër rezultatit të zgjedhjeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?