By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë
October 30, 2025
Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil
October 30, 2025
Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez
October 30, 2025
Rusët sulmuan Ukrainën në mëngjes. Polakët ngrenë gatishmërinë për mbrojtje ajrore
October 30, 2025
Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania: Serbët të heqin barrikadat ilegale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjermania: Serbët të heqin barrikadat ilegale
Lajme

Gjermania: Serbët të heqin barrikadat ilegale

Kosova Times
Last updated: 2022/12/29 at 9:23 AM
Kosova Times Published December 29, 2022
Share
SHARE

Qeveria gjermane dhe raportuesit e partive të ndryshme në Bundestag shprehen të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe kërkojnë gatishmëri për negociim dhe qasje më konstruktive nga Kosova dhe Serbia.

Qeveria gjermane u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të heqin barrikadat dhe të kthehen në institucionet e Kosovës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Christoph Burger, tha në konferencën e rregullt për shtyp në Berlin:

“Jemi shumë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës. Barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt dhe bllokimi i djeshëm i kalimit kufitar të Merdarës nga ana e Serbisë e ashpërson situatën edhe më shumë”.

Retorika nacionaliste e Serbisë

Më tej ai kritikoi retorikën nacionaliste të Serbisë dhe bëri thirrje që kjo e fundit të heqë dorë prej saj.

“Retorika nacionaliste, që kemi dëgjuar nga pala serbe në kohët e fundit është tërësisht e papranueshme dhe rritja e pranisë ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën jep një sinjal krejt të gabuar, prandaj edhe ne presim një qasje konstruktive nga ana e Serbisë dhe këtë e kemi bërë të qartë në kanale të ndryshme”, tha Burger.

Burger tha gjithashtu se serbët e Kosovës duhet të kthehen sa më shpejt në institucionet Kosovës. “Kjo është në interes të njerëzve që jetojnë në veri të Kosovës”, argumentoi ai.

Qasje më konstruktive edhe nga ana e Kosovës

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë kërkoi gjithashtu qasje më konstruktive edhe nga ana e Kosovës.

“Kosova duhet ta pranojë që të vërë në agjendën e dialogut të udhëhequr nga BE-ja krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, tha ai duke rikonfirmuar edhe mbështetjen e Berlinit për “bisedimet shumë instensive të udhëhequra nga i ngarkuari i BE-së me dialgun, Miroslav Lajçak, dhe nga KFOR-i, për të arritur një shtensionim të situatës në terren dhe progres në dalogun e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”.

Nga Serbia kërkohet gatishmëri për negociim

Ndaj zhvillimeve aktuale mes Serbisë dhe Kosovës kanë reaguar edhe raportuesit e partive për Ballkanin Perëndimor në Bundestag.

Deputeti socialdemokrat, Adis Ahmetovic, në një deklaratë për shtyp kërkoi nga Serbia gatishmëri për negociim: “Në vend të provokimeve të mëtejshme – p.sh. duke vënë forcat serbe të sigurisë në gatishmërinë më të lartë luftarake ose duke bllokuar rrugët e trafikut dhe kalimet kufitare – më në fund duhet të ketë një vullnet real për të negociuar në mënyrë që të parandalohet një konflikt i armatosur.”

Ahmetovic kritikoi qëndrimin e Serbisë dhe kërkoi sqarimin e njoftimeve të pakonfirmuara për praninë e forcave ruse në Serbi. “Përkundër kërkesave të ndërkombëtarëve dhe të kryeministrit kosovar që i kërkoi forcës paqeruajtëse të Kosovës, KFOR-it , të heqë barrikadat, arteriet e rëndësishme të trafikut vazhdojnë të mbeten të bllokuara dhe pikat kufitare të mbyllura. Informacioni ekzistues – nëse konfirmohet – se forcat e sigurisë Wagneriane tashmë janë të vendosura në Serbi duhet të sqarohet menjëherë”, tha Ahmetovic.

Sipas tij BE dhe SHBA kanë një rol kyç për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm. “Më shumë se kurrë, BE-së dhe SHBA-ve u kërkohet të marrin masa të menjëhershme konkrete për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të siguruar paqen në Kosovë, për shembull duke rritur përsëri numrin e trupave të KFOR-it në vend, tha deputeti. “Llogaritja e qartë për të përsëritur  një kapitull të errët të historisë, nuk duhet të funksionojë”, deklaroi raportuesi i socialdemokratëve në Bundestag, Adis Ahmetovic.

Hacker: Serbët të heqin bllokadat

Me rastin e tensioneve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës, edhe raportuesi përgjegjës i grupit parlamentar të partisë liberale FDP për vendet e Ballkanit Perëndimor, Thomas Hacker, kërkoi nga serbët të heqin bllokadat.

“Lirimi i ish-oficerit të policisë serbe, Dejan Pantic, tani duhet të përdoret për t’u dhënë fund menjëherë kufizimeve sistematike të lirisë së lëvizjes në dhe rreth qytetit verior të Kosovës, Mitrovicës”, shkruan deputeti në një deklaratë për shtyp.

“Me vendimin e sotëm nuk ka më arsye të kuptueshme për mbajtjen e barrikadave. Këto tani duhet të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur, nën mbikëqyrjen e forcës paqeruajtëse të NATO-s, KFOR, dhe misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX. Udhëheqja e Beogradit do të ishte mirë gjithashtu që të hiqte dorë nga retorika agresive dhe destruktive dhe t’u kthehej toneve konstruktive që synojnë normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe”, deklaroi deputeti i liberalëve.

You Might Also Like

Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi

Shpërndahet Abetarja Mbarëkombëtare në Ulqin e Tivar

Shefi i EULEX-it viziton Inspektoratin Policor të Kosovës

Kurti në Forumin e Paqe në Paris: NATO na çliroi, demokracia na zhvilloi

Haxhiu: E papranueshme që punëtorët e RTK-së të mbeten pa paga

Kosova Times December 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti bën homazhe në nderim të Komandantit Ismet Jashari – Kumanova

Kosova Times Kosova Times August 25, 2025
Makinat e vjetra të Yanukovych-it digjen në një goditje me dron rus
Dy vdekje të dyshimta në 24 orët e fundit në Kosovë
Pas një sulmi të madh me raketa, Izraeli godet Libanin dhe Gazën
Zelensky dhe Mody përfunduan një sërë marrëveshjesh dypalëshe midis Ukrainës dhe Indisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?