By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNj: Të bëhet hetim ndaj kërcënimeve që po i bëhen gjyqtarit dhe prokurorit në rastin Pantiq
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNj: Të bëhet hetim ndaj kërcënimeve që po i bëhen gjyqtarit dhe prokurorit në rastin Pantiq
Lajme

KMDLNj: Të bëhet hetim ndaj kërcënimeve që po i bëhen gjyqtarit dhe prokurorit në rastin Pantiq

Kosova Times
Last updated: 2022/12/29 at 12:52 PM
Kosova Times Published December 29, 2022
Share
SHARE

Gjyqtari Mentor Bajraktari pas propozimit të prokurorit Afrim Shefkiu mori vendim të mërkurën që ish-policit, Dejan Pantiq, që dyshohet për sulm në zyrat e KKZ-së masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me arrest-shtëpiak.

Në lidhje me këtë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në një komunikate për media kanë bërë thirrje që të hetohen rastet e kërcenimëve që sipas tyre janë duke iu bërë gjyqtarit dhe prokurorit në rastin Pantiq.

“Grafitet kërcënuese dhe shantazhuese e rënduan edhe më shumë sigurinë e prokurorit dhe të gjyqtarit të procedurës paraprake duke e intensifikuar fushatën e linçimit që paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut aq më parë që është edhe vepër penale. Për këtë arsye KMDLNj e fton policinë e Kosovës dhe prokurorinë që të fillojë hetimet për këto kërcënime të pashembullta dhe të orkestruara dhe të gjithë ata që janë pjesë e këtyre kërcënimeve dhe shantazhimit duhet të përballen me ligjin, pavarësisht përkatësisë etnike, bindjeve politike apo postit që e mbanë” thuhet në këtë komunikatë.

Komunikata e plotë:

Më 28 dhjetor 2022 me propozim të prokurorit të Prokurorisë Speciale, gjykatësi i procedures paraprake në rastin e të paraburgosurit Dejan Pantiq, i dyshuar për terrorizëm ia zëvendësoi masën e paraburgimit me arrest shtëpiak duke e arsyetuar këtë vendim si çështje humanitare. Dejan Pantiq mbahej i ndaluar në Jarinje pasi nuk kishte mundësi të transferohej në qendër të paraburgimit kurse EULEX –i nuk pranoi ta transferonte në një qendër të paraburgimit shkaku i sigurisë në ndërkohë që po ky EULEX e transferoi të liruarin Pantiq në shtëpinë e tij, ndonëse nuk kishte ndonjë zhvillim tjetër pozitiv në fushën e sigurisë. Qartazi, as Pantiq, as Vuçiq e as EULEX nuk donin që Pantiqi të sillej në shtëpi nga policë të Kosovës! Çështja Pantiq u politizua skajshmërisht në dëm të drejtësisë dhe lirimi i tij ishte një marrëveshje politike, e mshehur, e pamoralshme dhe e kundërligjshme, jashtë syve të publikut. KMDLNj –ë e kishte paralajmëruar më heret këtë zhvillim duke deklaruar se serbët nuk do t’i heqin barrikadat pa lirimin e Pantiqit, jo vetëm të Pantiqit dhe duket se ka edhe kërkesa tjera që nuk janë të qasshme për publikun, as si informatë! Nuk ishte përgjegjësi e institucioneve të Kosovës që Pantiq nuk u transferua në një qendër të paraburgimit, për shkaqe objektive gjithsesi por as vullnet i ndërkombëtarëve për faktin se nën rrogoz zhvilloheshin bisedime kushtëzuese e që rezultuan me zëvendësimin e masës së paraburgimit me një masë më të lehtë, arrest shtëpiak e që në rrethana ekzistuese kur nuk ka asnjë mundësi të mbikëqyrjes së zbatimit të kësaj mase prandaj, Pantiq është i lirë si zogu ndonëse, për sy e faqe i është shqiptuar një masë kufizuese.

Nga aspekti i të drejtave të njeriut, mbajtja e Pantiqit në ato kushte për një kohë më të gjatë se 48 orë, sa zgjatë ndalimi policor, me të drejta dhe mundësi më të pakta se që i ofron qendra e paraburgimit, është në kundërshtim me të drejtat e personave të privuar nga liria. Në rastin konkret mbajtja e ish – policit Dejan Pantiq, në ato kushte arsyetohet me gjendje të jashtëzakonshme prandaj, edhe prokurori si dhe gjykatësi kanë marrë një vendim të jashtëzakonshëm, në përputhje me rrethanat aq më parë që nuk ka qenë e mundur të ekzekutohet paraburgimi. Pas këtij vendimi, pikërisht ata që bënë biseda të fshehta për arritjen e një marrëveshjeje si të ishin tugjarë, ne juve Pantiqin, ju i heqni barrikadat, me paraqitjet para publikut kontribuan që të fillojë një fushatë linçimi ndaj prkurorit të çështjes dhe gjyqtarit të procedures paraprake, duke i etiketuar si tradhëtarë, joprofesionistë, të shitur për 2000 – 3000 euro rrogë, që, përveçse është ndërhyrje flagrante në pavarësinë e gjyqësorit, si pushtet i ndarë, në rrethana normale, seriozisht ua rrezikon jetën e tyre dhe familjeve të tyre. Grafitet kërcënuese dhe shantazhuese e rënduan edhe më shumë sigurinë e prokurorit dhe të gjyqtarit të procedures paraprake duke e intensifikuar fushatën e linçimit që paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut aq më parë që është edhe vepër penale. Për këtë arsye KMDLNj –ë ftonë policinë e Kosovës dhe prokurorinë që të fillojë  hetimet për këto kërcënime të pashembullta dhe të orkestruara dhe të gjithë ata që janë pjesë e këtyre kërcënimeve dhe shantazhimit duhet të përballen me ligjin, pavarësisht përkatësisë etnike, bindjeve politike apo postit që e mbanë.

Gjyqësori, si pushtet i ndarë dhe me kompetenca të qarta ligjore dhe kushtetuese që garantojnë pavarësinë e veprimit, nuk ka asnjë detyrim t’i japë përgjegjësi kryeministrit, presidentit e as ministrave që thuaja në çdo paraqitje publike ndërhyjnë në punën e gjyqësorit  duke e komentuar çdo vendim gjyqësor e deri edhe te caktimi i masës së paraburgimit apo ndonjë mase tjetër kufizuese. Këto ndërhyrje bëhen kryesisht nga pozita e të fortit të politikës, nga posti më i lartë e deri edhe te postet e dhuruara siç janë postet e këshilltarit politik. Janë mekanizmat e posaçëm që masin punën apo mospunën e gjyqësorit pas së cilave edhe ndërmarrin masa të parapara në bazë të standardeve profesionale. Për KMDLNj –në është shqetësues fakti se qytetarët e Kosovës për zhvillime rreth gjendjes në veri, për shkak të territ informativ e sidomos për lirimin e ish – policit Pantiq po informohen nga mediat e presidentit Vuçiq të cilat edhe paralajmëruan se Paniq do të lirohet që doli të jetë e vërtetë e që nënkupton se ka patur një marrëveshje politike të ndërmjetësuar (të urdhëruar) nga ndërkombëtarët.

KMDLNj – ë edhe më heret ka deklaruar se situata në veri nuk do të përshkallëzojë në atë masë të një konflikti të armatosur për faktin se duket se ka qenë një përshkallëzim i menaxhuar mirë. Tash, shtrohet një pyetje, në radhë të parë për ndërkombëtarët; nëse një i arrestuar dhe i dyshuar për terrorizëm, nën trysni lirohet për t’u dërguar simbolikisht në arrest shtëpiak dhe i cili nesër mund të jetë pjesë aktive e ndonjë barrikade, pse atëherë mbahet në paraburgim Bratisllav Nikoliq, i akuzuar për mitmarrje dhe shpërdorim të detyrës zyrtare i cili i ka të përfunduara hetimet, ka aktakuzë të konfirmuar, ka filluar gjykimi dhe se sipas të dhënave të prokurorisë që dolën në media përkohësisht i ka të sekuestruara 1 milion e 300 mijë euro e që është peng më se i mjaftueshëm, çfarë logjike juridike ka këtu dhe cili ka më shumë motiv dhe mundësi të ndikojë në proces apo të largohet nga Kosova?! Që të dy janë serbë të Kosovës e që në të njëjtën kohë e kanë edhe shtetësinë e Serbisë. KMDLNj –ë me këtë krahasim vetëm e vë në pah se sa ndikojnë në vendimmarrje ndërhyrjet politike si dhe presioni i opinionit i cili, në rastin Pantiq  vendimmarrja u kushtëzua me heqjen e barrikadave. Ndërkombëtarët, me këmbënguljen për lirim të Dejan Pantiqit duke bërë trysni te politikanët e vendit dhe gjyqësorë vetëm sa po e inkurajojnë forcimin e paligjshmërisë në atë pjesë të Kosovës sikur edhe po e forcojnë rolin dhe ndikimin e Vuçiqit në Kosovë. Prania e institucioneve të Kosovës në Veri është simbolike kurse e Serbisë është faktike që duhet të mobilizojë poziten dhe opoziten dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. KMDLNj –ë është shumë i brengosur që në Kosovë po mungon aktivizmi qytetar i cili duhet të jetë opozita e vërtetë dhe se është krijuar një situatë letargjie. /Kosovatimes/

You Might Also Like

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Bajrami: KESCO po përjashton ndërmarrjet në kundërshtim me ligjin

BDI dënon përjashtimin e shqiptarëve nga punësimet në Regjistrin Qendror

Kosova Times December 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Koreja e Veriut kritikon Ukrainën për inkursionin në Kursk

Kosova Times Kosova Times August 18, 2024
Avokati i dytë i Trumpit pranon fajësinë për komplot rreth rezultatit zgjedhor
BE: Pjesëmarrja e Vulinit në konferencën në Moskë, nuk i kontribuon besueshmërisë
Lejohet ndërtim i lartë afër kompleksit banesor tek ish `Farmakosi`
Gjenerali Hodges tha nëse operacioni Kursk do të dëmtojë mbrojtjen e Donbass
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?