By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryesuesi Maloku ka prezantuar punën një vjeçare të KPK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryesuesi Maloku ka prezantuar punën një vjeçare të KPK-së
Lajme

Kryesuesi Maloku ka prezantuar punën një vjeçare të KPK-së

Kosova Times
Last updated: 2022/12/29 at 12:39 PM
Kosova Times Published December 29, 2022
Share
SHARE

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, në konferencën e fundvitit për media, ka prezantuar veprimtarinë njëvjeçare (2022) të Këshillit Prokurorial të Kosovës, rezultatet dhe sfidat me të cilat Këshilli është ballafaquar në realizim të mandatit të tij, si dhe planifikimin për vitin 2023.

Kryesuesi Maloku me këtë rast ka thënë: “Këshilli, këtë vit, ka mbajtur 18 takime dhe ka nxjerrë më shumë se 180 vendime, të cilat kanë shërbyer për realizimin e mandatit të tij ligjor dhe në shërbim të sistemit prokurorial. Për më tepër, Këshilli ka realizuar edhe takime të tjera të shumta përmes komisioneve të veta të përhershme, ad hoc dhe trupave të tjerë.

Më lejoni që të përmend disa nga sukseset dhe punët kryesore të realizuara nga Këshilli, bazuar në mandatin e tij kushtetues dhe ligjor:

Me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, KPK gjatë kësaj periudhe ka hartuar dhe miratuar Planin strategjik të sistemit prokurorial 2022-2024. Ky plan paraqet kornizën kryesore të planifikimit të politikave për menaxhimin e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës në tre vjetët e ardhshëm.

Këshilli, gjatë vitit 2022, ka hartuar dhe miratuar 5 rregullore, të cilat kanë të bëjnë me menaxhimin e lëndëve përmes sistemit elektronik, zgjedhjen dhe përfundimin e mandatit të Drejtorit të Sekretariatit dhe atij të Njësitit, rekrutimin, provimin, emërimin dhe riemërimin e prokurorëve të shtetit, përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve profesionalë dhe praktikantëve.

Për më tepër, Komisioni për Çështje Normative ka filluar aktivitetet e veta nëpër prokuroritë e Kosovës për të vlerësuar zbatueshmërinë e akteve nënligjore në fuqi.

Këshilli është në proces të riorganizimit të administratës së sistemit prokurorial, me qëllim të ngritjes së profesionalizmit dhe efikasitetit në punë.

Gjatë periudhës raportuese, Këshilli ka zhvilluar të gjitha procedurat për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kandidatin më të suksesshëm e ka propozuar për dekretim te Presidentja e Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë proces, Këshilli ka publikuar konceptdokumentet e të gjithë kandidatëve, kurse intervistat janë zhvilluar në prani të përfaqësuesve të OJQ-ve dhe partnerëve ndërkombëtarë, si dhe janë transmetuar në mediumin publik – Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), i cili mundësoi që secili qytetar të përcjellë këtë ngjarje të rëndësishme në sistemin e drejtësisë.

Kryeprokurorët e të gjitha prokurorive në baza tremujore kanë raportuar në Këshill.

Këshilli ka zgjedhur anëtarin e ri nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Apelit, pasi që anëtares aktuale i skadon mandati më 31 dhjetor 2022.

Në muajin prill 2022, Këshilli ka rekrutuar shtatë prokurorë të rinj dhe të njëjtit janë dekretuar nga Presidentja dhe kanë filluar punën në prokuroritë përkatëse.

Po ashtu, në muajin qershor 2022, Këshilli ka hapur konkursin tjetër për rekrutimin e 22 prokurorëve të rinj dhe deri më tani janë mbajtur dy testet dhe intervista, ndërsa është shpallur lista me emrat e 22 kandidatëve me të suksesshëm të këtij procesi dhe pas miratimit nga Këshilli, këta 22 emra do të dërgohen për dekretim të Presidentja.

Këshilli, përmes rrugëve ligjore, ka avancuar tre prokurorë dhe transferuar tetë të tjerë nëpër prokuroritë e Kosovës, ndërsa në punë janë edhe dy procese për avancim për katër prokurorë.

Një prej objektivave të Këshillit për këtë vit ka qenë llogaridhënia, profesionalizmi dhe disiplinimi i prokurorëve.

Andaj, gjatë vitit 2022, KPK ka pranuar nëntë kërkesa për fillim të procedurave disiplinore ndaj prokurorëve dhe ka themeluar tetë panele hetimore, ndërsa një kërkesë për inicim të procedurës është refuzuar nga Këshilli. Gjatë kësaj periudhe, ka shqiptuar masa disiplinore si në vijim, duke përfshirë edhe vendimet për rastet e vitit 2021, të cilat janë bartur në 2022:

  • 4 vërejtje jopublike me shkrim, prej të cilave 3 me marrëveshje;
  • 4 vërejtje publike me shkrim, prej te cilave 2 me marrëveshje;
  • 3 vendime për transferimin e përhershëm në prokuroritë e tjera ku njëri është ndryshuar nga Gjykata Supreme në ulje të pagës për 50% për 6 muaj;
  • 4 vendime ku prokurorët janë liruar nga përgjegjësia, në njërin është dërguar prokurori në Komision për Vlerësim të Performancës;
  • 1 rast është pezulluar deri në përfundim të procedurës penale dhe
  • për 1 rast tjetër është themeluar paneli hetimor dhe është në proces të shqyrtimit të rastit.

Të gjitha vendimet e formës përfundimtare janë duke u publikuar në uebportalin e sistemit prokurorial të Kosovës, përveç vërejtjes jopublike me shkrim, siç parashihet me ligj.

Përmes Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, Këshilli, gjatë vitit 2022, ka finalizuar vlerësimin e performancës për 61 prokurorë, të cilët janë vlerësuar si në vijim:

  • 0 në nivelin Dalluar;
  • 28 në nivelin Mirë;
  • 32 në nivelin Mjaftueshëm;
  • 1 në nivelin Pamjaftueshëm.

Grupit Monitorues për Mbikëqyrjen e Lëndëve të Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike ka vazhduar me sukses punën edhe gjatë këtij viti, duke realizuar disa herë vizita nëpër të gjitha prokuroritë e Kosovës dhe ka hartuar raporte me rekomandime bazuar në të gjeturat, të cilat janë trajtuar në takimet e Këshillit.

Si rezultat, sistemi prokurorial ka arritur që gjatë periudhës nëntëmujore të këtij viti, nga 380 raste të korrupsionit të pranuara ka zgjidhur 272 raste, respektivisht, ka zgjidhur 72% të rasteve të pranuara.

Ndërsa, sa i përket krimeve ekonomike, nga 303 raste të pranuara janë zgjidhur 224 raste, respektivisht janë zgjidhur 74% e rasteve të pranuara.

Pra, raportet aktuale tregojnë për një efikasitet në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike.

Në fushën e teknologjisë informative kemi filluar fazën tranzitore të projektit TIK/SMIL në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor për periudhën trevjeçare.

SMIL-i është duke u zbatuar me sukses në të gjitha prokuroritë themelore, në Prokurorinë Speciale dhe në Prokurorinë e Apelit, duke përfshirë edhe shpërndarjen automatike të lëndëve te prokurorët. Ndërsa, SMIL-i është zhvilluar për Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe jemi në fazën e trajnimit të stafit administrativ për përdorimin e tij.

Për më tepër, është avancuar ndërlidhja në mes të prokurorisë dhe gjykatës, përkatësisht, pjesa e ankimimit, duke mundësuar që dokumentet të dërgohen në mënyrë elektronike.

Në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës është përgatitur dhe nënshkruar Procedura Standarde e Veprimit të Shkëmbimit Elektronik të të Dhënave në mes të Prokurorisë dhe ATK dhe është nënshkruar marrëveshje në mes të Këshillit dhe Doganës për ndërlidhjen e sistemeve dhe shkëmbimin elektronik të të dhënave.

Buxheti i Këshillit për vitin 2022 pas rishikimeve buxhetore ishte 12,477,991.72 euro.

Deri më tani, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka realizuar 92.1% të buxhetit total, për të gjitha kategoritë ekonomike dhe programet buxhetore të Këshillit për shpenzimet e krijuara deri më 29 dhjetor 2022.

Buxheti i Këshillit, i miratuar për vitin 2023, është 15,913,983.00€, por as për këtë vit nuk është miratuar plotësisht sipas kërkesave dhe nevojave tona.

Këshilli ka pranuar edhe Raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, sipas të cilit nuk ka pasur asnjë të gjetur të kualifikuar.

Këshilli ka vazhduar politikën e bashkëpunimit të hapur dhe profesional me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me donatorë dhe partnerë të shumtë, të cilët dua t’i falënderoj edhe përmes kësaj konference për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme që po japin për Këshillin Prokurorial.

Kryesuesi i Këshillit gjatë vitit 2022, me autorizim të Këshillit, ka nënshkruar 8 marrëveshje bashkëpunimi me institucione vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të realizimit të mandatit të vet, me theks të veçantë në ngritjen e bashkëpunimit dhe ngritjen e efikasitetit në luftë kundër shkelësve të ligjit.

Sistemi prokurorial ka vazhduar publikimin e Raportit 24 orësh, përmes së cilit publiku njoftohet lidhur me veprimet e prokurorive për 24 orë.

Në të gjithë sistemin prokurorial janë caktuar zyrtarët për sinjalizim.

Uebportali i sistemit prokurorial është pasuruar në baza ditore me informata të reja që mund t’u shërbejnë qytetarëve.

Këshilli, përmes Zyrës për Komunikim, në baza ditore iu ka përgjigjur interesimit të mediave dhe shoqërisë civile. Po ashtu, në baza ditore ka bërë publike aktivitetet dhe punët përmes komunikatave që janë publikuar në uebfaqen zyrtare.

Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk do të ndalet së punuari që komunikimi, transparenca, llogaridhënia, perceptimi dhe besueshmëria për këtë sistem të arrijnë vlerësimin e merituar nga opinioni publik.

Këshilli në bashkëpunim me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit ka arritur që edhe gjatë vitit 2022 të koordinojë dhe mbështesë ngritjen e kapaciteteve të prokurorëve dhe stafit. Në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë dhe partnerë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë janë organizuar programe të ndryshme trajnuese, bazuar në nevojat e sistemit prokurorial.

  1. Sfidat gjatë vitit 2022

Gjatë veprimtarisë sonë për vitin 2022 përveç të arriturave natyrisht që kishim edhe sfida të ndryshme. Dëshiroj të theksoj se ndër sfidat kryesore me të cilat jemi ballafaquar janë:

  • Mosplotësimi i përbërjes së Këshillit me dy (2) anëtarë joprokurorë, që me hyrjen në fuqi të Ligjit për Këshillin Prokurorial në prill vitit 2019, nuk është përgjegjësi e Këshillit as përzgjedhja dhe as procedurat teknike të shpalljes së konkursit;
  • Buxheti i pamjaftueshëm për të mbuluar të gjitha obligimet e krijuara;
  • Vonesa në dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit;
  • Kushtet e vështira në Pallatin e Drejtësisë;
  • Ndërmarrja e aktiviteteve të shumta për mbrojtjen e pavarësisë së Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;
  • Vendimi i Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve;
  • Specializimi i prokurorëve për trajtimin e krimeve karakteristike (korrupsioni, krimi i organizuar, krimi ekonomik dhe krimet kibernetike);
  • Mosrespektimi i parimit të transparencës përmes disa publikimeve mediale që ndikojnë drejtpërdrejt në dëmtimin e besimit të publikut në sistemin prokurorial;
  • Infrastruktura fizike (zgjerimi i hapësirave për Këshillin dhe Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit) dhe
  • Ngritja e kapaciteteve profesionale të personelit të sistemit prokurorial.

Ne si Këshill kemi trajtuar seriozisht këto sfida, duke dërguar kërkesa të shumta dhe të argumentuara buxhetore në Ministrinë e Financave, në Qeveri dhe në Kuvend, të cilat vazhdojnë të mostrajtohen nga ana e tyre.

  1. Planifikimi i punës së Këshillit për vitin 2023

Këshilli do të vazhdojë punën në aktet nënligjore për riorganizimin e administratës dhe strukturës organizative.

Për më tepër, në reflektim të ndryshimeve ligjore, Këshilli do të vazhdojë punën në hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore përkatëse të parapara me këto ndryshime.

Gjatë vitit 2023 pritet të finalizohet procesi i rekrutimit të 22 prokurorëve të rinj.

Do të zhvillohen procedurat për zgjedhjen e kryeprokurorëve të Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë Themelore të Prishtinës, duke qenë se mandati i tyre skadon në fund të vitit 2023.

Si përfundim, ju njoftoj se në pajtim me ligjin, Këshilli do të publikojë Raportin e punës për vitin 2022 në fillim të vitit 2023 dhe do ta bëjë të qasshëm në faqen zyrtare të Këshillit dhe në kopje fizike, me ç’rast publiku dhe Ju, përfaqësues të nderuar të mediave, do të informoheni në detaje për aktivitetet tona gjatë vitit që po e lëmë pas.

Me këtë rast, ju falënderoj juve si përfaqësues të mediave të respektuara për bashkëpunimin që kishim gjatë këtij viti dhe ju uroj Vitin e Ri 2023, duke shprehur edhe njëherë gatishmërinë e Këshillit dhe përgjithësisht të sistemit prokurorial për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të ardhmen.” /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Kosova Times December 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Presidentët e Iranit dhe Egjiptit bisedojnë për situatën në Gazë

Kosova Times Kosova Times December 23, 2023
KHF “Istogu” shënon 20-vjetorin e themelimit
Haradinaj: Dëshirojmë t’i marrim zemrën popullit amerikan
Radar: Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë 1024 fëmijë: Nëse nuk ka drejtësi, të paktën të ketë të vërtetën
Zbulimi i kartës së Aleksandër Vuqiqit me 7 kërkesat kërcënuese në adresë të Kosovës vulosje publike, politike e diplomatike e aleancës strategjike Serbi-Rusi kundër paqes dhe stabilitetit në Ballkan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?