By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kush kë po e gënjen në Serbi rreth marrëveshjes me Kosovë?
July 28, 2025
Ambasadori serb në SHBA takohet me Donald Trumpin
July 28, 2025
Mali i Zi vendos sanksione të reja kundër Rusisë
July 28, 2025
Politico: Bashkimi Evropian pranon se nuk mund t’i përmbushë premtimet që i bëri Trumpit
July 28, 2025
Thunberg në Reporting House, mëson historinë e protestave në vitet e `90-ta
July 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lirimi i turpshëm i Pantiçit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Lirimi i turpshëm i Pantiçit!
Opinion

Lirimi i turpshëm i Pantiçit!

Kosova Times
Last updated: 2022/12/29 at 9:28 AM
Kosova Times Published December 29, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Floriom ZEQA

Për ta kuptuar lojën e turpshme dhe dorëzimin e institucioneve tona ndaj Vuçiqit pas zëvendësimit të masës së paraburgimit me arrest shtëpiak për policin serb, Dejan Pantiç, të akuzuar për terrorizëm, fillimisht për lexuesit po i prezantoj deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, të ministres së punëve të jashtme, Donika Gërvalla dhe Këshillit Gjyqësorë të Kosovës (KGjK).

Tre deklarata (të sinkronizuara) paradoksale!

Deklarata e Albin Kurtit: “Ajo që unë kam dëgjuar është se meqenëse ishte në grevë urie dhe kishte probleme me zemrën do duhet të dërgohej në spital. A është e arsyeshme dhe e kuptueshme këtë e vendos gjyqësori. Mirëpo kur ke një akuzë për terrorizëm e të dërgohesh në arrest shtëpiak, jam shumë kurioz të shoh se cili prokuror e ka bërë këtë kërkesë e kush është ai gjyqësor që e aprovon. Një person që akuzohet për terrorizëm nuk mund të lihet në arrest shtëpie, ai ka qenë në grevë urie dhe ka patur probleme me zemrën dhe për këtë është dërguar dhe në spital. Nuk e di çështjen gjyqësore të të pandehurit që mbahet në Jarinje për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar. Ai ka statusin e të paraburgosurit, por njëkohësisht është i pandehur për terrorizëm”.

Deklarata e Donika Gërvallës: “Vendimi i sotëm për dërgimin në arrest shtëpiak të personit të dyshuar për terrorizëm shënon një goditje të rëndë për kredibilitetin edhe ashtu shumë të dëmtuar të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë. Prandaj vetingu është kaq i domosdoshëm. Të gjithë ata, brenda dhe jashtë vendit, të cilët përpiqen të na bindin se është i panevojshëm, sot kanë marrë përgjigjen përfundimtare. Drejtësi dhe barazi para ligjit, ky është shteti ligjor”. 

Deklarata e Këshillit Gjyqësor të Kosovës: “Kryeministri Albin Kurti është kureshtar të dijë se cili është prokurori që e bëri kërkesën dhe cili gjyqtar e aprovoi ndërrimin e masës ndaj Dejan Pantiqit, nga paraburgimi në arrest shtëpiak. KGJK publikisht e informon Kryeministrin Kurti se bazuar në Kushtetutë dhe Ligj, personi zyrtar kompetent që ka marr këtë vendim quhet Gjyqtar i Republikës së Kosovës, vendimet e të cilit duhet të respektohen pa i komentuar, pa përjashtim, përfshirë edhe Qeverinë”! 

Pantiçi shkas por jo edhe qëllim i barrikadimit 

Siç dihet nga fillimi, arrestimi i policit serb, Dejan Pantiq u bë shkas i vendosjes së barrikadave të para, por bllokimi i veriut të vendit me barrikada dhe së fundmi edhe i pikës kufitare në Merdare nuk e kishin për qëllim lirimin e tij, por krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të vendit. Këtë të vërtetë e dinë të gjithë, i madh dhe i vogël në Kosovë, por çuditërisht nuk po duan ta pranojnë liderët shtetërorë.

Këtë të vërtetë ua përsëriten disa herë edhe ndërkombëtarët, përfshirë miqtë amerikan, por problemi është se këta “supermenët” tonë nuk po duan apo nuk e kanë guximin të përballen me realitetin e krijuar në veri tani e 23 vjet më parë.

Kur nuk dinë, është mirë të mësojnë edhe nga armiku

Siç e ceka edhe më lartë, për të akuzuarin për terrorizëm, policin Dejan Pantiç u ngrit në këmbë një shtet i Serbisë, me barrikada dhe kërcënim për luftë. Po çfarë bëjmë ne kur arrestohen bashkatdhetarët tonë në territorin e Serbisë, kur dënohen, torturohen dhe vriten në burgjet e Serbisë!?

Asgjë dhe asnjë reagim drejtuar organizatave ndërkombëtare kundër veprimeve të shtetit të Serbisë!

Serbët edhe për gjëra më elementare e alarmojnë Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kurse neve, edhe pse, për 12 ditë na mbetën policët e bllokuar në pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjakë, nuk ndodhi asnjë kërkesë drejtuar organizatave humanitare ndërkombëtare për tërheqjen e policëve të bllokuar derisa KFOR-i i shpëtojë pas reagimit të Sindikatës së Policisë, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të disa pjesëtarëve të policisë kufitare.

Lirimi i Pantiçit fitore e Serbisë

Pavarësisht faktit se a do të ndodh heqja e menjëhershme e barrikadave në veri të vendit apo jo, lirimi, përkatësisht ndryshimi i masës së sigurisë, nga paraburgimi (në stacionin policorë) në arrest shtëpiak për personin i cili ka sulmuar me bombë anti-shok anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Veri është fitore e pastër e Serbisë.

Deklaratat e sinkronizuara mes lidershpit shtetërorë dhe KGJK-së, nuk janë gjë tjetër veçse lojë për të mbuluar humbjen e kredibilitetit dhe dështimit në menaxhimin e krizës së krijuar në veri.

E keqja nuk përfundon më kaq, pas këtij lirimi të turpshëm të Pantiçit, nuk do të ndodh më asnjë ndjekje penale apo arrestim i barrikadueseve “paqësorë” dhe asnjë ndjekje apo dënim për sulmuesit e pjesëtarëve të policisë së Kosovës dhe gazetarëve përgjatë 20 ditëve të fundit në Veri!

Urojmë që ky të jetë dështimi i fundit i institucioneve shtetërore në shtrirjen e sovranitetit në veri! “Një dorë që nuk mund të thyhet, nuk bën të puthet assesi”, për fat të keq kështu ndodhi, personi i cili i sulmoi institucionet shtetërore, lejohet për t’u mbrojtur në liri!!!

You Might Also Like

“Gazetari që nuk tregoi të gjithë të vërtetën, rasti i Vlorës dhe përgjegjësia e munguar”!

Gurët që heshtin, populli që nuk dëgjohet

Në politikë nuk ka kohë për gjumë- kur lind dielli fillo vrapin

Absurde nga Presidentja që kërkon ‘MASË TË PËRKOHSHME’ nga Gjykata kushtetuese nga abuzimet e deputetëve

Letër e hapur Gjykatës Kushtetuese

Kosova Times December 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Patate pikante me mushkëri viçi

Kosova Times Kosova Times October 5, 2024
Trump thotë se Ukrainës mund t’i duhet t’i lëshojë territor Rusisë për të ndaluar luftën
Kosova anëtarësohet në Justice Action Coalition
Të paktën 43 të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë ruse
Sot vendoset për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?