By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mediat gjermane: Bilanci i krizës së inskenuar Serbi-Kosovë është fatal
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mediat gjermane: Bilanci i krizës së inskenuar Serbi-Kosovë është fatal
Lajme

Mediat gjermane: Bilanci i krizës së inskenuar Serbi-Kosovë është fatal

Kosova Times
Last updated: 2022/12/30 at 12:19 PM
Kosova Times Published December 30, 2022
Share
SHARE

Mediat gjermanofolëse vazhdon të fokusohet tek zhvillimet në Kosovë megjithë heqjen e barrikadave: Hapa të parë drejt uljes së tensioneve, por skepticizmi mbetet dhe konflikti nuk zgjidhet

 

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Në grindjen për barrikadat raundi i parë shkon për Beogradin, por Serbia nuk duhet të gëzohet shpejt”, shkruan se perëndimi e detyroi Kosovën t’i përgjigjet pakicës serbe. Por aq më shumë rritet presioni ndaj Beogradit të njohë Kosovën. “Heqja e barrikadave shenjon një ditë të mirë për popullin serb, sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Pala kundërshtare u detyrua të pranojë kërkesat. Por ky është një lexim dritëshkurtër, nëse e shikon konfliktin me pak distancë.

Vërtet që ndërmjetësuesit perëndimorë e vendosën nën presion të madh palën kosovare. Këtë e tregon edhe një deklaratë e përbashkët e SHBA dhe BE që përmban pika të tilla:

-Prishtina garanton që nuk do të ketë lista sekrete të arrestimeve për serbët e Kosovës.[…]

-Misioni i BE, Eulex kujdeset që ndjekja penale e pakicave (lexo-e serbëve) të jetë korrekte dhe e drejtë.

-BE dhe SHBA këmbëngulin që detyrimet e palëve nga ujdi të mëparshme të zbatohen pa vonesë. Me këtë nënkuptohet Asociacioni i Komunave Serbe, pjesërisht autonom, që Prishtina e refuzon.

Shumë vëzhgues e kritikojnë politikën e perëndimit kundrejt Serbisë si zbutëse. Dhe në të vërtetë, mundet, ashtu si bën Vuçiqi, që përfundimin e raundit të parë të krizës së fundit ta shohësh si sukses të Beogradit. Por së shpejti fillojnë negociatat serioze, ku bëhet fjalë për marrëdhënien afatgjatë mes Beogradit dhe Prishtinës. Dhe këtu serbët nuk i kanë kartat e mira në dorë krahasuar me kosovarët. Në tryezë qëndron një propozim, që nga Serbia të paktën kërkon njohjen faktike të shtetësisë së Kosovës.”

Ndërsa gazeta austriake “Der Standard” shkruan nën titullin “Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë. Keq për për shtetin ligjor”, se përmes mënyrës se si u zgjidh konflikti nga BE, e mira më e rëndësishme e demokracive perëndimore, shteti ligjor u bë i negociueshëm. “Është veçanërisht irrituese, që BE dhe NATO i pranuan kushtet e aktivistëve militantë, që janë nën kontrollin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe nuk kanë mandat. […]Bilanci i krizës së inskenuar Serbi-Kosovë është fatal: Kosova nuk mund të kujdeset që të gjithë pronarët e automjeteve të përdorin targat e parapara, dhe nuk mund të mbajë në kohën e duhur zgjedhje. Njerëz, që ilegalisht, bllokojnë trafikun nuk mund të nxirren para përgjegjësisë, dhe policia e vendit nuk mund të zbatojë monopolin e pushtetit.”

Kurse gazeta gjermane “Ludwigsburger Kreiszeitung” shkruan se heqja e barrikadave nuk e zgjidh konfliktin. “Kosova mbetet një fuçi baruti, fitili i së cilës shkurtohet gjithnjë e më shumë. Aktualisht është influenca e Rusisë një problem. Asgjë nuk e gëzon më shumë presidentin rus, Vladimir Putin më shumë se të destabilizojë BE. E me krahun e zgjatur të Moskës në Beograd nuk ka për të pasur një zgjidhje në plan afatshkurtër të çështjes së Kosovës.

Kurse “tagesschau” në analizën e saj me titull “Barrikadat hiqen, skepticizmi mbetet” shkruan për hapa të parë në drejtim të uljes së tensioneve, dhe se pika më e rëndësishme kufitare është hapur, por greva e policëve serbë vazhdon. Presidenti serb kur dha lajmin e heqjes së barrikadave, nuk e bëri këtë pa dramatizimin e tij karakteristik, shkruan “tagesschau”. “Jam prej më shumë se 10 vjetësh në qeveri. Kam pasur shumë momente të vështira, ku mund të shkruaja libra”,…”po këtu kisha negociata të vështira. “Përfaqësues të serbëve të Kosovës hoqën barrikadat, por ata tregohen edhe më tej skeptikë. Aleksandar Filipovic, një nga policët serbë në grevë dhe ish-kreu i policisë operative në veri tha se “nëse i heqim barrikadat, ata do të ndjekin si lepuj”, shkruan “tagesschau”.

You Might Also Like

Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen `Epstein`

Mitrovica ripozicionon kiosqet në hapësira më të përshtatshme për operatorë

Kosova Times December 30, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dështon themelimi i Komisionit Hetimor për punën e MPJD-së

Kosova Times Kosova Times February 8, 2024
OKB thotë se 114 milionë persona u zhvendosën për shkak të konflikteve
Ukraina sjell në shtëpi 1,000 të vdekur të luftës të mbajtur nga Rusia
Nënkryetari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Dagestanit u arrestua pas trazirave në Makhachkala
KRU ‘Mitrovica’ ndërpret furnizimin me ujë, shkak turbullirat pas reshjeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?