By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: Qoftë Viti i Ri, një kohë për paqe!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rama: Qoftë Viti i Ri, një kohë për paqe!
Rajon / Botë

Rama: Qoftë Viti i Ri, një kohë për paqe!

Kosova Times
Last updated: 2022/12/31 at 8:30 PM
Kosova Times Published December 31, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në natën e ndërrimit të viteve, ka uruar paqe për gjithë shqiptarët. 

Përmes një videomesazhi në Facebook, Rama, me nota humori u kërkoi falje shqiptarëve nëse e ka tepruar me prezencën e tij në shtëpinë e çdo qytetari dhe theksoi se nëse do të kishte mundësi të bënte më shumë, do ta kishte bërë padyshim.

Mesazhi i plotë:

Sonte nuk kam një mesazh tradicional, kjo është nata e familjes suaj, miqve e të afërmve tuaj dhe mua më keni pasur thuajse çdo ditë në shtëpi.

Ju kërkoj ndjesë nëse e kam tepruar, nëse s’kam folur si duhet, nëse kam gabuar, shumë ndjesë!

Kam bërë si çdo vit gjithë sa kam mundur, por jo gjithçka kam dashur, të mundesha më shumë s’e kisha lënë pa bërë.

Ka qenë një tjetër vit tejet i vështirë, të cilin inflacioni i luftës dhe çmendja e çmimit të energjisë e kanë bërë një vit të zymtë për mbarë Europën.

Kemi pasur sidoqoftë edhe ditë të mira – mes tyre edhe ditë historike, si finalja e parë europiane e futbollit në Shqipëri apo Samiti i parë i BE-së jashtë kufijve të Bashkimit Europian, pa harruar momentin kulmor të shumëpritur, çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Po me punët e me progresin e bërë gjatë këtij viti nuk po ju marr asnjë minutë nga mbrëmja e sotme.

Minutin tjetër do t’jua marr për t’ju lexuar një tekst të vjetër, që mua më mahnit gjithnjë dhe ndjehem sonte i privilegjuar ta ndaj me ju, nga Ekleziastët:

“Nën këtë qiell ka një kohë për gjithçka dhe ka një stinë për çdo veprim: Një kohë për të lindur e një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë e një  kohë për të shkulur, një kohë për të vrarë e një kohë për të shëruar, një kohë për të shembur e një kohë për të ndërtuar, një kohë për të vajtuar e një kohë për të qeshur, një kohë për zi e një kohë për valle, një kohë për t’i hedhur e një kohë për t’i mbledhur gurët, një kohë për të përqafuar e një kohë për t’u rezervuar në përqafime, një kohë për të këmbëngulur e një kohë për të hequr dorë, një kohë për të mbajtur e një kohë për të flakur, një kohë për të prishur e një kohë për të ndrequr, një kohë për të heshtur e një kohë për të folur, një kohë për të dashur e një kohë për të urryer, një kohë për luftë e një kohë për paqe”.

Qoftë Viti i Ri një kohë për paqe, për dashuri e për plot të qeshura për ju, familjen dhe miqtë e të afërmit tuaj!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times December 31, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Erdogan zotohet për “zhdukje” të rrjetit të Gulenit pas vdekjes së klerikut

Kosova Times Kosova Times October 22, 2024
Shkupi në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë
Orka u përplas me një varkë me vela në Spanjë
“Me kërkesën e tyre të shprehur.” GERB hoqi flamurin ukrainas nga selia e saj për shkak të një delegacioni kinez
Ramiz Lladrovci premton mbështetje për PDK-në në vendet me balotazh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?