By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zemaj: Seanca është e paligjshme dhe e përdorur për qëllime populliste
November 19, 2025
Krasniqi: Seanca u thirr jashtë rregullave, nuk japim votë për buxhetin
November 19, 2025
KiE konfirmon partneritetin e vazhdimësinë e projekteve të përbashkëta
November 19, 2025
Universiteti i Sofjes dhe Universiteti Teknik renditen në një klasifikim prestigjioz botëror
November 19, 2025
PDK bojkoton seancën e orës 11, Behrami: Seanca është antikushtetuese
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja diskuton përgjigjen e koordinuar ndaj situatës me COVID-19 në Kinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > BE-ja diskuton përgjigjen e koordinuar ndaj situatës me COVID-19 në Kinë
Rajon / Botë

BE-ja diskuton përgjigjen e koordinuar ndaj situatës me COVID-19 në Kinë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/02 at 6:44 PM
Kosova Times Published January 2, 2023
Share
SHARE

Zyrtarët shëndetësorë të vendeve të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë bisedime të mërkurën për një përgjigje të koordinuar ndaj rritjes së infeksioneve me COVID-19 në Kinë, tha të hënën presidenca suedeze e BE-së, pasi bisedimet e dhjetorit përfunduan pa asnjë vendim mbi këtë çështje.

Në një takim të ngjashëm më 29 dhjetor, të mbajtur online mes mbi 100 përfaqësuesve nga qeveritë e BE-së, agjencitë shëndetësore të BE-së dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, Italia i kërkoi pjesës tjetër të BE-së të ndjekë drejtimin e saj dhe të testojë udhëtarët nga Kina për COVID-19.

Kjo pasi Pekini do të jetë i gatshëm të heqë kufizimet e udhëtimit më 8 janar.

Por të tjerët nga 27 vendet e BE-së thanë se nuk e shihnin nevojën për ta bërë këtë, pavarësisht vendimit të Kinës për të lehtësuar kufizimet e saj pandemike mes një vale infeksionesh të reja.

“Ka një takim të planifikuar për reagimin e integruar politik ndaj krizave të mërkurën, më 4 janar, për një përditësim të situatës me COVID-19 në Kinë dhe për të diskutuar masat e mundshme të BE-së që duhen marrë në mënyrë të koordinuar,” një zëdhënëse e presidencës suedeze të BE-së.

Komisionarja Evropiane e Shëndetësisë, Stella Kyriakides tha në një letër drejtuar qeverive të BE-së më 29 dhjetor se duhet të konsiderojnë monitorimin e sekuencës gjenetike të koronavirusit që shkakton infeksionin COVID-19 dhe monitorimin e ujërave të zeza, përfshirë në aeroporte, për të zbuluar çdo variant të ri, duke pasur parasysh rritjen e infeksioneve në Kinë.

Kyriakides tha se blloku evropian duhet të jetë “shumë vigjilent” pasi të dhënat e besueshme epidemiologjike për Kinën janë të pakta.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha javën e kaluar se aktualisht nuk rekomandon masa për udhëtarët nga Kina.

Kjo qendër tha se variantet që qarkullojnë në Kinë ishin tashmë në Bashkimin Evropian dhe se qytetarët e BE-së kishin nivele relativisht të larta të vaksinimit dhe potenciali për infeksione të importuara ishte i ulët në krahasim me infeksionet e përditshme në BE që tashmë po regjistrohen.

You Might Also Like

Universiteti i Sofjes dhe Universiteti Teknik renditen në një klasifikim prestigjioz botëror

Sllovakia i kërkon NATO-s mbrojtje ajrore më të fortë, por te Ukraina refuzon një gjë

Evakuimi në Rumani: Droni rus godet një cisternë turke gjatë shkarkimit të naftës dhe gazit

Trump e shpalli Arabinë Saudite aleatin kryesor të SHBA-së jashtë NATO-s

NIS kërkoi një licencë të re OFAC

Kosova Times January 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Aksident fatal një i vdekur dhe pesë të lënduar

Kosova Times Kosova Times December 8, 2022
Kush është gazetari që e pyeti Zelenskin nëse ka edhe kostum?
Opozita në Serbi i reagon Vuçiqit për rezultatin e bisedimeve në Ohër
“Më rrahën me duar, këmbë dhe një tub plastik”. Si detyrohen banorët e Çeçenisë të luftojnë
Kremlini ka vendosur të përgatisë fëmijët për luftë kundër Perëndimit sipas modeleve të Stalinit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?