By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 31 tetor
October 31, 2025
Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani
October 31, 2025
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
October 31, 2025
Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington
October 30, 2025
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shteti është i të gjithëve, të gjithë jemi të shtetit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Shteti është i të gjithëve, të gjithë jemi të shtetit!
Opinion

Shteti është i të gjithëve, të gjithë jemi të shtetit!

Kosova Times
Last updated: 2023/01/03 at 9:35 AM
Kosova Times Published January 3, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Viti që e lamë pas, ishte njëri ndër vitet më të rënda ekonomike. Atë që e kemi parë dhe përjetuar gjatë vitit 2022 ishte përballje me varfërinë dhe thyerjet shpirtërore nga denigrimi social. Përjetuam tronditje të thella nga rastet e njëpasnjëshme të dhunës në familje, të vrasjeve serike të motrave dhe nënave tona!

Rritje e kostos jetësore pa sigurime shëndetësore

Vuajtjet dhe peripecitë që i përjetuan familjet tona si pasojë e shkallës së lartë të inflacionit, e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, e ngritjes së çmimit të artikujve ushqimorë, derivateve, lëndëve djegëse, barnave dhe shërbimeve shëndetësore kanë shkaktuar gjendje depresive të pjesa dërmuese e qytetarëve.

Të gjitha këto së bashku e shkaktuan rritjen e varfërisë ekstreme, lëndimin e dinjitetit njerëzorë dhe perspektivën për ardhmëri.

Përderisa pagat në nivelin e lartë të sektorit publik (qeveri dhe parlament) janë më të lartat në rajon, ato të nivelit të ulët (administratë) janë nën mesataren e dëshiruar. Të mos flasim për pagat e ulëta dhe pasigurinë në sektorin privat, ku punëtorët nuk e gëzojnë asnjë të drejtë nga punëmarrësi dhe asnjë garanci nga shteti!

Për këto 23 vitet e kaluara në liri, shteti përveçse nuk arriti të sigurojë shëndetësi cilësore në spitalet publike, nuk arriti që ta sigurojë asnjë bazë elementare të sigurimeve shëndetësore për qytetarët!

Jeta nën ankth dhe pasiguri në veriun e vendit

Kësisoj, faktorët ekonomik dhe social i thyen shpresat e të rinjve për jetë në tërë territorin e Kosovës. Por, akoma më e rëndë dhe e papërballueshme është bërë jeta për shqiptarët në veriun e vendit, ku si pasojë e moszgjidhjes së problemit, gjegjësisht të mos shtrirjes së plotë të sovranitetit dhe barrikadimit nga ana e serbëve lokal, jeta në atë pjesë të vendit është kthyer në një ferr të vërtetë për shqiptarët!

Shqiptarët e pjesës veriore, për 23 vjet, jetën e kaluan nën ankthin e pasigurisë totale, duke e pritur natën në ferr dhe në terr, pa qenë të sigurt sesi do t’i gjejë agimi i ditës së nesërme!

Për këtë padrejtësi njerëzore, përveç bandave kriminale në veri, fajtore është politika në Prishtinë, e cila asnjëherë nuk iu qas veriut siç duhet, duke e prolonguar zgjidhjen nga njëra qeveri tek tjetra!

Më shumë sesa paaftësia e zgjidhjes, është ikja nga përgjegjësia historike për veriun, përkatësisht ikja nga karremi i dështimit në veri. Mirëpo, kjo ikje nga përgjegjësia nuk e amniston asnjë qeveri dhe asnjë opozitë, asnjë legjislaturë të pasluftës në Kosovë deri tek kjo e fundit.

Të stimulohen nga shteti gardianët e qytetarëve 

Shteti është i të gjithëve dhe të gjithë jemi të shtetit, andaj të gjithë së bashku duhet t’i marrim meritat dhe përgjegjësitë që na takojnë për (mos) kryerjen e detyrave të shtëpisë, duke filluar nga institucionet e larta shtetërore, nga presidenca, qeveria dhe parlamenti, pa anashkaluar institucionet komunale dhe lokale deri tek qytetari i fundit në Kosovë.

Të gjithë burrat dhe gratë që punojnë në institucionet shtetërore duhet t’i kryejnë me ndershmëri detyrat dhe obligimet e tyre kushtetuese. Secili qytetar i Republikës së Kosovës duhet të punojë pandërprerë për t’i siguruar vetes mirëqenie dhe ambient të pastër në lagjen ku jeton, secili banorë në fshatrat e Kosovës duhet të punojë tokën e vet bujqësore, të zhvillojë blegtorinë dhe të krijojë të mira për familjen e vet dhe të krijojë përfitime materiale nga puna e tij.

Vetëm kështu mund të jetohet ndershëm dhe krijohet perspektivë e shëndoshë për jetë në trojet tona etnike. Burrat dhe gratë, të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi duhet të angazhohen më shumë për familjen dhe për shtetin e tyre.

Përderisa njerëzit e uniformuar, policët, ushtarët dhe zjarrfikësit e rrezikojnë jetën e tyre për sigurinë tonë, mjekët janë ata që kujdesën për shëndetin e qytetarëve, mësuesit dhe profesorët për edukimin e brezave dhe prodhimin e kuadrove të specializuar për të gjitha fushat e jetës.

Që këta të sipërpërmendurit ta kryejnë punën me zell dhe përkushtim, me nder dhe dashuri, duhet të jenë të stimuluar nga shteti i tyre, e jo të ndodhë, që gjatë shërbimit ndaj qytetarëve, mendjen ta mbajnë tek ekzistenca e familjeve të tyre.

Mobilizim pas “armëpushimit” të vogël politik

Në harkun kohor prej 23 vjetësh, të gjitha forcat politike e shijuan ‘Altarin’ e pushtetit, të bashkuar në koalicione të ndryshme parlamentare. Të gjitha u ballafaquan me vështirësitë e pushtetit, të cilat gjatë ushtrimit të detyrave kushtetuese, e provuan edhe kompleksitetin e qeverisjes me vendin. Qeverisjet e fundit, përveç ballafaqimit me problemet e qytetarëve, u përballen edhe problemet globale që shkaktoj pandemia dhe lufta e filluar në Ukrainë.

Mirëpo, realiteti i krijuar në veriun e vendit nga paslufta e fundit me Serbinë, e obligon secilin qytetarë që të merr përgjegjësitë e veta, në veçanti politikanët, për të trajtuar me urgjencë problemin e veriut, gjegjësisht gjetjen e zgjidhjes përfundimtare në Dialogun e Brukselit.

Kërkohet mobilizim i të gjitha forcave politike, në pushtet dhe opozitë për t’u bërë bashkë në ballafaqimin politik me Serbinë. Nuk bën të relaksohemi shumë nga tërheqja e fundit e 14 barrikadave. Këtë duhet ta kuptojmë vetëm si një “armëpushim” të vogël politik para betejës finale me Serbinë.

Pa zgjidhjen përfundimtare me Serbinë, jo vetëm që nuk do të bëhet fjalë për sovranitet dhe pavarësi të plotë, nuk do të bëhet fjalë për zhvillim ekonomik dhe as integrim të shtetit të Kosovës në BE, OKB dhe NATO. Sikurse që nuk do të bëhet fjalë për ligjshmëri dhe demokratizim të vendit në përgjithësi!

You Might Also Like

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Pika e verbër e Evropës: Mediat sociale janë një kërcënim strategjik

Kosova Times January 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putin përgëzon “dinamikën pozitive” të trupave të tij në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times January 15, 2023
Nagavci: Ministritë e kaluara kanë keqpërdorur buxhetin e shtetit
Ish-ushtarët serbë dënohen për përdhunimet e kryera gjatë luftës në Bosnje
O’Brien i jep një paralajmërim të qartë Dodik…
Sondazh i ri: E djathta ekstreme franceze nuk ka gjasa të fitojë shumicën absolute
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?