By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ata që nuk dinë me qeverisë kthehen në uzurpatorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ata që nuk dinë me qeverisë kthehen në uzurpatorë
Opinion

Ata që nuk dinë me qeverisë kthehen në uzurpatorë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/04 at 10:49 AM
Kosova Times Published January 4, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Edhe në vitin e sapo hyrë 2023, shumë tema të vjetra do t’na përcjellin edhe përgjatë këtij viti, e mbase edhe për disa vite të tjera në vijimësi, si probleme që kërkojnë zgjidhje. Pa dyshim tema numër 1, apo më e nxehta e vitit 2023 do të jetë dialogu me Serbinë në Bruksel për Asociacionin e komunave serbe në veri!

Dialog maratonik me rezultate simbolike pa asnjë zgjidhje të qëndrueshme 

Procesi i dialogut ka filluar me 8 mars 2011, pas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila mirëpriste mendimin këshillëdhënës të GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe mirëpriste gatishmërinë e BE-së për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi.

Që nga fillimi i këtij procesi, trajta e tij ka ndryshuar nga ai që fillimisht quhej dialog teknik, në të ashtuquajturin dialog politik ose dialog për normalizimin e marrëdhënieve, i cili fillojë zyrtarisht më 19 tetor të vitit 2012. Në kuadër të dialogut deri më tani janë arritur mbi 35 marrëveshje, përfshirë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe të 19 prillit 2013-të (e ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës), përkatësisht të 25 gushtit 2015-të, të nënshkruara nga dy ish kryeministrat e vendit tonë.

Dialogu 12 vjeçar në mes Kosovës dhe Serbisë i filluar në marsin e vitit 2011 në Bruksel, do të vazhdojë përsëri, por me një ritëm më të përshpejtuar.

Pasi, Kosova po përballet me situatën më paradoksale nga paslufta, me veriun e vendit tërësisht jashtë kontrollit të institucioneve qendrore. Veriu i vendit është në dorën dhe mëshirën e anarkisë, të kontrollit të plotë nga serbët lokal dhe Serbia armiqësore me agresionin e saj politik, nën kërcënimet edhe për agresion ushtarak.

Një pozitë e pafuqishme për shtrirjen e sovranitetit në veri dhe një opozitë e çakorduar e cila në mendje e ka pushtetin dhe jo shtetin! Kjo e bënë edhe më shqetësuese gjendjen në të cilën gjendet veriu i vendit tonë sot!

Megjithatë, Kosova dhe populli i saj janë me fat dhe të bekuar nga Zoti, që ende e kanë përkrahjen e fuqishme të miqve perëndimorë, ShBA-ve dhe BE-së që po na mbrojnë nga invazioni ushtarak, por jo edhe nga invazioni politik i Serbisë.

Nga invazioni politik i Serbisë duhet të mbrohemi vet, pasi i kemi të gjithë mekanizmat e nevojshëm shtetërorë, duke filluar nga Presidenca, Qeveria, Parlamenti, AKI-ja, etj.!

Por, problemi është se institucionet tona nuk janë shumë aktive në çmontimin e politikës destruktive të Serbisë!

Ta dëshmojë veten Qeveria me legjitimitetin më të lartë qytetarë

Qeveria me legjitimitetin më të lartë qytetarë nga paslufta duhet t’i kushtojë kujdes më të shtuar politikës së jashtme. Presidentja, kryeministri, zv. kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, duhet të jenë më aktive në neutralizimin e politikës serbe në ç’njohjet e paralajmëruara, duke i sjellë njohje të reja shtetit të Kosovës.

Në të kundërtën, nëse nuk janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë, është mirë t’u hapin rrugë atyre që dinë dhe munden ta bëjnë një gjë të tillë.

Një fjalë e urtë italiane e thotë; “Kush nuk di të qeverisë është uzurpatorë”, por një thënie tjetër italiane thotë; “Çdo vend e ka qeverinë që e meriton” e cila e vërteton katërçipërisht realitetin e krijuar pas 14 shkurtit 2021, por që e dëshmon edhe faktin tjetër, se një popull liridashës nuk e meriton gënjeshtrën dhe mashtrimin, tradhtinë dhe poshtërimin.

Kur jemi në këtë segment, tek gjendja e krijuar në Kosovë, na del përpara thënia e të madhit dhe të pa vdekshmit, Prof. Fehmi Agani; “Koha sjellë çka investojmë ne dhe sa arrijmë ne në kohë”.

Ky mendim i logjikshëm na obligon të investojmë sa më shumë që është e mundur në realizimin e interesave të popullit dhe shtetit të Kosovës, si dhe në shfrytëzimin e kohës, si dhurata më e çmuar që na ofrohet çdo ditë nga i madhi Zot.

Prandaj si kurrë më parë, tani është koha që të largohemi nga e keqja që na ka mbërthyer. Të investojmë në angazhimin e forcave progresive dhe atdhetare, të shtresës intelektuale e akademike që të dalin në krye të qeverisjes së shtetit, sepse vetëm në këtë mënyrë qytetarit të Kosovës do t’i kthehet dinjiteti që e meriton. 

Të mos presim kot dhe as të mos vajtojmë për të kaluarën, por të punojmë për të ardhmen. Vendi ynë ka nevojë për ndihmën tonë. Kombi ynë ka nevojë për atdhetarë e jo për politikanë karrieristë, specie këto kancerogjene të demokracisë dhe shoqërisë njerëzore në përgjithësi.

You Might Also Like

Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë

Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike

Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?

Deri kurë kështu- vend të bashkimit kemi inate, në vend të shtetndërtimit grupe interesi

Ku mbeti nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve!?

Kosova Times January 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Koreja e Veriut lëshon raketë balistike pas largimit të Kamala Harrisit nga Koreja e Jugut

Kosova Times Kosova Times September 29, 2022
Kostoja e jetesës po rritet në BE: Ku shkojnë më shumë para për shërbimet më elementare?
Kurtishi: Në Klinikën e Onkologjisë ka përmirësim të kushteve për pacientë
Dukagjini fiton me rezultat të thellë në udhëtim te Drenica
Katari thotë se nga sulmet e Huthëve po preken dërgesat me gaz
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?