By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin dislokon në Atlantik raketat hipersonike Zircon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Putin dislokon në Atlantik raketat hipersonike Zircon
Rajon / Botë

Putin dislokon në Atlantik raketat hipersonike Zircon

Kosova Times
Last updated: 2023/01/04 at 8:53 PM
Kosova Times Published January 4, 2023
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dërguar në Oqeanin Atlantik një anije të pajisur me raketa hipersonike të gjeneratës së re. Ky veprim po shihet si sinjal për Perëndimin se Rusia nuk do të tërhiqet nga lufta në Ukrainë.

Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë në garë për zhvillimin e armëve hipersonike, të cilat shihen si mënyrë për të fituar avantazh ndaj armiqve, sepse këto lloje armësh kanë shpejtësi pesë herë më të madhe sesa shpejtësia e zërit dhe po ashtu kanë aftësi të mëdha të manovrimit.

Në një video-konferencë me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, dhe komandantin Igor Krokhmal të anijes së quajtur “Flota e admiralit të Bashkimit Sovjetik, Gorshkov”, Putin tha se kjo anija është e pajisur me armë hipersonike, Zircon.

“Kësaj radhe, anija është e pajisur me sistemin e fundit të raketave Zircon”, tha Putin.

“Jam i sigurt se një armë e tillë e fuqishme do të mbrojë Rusinë nga kërcënimet e mundshme të jashtme”, shtoi ai.

Si kjo armë, sipas Putinit, “nuk ka në botë”.

Pas më shumë se 10 muaj që kur Putin dërgoi trupat në Ukrainë, nuk ka pasur shenja se lufta – që ka lënë të vrarë dhjetëra mijëra persona – do të përfundojë shpejt.

Rusia po ashtu ka përdorur raketa hispersonike Kinzhal në Ukrainë.

Ndërkaq, raketa Zircon konsiderohet si arma më e fuqishme në arsenalin hipersonik të Rusisë.

Ministri rus i Mbrojtjes tha se anija Gorshkov do të lundrojë në Oqeanin Atlantik dhe Indian, si dhe në Detin Mesdhe.

“Kjo anije, e pajisur me Zircon, është e aftë të kryejë sulme të fuqishme kundër armiqve në det dhe tokë”, tha Shoigu.

Sipas tij, këto raketa mund të shmangin çdo sistem të mbrojtjes ajrore. Ai tha se detyra kryesore e këtij misioni është të luftohen kërcënimet ndaj Rusisë dhe për të mbajtur “paqen rajonale dhe stabilitetin e përbashkët me shtetet miqësore”.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

Kosova Times January 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia e Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin operacional `Shpata e Artë`

Kosova Times Kosova Times November 21, 2025
Vdes shoferi që u vetaksidentua në Rahovec
Hungaria vendos veto kundër ndihmave për Ukrainën
Bajrami: Ministrja e arsimit i bën kërrsh përqindjet
Rrethime, plaçkitje dhe masakra në radhët e bukës… Putin përdor taktika barbare të stilit Hitler për të terrorizuar Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?