By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Skënderbeu, figurë përbashkuese për të gjithë shqiptarët
January 17, 2026
Shkencëtarët: Toka ka gjashtë, jo shtatë kontinente
January 17, 2026
Trump vendos tarifa për 8 vende evropiane. Reagimet po vijnë: “Nuk do të na shantazhoni”
January 17, 2026
Tërhiqet Bekë Berisha, KB Prishtina së shpejti me UD kryetar të ri
January 17, 2026
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
January 17, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deradikalizmi i të burgosurve, një betejë e vështirë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deradikalizmi i të burgosurve, një betejë e vështirë
Lajme

Deradikalizmi i të burgosurve, një betejë e vështirë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/05 at 9:40 AM
Kosova Times Published January 5, 2023
Share
SHARE

Përmes strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, ministria, qeveria dhe Bashkësia Islame e Kosovës po përpiqen të kontrollojnë literaturën religjioze që futet në burgje. Megjithatë zyrtarët thonë se deradikalizmi i të burgosurve, mbetet një betejë e vështirë.

Duke përdorur ligjërimet nëpër xhami dhe duke kontrolluar literaturën religjioze, Bashkësia Islame përmes departamentit të saj të grave dhe atij për të rinj, po udhëheq një fushatë afatgjate vetëdijesuese kundër radikalizmit fetar.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Bashkësia Islame po përpiqet të bëjë një kontroll sidomos të literaturës që futet nëpër burgje te personat e akuzuar për vepra të ndryshme të ekstremizmit, urrejtjes fetare dhe elementeve të tjera.

Fitim Flugaj, nga Bashkësia Islame e Kosovës, thotë për Radio Kosovën se në zemër të luftës kundër radikalizmit fetar është pastrimi i literaturës nëpër burgje.

Ai tha se bazuar në kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë, asnjë lloj materiali me përmbajte religjioze nuk mund të hyjë në burgje pa aprovimin e Bashkësisë Islame.

“Si Bashkësi Islame menjëherë kemi dërguar literaturë të mjaftueshme nëpër burgje dhe kemi pasuruar bibliotekat e burgjeve. Çdo literaturë që vjen për burgjet, në fillim kontrollohet dhe vuloset nga Bashkësia Islame”, deklaroi Flugaj.

Zyrtarët në Kosovë po zbatojnë një strategji të ri-integrimit të personave të dënuar për vepra të ndryshme penale që ndërlidhen me ekstremizmin fetar dhe bashkimin me grupe terroriste jashtë  Kosovës. Megjithatë sipas autoriteteve që po punojnë në këtë fushë deradikalizimi i të burgosurve, mbetet një proces i vështirë.

Bekim Gashi, udhëheqës i Njësisë së inteligjencës korrektuese në Shërbimin Korrektues të Kosovës, thotë se në tri vitet e fundit 56 ish të burgosur për vepra të ndryshme ekstremizmi dhe terrorizmi kanë kaluar nëpër programet rehabilituese.

“Për momentin asnjë nuk është kthyer si recidivist. Kemi shumë sfida dhe kemi nevojë për ndihmë. Kisha me thënë se nuk kemi strategji se si ta bëjmë shkëputjen e radikalizmit te të burgosurit”, tha Ggashi.

Bashkësia Islame e Kosovës këmbëngul që një prej mjeteve më efikase në luftën kundër ekstremizmit fetar është përfshirja e edukatës fetare si lëndë nëpër shkolla, duke theksuar se kjo e mundëson kontrollin mbi literaturën.

Megjithatë, draft-ligji mbi rregullimin e pozitës juridike të bashkësive nuk e përfshin edukatën fetare në shkolla, dhe për më shumë se një dekadë parlamenti i vendit ka dështuar të miratojë këtë projektligj, që ofron një kornizë që ua jep komuniteteve fetare statusin ligjor.

You Might Also Like

Kurti: Skënderbeu, figurë përbashkuese për të gjithë shqiptarët

Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë

Jusuf Gërvalla përmes kujtimeve të Flora Brovinës dhe Shyqri Galicës

UGSh reagon ndaj propozimit per mbuljen e RTPSh

Izraeli për komitetin e Trumpit për Gazën: “Nuk ishte i koordinuar me ne”

Kosova Times January 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Moda

Trendi më i madh i bukurisë i sezonit: Kjo ngjyrë e manikyrit është më e dëshirueshme dhe duket shumë elegante

Kosova Times Kosova Times November 18, 2025
Kurti diskuton sigurinë rajonale dhe anëtarësimin në NATO me Admiralin e NATO-s, Stuart Munsch
Gjenden sërish pajisje dhe uniforma ushtarake në Mitrovicën e Veriut
Kryeministri i Koresë së Jugut rikthehet si kryeministër në detyrë president
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?