By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Protesta në gjithë Serbinë
July 4, 2025
Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci
July 4, 2025
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Interesat kombëtare e shtetërore s’mund të “mirëmbahen”, e aq më pak të afirmohen me diplomaci diletante, amatoreske e injorante!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Interesat kombëtare e shtetërore s’mund të “mirëmbahen”, e aq më pak të afirmohen me diplomaci diletante, amatoreske e injorante!
Lajme

Interesat kombëtare e shtetërore s’mund të “mirëmbahen”, e aq më pak të afirmohen me diplomaci diletante, amatoreske e injorante!

Kosova Times
Last updated: 2023/01/05 at 11:53 PM
Kosova Times Published January 5, 2023
Share
SHARE

Sociologu Fadil Maloku ka kritikuar politikën e jashtme të Kosovës sidomos në planin e lobimit për njohje dhe bisedimet  e gjertanishme rreth Kosovës, pasi janë zhvilluar kryesisht përmes propozimeve të aleatëve tanë, e jo përmes ideve, e koncepteve “made in Kosova”.

“Bile thuhet që edhe agjendat ishin që të gjitha të tyre, dhe të kundërshtarëve tanë. Por, fajet e ngecjes së njohjeve s’e besoj që “adresën” e tyre e gjejmë vetëm jashtë Kosovës. Për faktin se qeveritarët tanë “lobues”, ishin dhe mbetën vetëm ‘postierë’ të asaj që në përvojën e marrëdhënieve ndërkombëtare, njihet dhe shquhet si teori dhe praktikë e “zgjerimit të ndikimit” diplomatik. Ata që merren me diplomaci, e kuptojnë saktësisht kuptimin e prejudikimit tim…!”, tha ai.

Në planin e njohjeve ai rikujtoi se nga nga 17 shkurti 2008, Kosovën e kanë njohur 115 shtete, ndërkaq, vazhdon mosnjohja e pesë shteteve anëtare të BE-e. Përderisa sipas tij diplomacia serbe, aktualisht ndaj Kosovës është në ofensivë të ashpër në dy fronte: frontin e parandalimit të njohjeve të reja eventuale, dhe frontin e kontestimit të njohjeve të vjetra.” Ideja dhe synimi kryesor i Serbisë, në këtë ndërkohë të bisedimeve… për “normalizim” (jo njohje, e as pranim dosido të sovranitetit!) me Kosovën, është që para debatit publik për anëtarësim në KB, ta zbres numrin e njohjeve në 96 (që nënkupton 50% e vendeve anëtare) njohje! Në mënyrë që edhe më shumë ta vështirësoj “ulësen” në OKB-ara, që në fazën tjetër (pasi që të anëtarësohet në BE-ne), edhe ta kontestoj skajshmërish deri në rraskapitje dhe dorëzim”, tha ai.

Sipas tij, nëse deri në vitin 2023/25, diplomacia kosovare nuk e shton apo të paktën nuk arrin ta mbaj numrin e njohjeve në 117 (sa po thotë që i ka arritur), e jo 107, (sa po thotë ajo serbe) numrin e njohjeve, gjasat për ta kontestuar e bllokuar tërësisht Kosovën në procesin e zgjerimit të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në Bashkësinë Evropiane, janë shumë reale dhe afër mendjes.

“Mirëpo, mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë, nga prizma e marrëdhënieve të reja komplekse ndërkombëtare që po pretendojnë me u krijua pas invazionit rus të Ukrainës (natyrisht; nëse, ky okupim legjitimohet dhe legalizohet me “vulën” dhe aminin e Amerikës dhe Kinës) ka shumë gjasa reale që jo vetëm të prolongohet, por, realisht edhe të mos ndodh fare në asnjë variant gjeopolitike e as sosh gjeostrategjike!”, tha ai.

Sociologu Maloku konsideron se  politika gjithëshqiptare duhet urgjentisht; t’i bashkoj; si dijen (për mënyrat e reja lobuese) ashtu edhe përvojën (e bazuare në diplomacinë e Shqipërisë) dhe resurset shkencore njerëzore diplomatike (që duhet të “armatosen” dhe të “mirëmbahen ushqehen” me patriotizëm shtetëror) me ato ushtarake e gjeostrategjike, ato ideologjike, e politike, ato civile e institucionale, në mënyrë që me mjete paqësore e diplomatike ta bëjmë ëndrrën e bashkimit realitet.

“Ngase, interes mbi interes se sa ky synim (që fatmirësisht po përputhet edhe me interesat globale amerikane) i kamotshëm shqiptarët s’kanë dhe s’e besoj që mund të kenë në ketë shekull. Projekti i bashkimit kombëtar, nuk mund të arrihet me diplomatët (e sistemit aktual) partiak, e aq më pak sish ideologjik, që në rastin e Kosovës përveç injorancës, amatorizmit dhe diletantizmit të theksuar, nuk kanë dëshmuar asgjë më shumë!?”, shkruan ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën

Kurti pret deputetët britanikë, diskutohet bashkëpunimi ekonomik e siguria

Osmani takon Arifin, bisedon për konstituimin e Kuvendit

Edhe LDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për seancën e konstituive

Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës

Kosova Times January 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Skena të frikshme nga fshati Parsoviq në BH! Ekipet e shpëtimit gjetën një trup tjetër! Numri i të VDEKURVE po rritet!

Kosova Times Kosova Times October 6, 2024
Ushtria ruse vazhdon të përpiqet të rrethojë Avdeevka
Hoti Kritikon qeverinë për premtimet e parealizuara në arsim: Mungesë librash, dialogu dhe staf ndihmës
Roosemont te Sveçla, përgëzon qytetarët e Kosovës për lëvizje pa viza
Serbët e Kosovës bllokuan të gjitha pikat kufitare me Serbinë dhe Malin e Zi, civilët vendosin se kush mund të kalojë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?