By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Milan fiton ndaj Verona dhe e merr kryesimin
December 28, 2025
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e ardhshme
December 28, 2025
Vdiq aktorja e famshme botërore, Brigitte Bardot
December 28, 2025
Kroacia bëri një marrëveshje të re me Kosovën dhe Shqipërinë, ata do të prodhojnë një automjet të blinduar
December 28, 2025
Osmani: Shpresoj që zgjedhjet të rezultojnë me krijim të institucioneve
December 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova importoi mallra 5.6 miliardë, eksportoi 869 milionë euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kosova importoi mallra 5.6 miliardë, eksportoi 869 milionë euro
Lajme

Kosova importoi mallra 5.6 miliardë, eksportoi 869 milionë euro

Kosova Times
Last updated: 2023/01/06 at 3:45 PM
Kosova Times Published January 6, 2023
Share
SHARE

Kosova ka importuar 5.6 miliardë euro mallra gjatë vitit 2022 ndërsa ka eksportuar mallra në vlerë 869 milionë euro.Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu tha se Kosova ka importuar mallra rreth 1miliard më shumë krahasuar me 2021.Ndërsa Turqia është vendi nga i cili Kosova importon më së shumti.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, në një konferencë për media, ka prezantuar të arriturat e institucionit që drejton, për vitin 2022.

Ai tha se gjatë vitit të kaluar, Dogana ka mbledhur 1 miliard e 531 milionë euro të hyra, importi ka arritur vlerën e mbi 5 miliardë eurove dhe eksporti mbi 869 milionë euro. Sipas tij, rritja e të hyrave është edhe si rezultat i inflacionit, e rritjes së çmimeve të produkteve.

Krahas kësaj, Llugaliu tha se importi nga Serbia ka qenë 370 milionë euro, ndërsa Kosova ka importuar më së shumti nga Turqia.

Ai tha se gjatë vitit 2022, kanë arritur që të tejkalojnë të hyrat e vitit paraprak. “Kemi pasur një projeksion të Qeverisë të rishikuar në korrik të vitit të kaluar në shumën prej një 1 miliard e 477 milionë euro”.

Llugaliu u shpreh se Dogana ka arritur që këtë projeksion ta kalojë me mbi 3%, përkatësisht 54 milionë më shumë, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar, ka arritur që të realizohen 154 milionë më shumë të hyra.

Llugaliau tha se si tregues shumë i rëndësishëm, është edhe luftimi i ekonomisë joformale e që në anën tjetër, mundëson që të ketë përformancë më të mirë për të hyrat.

“Gjatë këtij viti kemi pasur 11 mijë e 157 aktivitete që zbatohen nga njësitë e zbatimit të ligjit, në kontrollet në brendi të subjekteve të ndryshme, gjithashtu edhe brenda territorit në rrugë publike e vende të ndryshme”.

Ai tha se gjithashtu ka pasur një përmirësim të bashkëpunimit edhe me institucionet tjera.

“Kemi pasur 92 operacione të përbashkëta të kontrollit, tek hetimet kemi pasur 16 persona të arrestuar, tek përmirësimi i disiplinës kemi pasur 23 masa disiplinore të ndryshme, tek sekuestrimi i mallrave që është një tregues jashtëzakonisht i rëndësishëm për efikasitetin e luftimit të ekonomisë joformale, kemi 11.3 milionë. Te gjobat kemi pasur 1.8 milionë”, tha ai.

Llugaliu u shpreh se ka pasur në vitin 2022, një rast që janë konfiskuar 83 kilogramë heroinë që vinte nga Turqia.

“Nga ky rast kemi arritur të bashkëpunojmë me autoritetet turke edhe një rast tjetër po ashtu ishte nisur drejt Kosovës, e që kolegët nga Turqia kanë arritur ta ndalin në nisje, sasi poashtu mjaft e madhe prej 108 kilogramësh”.

Ai tha se në të gjitha këto raste ka pasur një mori arrestimesh nga Policia e Kosovës në bazë të provave dhe informatave që janë gjetur.

“Kemi pasur një rast tjetër më 70 kilogramë narkotikë që vinin nga Irani”.

Llugaliu në konferencën për media theksoi se Kosova ka mbledhur 154 milionë më shumë të hyra se vitin 2021.

You Might Also Like

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

ATK shpalos arritjet e sfidat për 2025 me konferencë

Kosova Times January 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kongresi amerikan lejoi dërgimin e trupave në Ukrainë në rast të humbjes së Kievit

Kosova Times Kosova Times May 6, 2024
Shefi i Mbrojtjes i BE-së bën thirrje për shpenzime të ‘Big Bang’ për të kundërshtuar kërcënimin rus dhe për të forcuar ushtrinë e Evropës
Kryeipeshkvi Dodë Gjergji shkon në BIK për Fitër Bajram
Si të rieksportohen tanket gjermane?
Danas: Vrasja e civilëve shqiptarë në Operacionin Reka në vitin 1999: Pse askush në Serbi nuk u mbajt përgjegjës për krimin?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?