By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurth diplomatik? Ish-ambasadori paralajmëron Trumpin kundër dhënies së fitores së propagandës së Putinit
August 8, 2025
E gjete rrugën tënde?
August 8, 2025
Kryeministri britanik kundërshtoi me forcë Izraelin: Një veprim krejtësisht i gabuar, çon në gjakderdhje të re
August 8, 2025
Jennifer Lopez nuk i lejohet të hyjë në butikun Chanel në Stamboll: Reagoi siç nuk do të reagonin shumë yje të tjerë
August 8, 2025
Parlamentarët italianë befasojnë botën: Të veshur me ngjyra palestineze, ata kritikojnë qeverinë për heshtjen e saj
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Jo “Rrip të Gazës” në Ballkan!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Jo “Rrip të Gazës” në Ballkan!
Uncategorized

Jo “Rrip të Gazës” në Ballkan!

Kosova Times
Last updated: 2023/01/07 at 12:05 PM
Kosova Times Published January 7, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Për të ardhur deri tek shteti që e kemi sot është derdhur shumë gjak dhe janë bërë sakrifica të panumërta, andaj askush nuk e ka të drejtën të luaj me atë gjak dhe ato sakrifica, qoftë ai president apo kryeministër dhe askush tjetër.

Formimi i një qeverie të shpëtimit kombëtar

Nuk duhet të zhgënjehemi nga kushtëzimet e vëna nga ndërkombëtaret dhe as të zmbrapsemi nga kërcënimet e pushtuesit verior. Ngase e gjithë kjo mund të jetë një sprovë për t’na e matur impulsin tonë sesa jemi në të vendosur në mbrojtjen e shtetit, për arsye se është thënë në qarqe të ndryshme ndërkombëtare, se shqiptarët e Kosovës nuk janë të zotët ta mbajnë shtetin e tyre!

Që kjo të mos del e vërtetë, Parlamenti i Kosovës duhet të tubohet në një seancë të jashtëzakonshme për të shtyrë tutje Qeverinë aktuale në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare që ka marrë Kosova nga marrëveshjet ndërkombëtare në Bruksel për Asociacionin e komunave serbe në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Kësisoj, Albin Kurti i kanë mbetur vetëm dy rrugë; ecjen përpara sipas rekomandimeve të miqve ndërkombëtar ose dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Ndryshe nuk mund të luaj “qoke” me ndërkombëtarët siç është mësuar të luajë me qytetarët e Kosovës.

Ngase, themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe (ASK) është rekomandim i prerë edhe i ShBA-ve, sponsorit dhe aleatit numër 1 të shtetit tonë, pa të cilin shtetësia jonë mund të zhduket si një “vesë mëngjesi”.

Në të kundërtën, nëse kjo qeveri nuk është në gjendje të bëjë hapa përpara, atëherë të zgjedhurit e popullit duhet të iniciojnë procedurat për shkarkimin e ‘Qeverisë Kurti’ për shkak të rrezikimit të interesave shtetërore pas lëndimit të raporteve me ShBA-të dhe formimin e ‘Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar’, të përbërë nga një spektër më i gjerë politik, nga diplomatë karriere dhe ekspert politik në Kosovë dhe mërgatë deri në përmbylljen e marrëveshjes finale me Serbinë në Bruksel.

Tek pastaj duhet t’iu vijje radha mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, të lira dhe demokratike në tërë territorin e vendit.

Qytetarët duan zgjidhje, jo prolongim të problemeve me Serbinë

Protesta e paralajmëruar e serbëve në veri, përveçse enigmë, është sfidë dhe provokim i radhës për shqiptarët e jo ndarje e serbëve në raport me Kosovën.

Siç dihet, më 9 janar, tek monumenti i Car Llazarit në qendër të pjesës veriore të Mitrovicës është paralajmëruar protestë e serbëve të ‘pakënaqur’, siç thonë ata me politikën e Listës Serbe dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq karrshi Kosovës pas heqjes së barrikadave!

Ky përveçse një skenar i ri i Vuçiqit, është një paralajmërim i skenarëve të tjerë të dhunshëm në veri të vendit tonë dhe jo vetëm, dhe se në Serbi po përgatitet një agresion i ri ndaj Kosovës.

Ngjarja në Shtërpcë, përkatësisht plagosja e dy të rinjve serbë në fshatin Gotovush, na kujton rastin “Panda” në Pejë, kur shërbimet sekrete serbe vet i vranë 6 të rinj serbë, që të fajësojnë shqiptarët dhe këtë ta përdorin si pretekst për sulm të zgjeruar ndaj shqiptarëve.

Andaj, përballë kësaj situate nuk guxojmë të rrimë duarkryq, por duhet të mobilizohemi edhe ne në përmasa mbarëkombëtare, për t’u përballur me sfidat e radhës.

Në këtë rast, pozita dhe opozita duhet ta kalojnë testin për shtetin, në të kundërtën, karremi i dështimit do të bie mbi të dyja palët.

Në asnjë rrethanë nuk duhet lejuar që veriu i vendit të mbetet peng i zhvillimit të Republikës së Kosovës dhe as të kthehet në “Rrip të Gazës” në Ballkan. Një vatër e ndezur e krizës në Ballkan nuk i konvenon askujt në Gadishullin Ballkanik, e më së paku neve shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti si shtet i ri dhe i pakonsoliduar në aspektin ekonomik dhe ushtarak.

Duam zgjidhje përfundimtare e jo stabilitet artificial dhe të përkohshëm politik, siç e duan serbët dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Duam liri të lëvizjes, siguri dhe mirëqenie siç e kanë qytetarët në të gjitha vendet e lira dhe demokratike të kontinentit evropian

Në fund shtrohet pyetja logjike; ku mbeti dhe ku treti truri i kombit, ku mbeti guximi qytetar dhe mbeti vrulli rinor i kombit tonë, i cili asnjëherë dhe në asnjë periudhë historike nuk u gjunjëzua sikur është gjunjëzuar sot para kësaj klase të papërgjegjshme politike.

You Might Also Like

Sulmon motrën dhe vëllaun, arrestohet i dyshuari në Rahovec

August 7, 2025

Autorë të mërgatës shqiptare përurojnë libra në BKK

Prokurori i Përgjithshëm i Trump nisi një hetim kundër administratës Obama

Gjendet i groposur një trup i pajetë në Baicë të Lipjanit

Kosova Times January 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

30 ditë paraburgim për të dyshuarin për krime lufte

Kosova Times Kosova Times December 17, 2022
Nesër nënshkruhet Marrëveshjes për Transportin Ajror me Arabinë Saudite
Faktorët që komplikojnë zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez
Zhduket një grua në Gjakovë
BDI dënon ndërhyrjen e policisë gjatë festimeve të Ditës së Flamurit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?