By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën
December 19, 2025
Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore
December 19, 2025
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës
December 19, 2025
VIDEO Ukrainas: Përplasëm një tanker rus në Mesdhe për herë të parë, 2,000 km larg
December 19, 2025
Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMLDNj për plagosjen në Shtërpcë: Prisni të përfundojnë hetimet, mos paragjykoni rastin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMLDNj për plagosjen në Shtërpcë: Prisni të përfundojnë hetimet, mos paragjykoni rastin
Lajme

KMLDNj për plagosjen në Shtërpcë: Prisni të përfundojnë hetimet, mos paragjykoni rastin

Kosova Times
Last updated: 2023/01/07 at 4:54 PM
Kosova Times Published January 7, 2023
Share
SHARE

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ndaj plagosjes së dy personave, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, në fshatin Gotovush të Shtërpcës, nga të shtënat me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

Sipas tyre, reagimet e menjëhershme të ndërkombëtarëve dhe politikanëve të Kosovës ishin sikur gara se kush do të reagonte më ashpër.

KMLDNj po ashtu thekson se e mira e së mirës do të ishte që të plagosurit të dërgoheshin në Spitalin në Ferizaj, e jo që edhe trajtimi i tyre të politizohet

Lexoni më poshtë reagimin e KMLDNj-së:

Është arrestuar një person i dyshuar se ka plagosur dy fëmijë serbë në Shtërpcë pas së cilës banorët lokalë bllokuan rrugët. Në ndërkohë Policia e Kosovës i zhbllokoi rrugët, pa kundërshtim të banorëve lokalë. Menjëherë pas këtij akti të rëndë erdhën reagimet e ndërkombëtarëve dhe politikanëve të Kosovës që bënin gara se kush do të reagonte më ashpër dhe se kush do ta cilësonte këtë vepër më kriminale, duke paragjykuar edhe motivin e plagosjes së dy të rinjve serbë, ende pa filluar hetimet e lëre më që ato të kishin përfunduar.

Në të njëjtën kohë pasuan edhe reagimet nga politikanët e Serbisë, duke filluar nga Aleksandar Vuçiq e deri te vajtuesi kujdestar për fatin e serbëve në Kosovë, Petar Petkoviq ndërkaq që popi Teodosije i vizitoi të plagosurit në Graçanicë duke ia dhënë një rend të reagimeve, në valle me politikanët.

Është e qartë se ekziston një mosbesim i madhe, kryesisht i shkaktuar nga politikanët dhe politika midis shqiptarëve dhe serbëve dhe pikërisht këto raste tragjike iu shërbejnë si oksigjen politikanëve dhe politikës për t’i mirëmbajtur këto ndasi, ndërsa ndërkombëtarëve për të bërë dhe shtuar presionin. E mira e së mirës do të ishte që të plagosurit të dërgoheshin në Spitalin në Ferizaj e jo që edhe trajtimi i tyre të politizohet. KMDLNj përgëzon policinë e Kosovës për reagim të shpejtë dhe të suksesshëm për arrestimin e personit të dyshuar për plagosjen e dy të rinjve serbë dhe pret që institucionet e drejtësisë , pas procedimit të provave të marrin vendim për caktim të shkallës së përgjegjësisë e jo në bazë të presionit dhe ndërhyrjes së politikës , ndërkombëtare dhe vendore në formë të reagimeve të ashpra duke përdorur retorikën politike , në vend të argumentit dhe mosndërhyrjes në punën e hetuesisë dhe gjyqësorit.  Sidomos është e palejueshme zbatimi i standardeve të dyfishta edhe gjatë reagimeve. KMDLNj pretë dhe është i sigurt se ky rast do të trajtohet në përputhje me standardet profesionale  dhe ligjeve në fuqi. KMDLNj e rikujton opinionin se edhe në këtë rast vlen parimi i përgjegjësisë individuale , si i tillë duhet të trajtohet andaj është e papërgjegjshme të ngarkohet me përgjegjësi kolektive një institucion siç është Forca e Sigurisë e Kosovës apo të kërkohet dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes apo të Ministrit për Punë të Brendshme. KMDLNj iu beson institucioneve përgjegjëse për trajtim të këtij rasti andaj është kundër çdo paragjykimi të rastit deri në kohën kur të merret një vendim një vendim i formës së prerë të gjykatës përkatëse. Nga aspekti i tē drejtave të njeriut ky akt vetëm sa e shpërfaq mungesën e sigurisë dhe KMDLNj shpreh keqardhje për plagosjen e dy të rinjve serbë duke iu uruar shërim të shpejtë dhe të suksesshëm. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore

Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës

Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave

Ministria e Drejtësisë: Nuk është arrestuar avokatja Nexhmije Karaqi

Arestohen tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjeje në Ferizaj

Kosova Times January 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Policia gjeorgjiane shtyp protestat kundër ligjit për “agjentët e huaj”

Kosova Times Kosova Times May 2, 2024
Rusia goditi Kievin dhe Izmailin. Një person ka vdekur
Lista Serbe dhe Beogradi reagojnë pas dënimit të Todosijeviqit
Maqedonia e Veriut heq gjuhën shqipe në tabelat e sinjalistikës rrugore!
Dronët ukrainas përplasen mbi dy ndërtesa banimi në Rusi: U vendosën kufizime të përkohshme në punë…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?