By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Janë publikuar pamje të një thirrjeje për ndihmë nga një bar zviceran që u dogj
January 31, 2026
Bloomberg: Bashkimi Evropian planifikon të shtrëngojë sanksionet kundër bankave dhe naftës ruse
January 31, 2026
Qeveria amerikane ka pezulluar pjesërisht operacionet
January 31, 2026
Aleatët e Siguruar: Senati Amerikan Përparon Marrëveshjen e Financimit të Madh, Sfidon Kritikët e Ukrainës
January 31, 2026
Uashingtoni miraton blerjen e helikopterëve dhe automjeteve të blinduara nga Izraeli me vlerë 6.7 miliardë dollarë
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pasaportat e skaduara, Krasniqi e quan kërkesë turpëruese të Sveçlës drejtuar Gjermanisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pasaportat e skaduara, Krasniqi e quan kërkesë turpëruese të Sveçlës drejtuar Gjermanisë
Lajme

Pasaportat e skaduara, Krasniqi e quan kërkesë turpëruese të Sveçlës drejtuar Gjermanisë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/08 at 10:13 PM
Kosova Times Published January 8, 2023
Share
SHARE

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi minsitri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i kërkoi Gjermanisë, t’i lejojë qytetarët e Kosovës, të lëvizin me pasaportë të skaduar.

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se Qeveria, në vend se të bëjë kërkesa turpëruese drejt shteteve mike për lejimin e udhëtimit të qytetarëve me pasaporta të skaduara, duhet që urgjentisht këtë problematikë ta shndërrojë në prioritet.

“Festat në Kosovë janë gjithmonë më të mira e më të ngrohta me mërgimtarët tanë prezent. Për fundvit, ata tejkaluan sfidat dhe peripecitë e shumta që ju shfaqën kësaj radhe, vetëm që të jenë pranë familjeve e që ndërrimin e motmotve ta kalojnë bashkë me ta”.

“Fatkeqësisht, edhe në këtë vizitë të tyre, Qeveria nuk arriti që të paktën të sigurojë material për pasaporta, afatet e të cilave shumë mërgimtarëve tashmë u kanë skaduar. Qeveria, në vend se të bëjë kërkesa turpëruese drejt shteteve mike për lejimin e udhëtimit të qytetarëve me pasaporta të skaduara, duhet që urgjentisht këtë problematikë ta shndërrojë në prioritet”, u shpreh lideri i PDK-së.

Tutje tha se asnjë arsyetim nuk i shfajëson qeveritarët e paaftë për të qeverisur në lidhje me mungesën e materialit për prodhimin e pasaportave.

“Janë bërë muaj të tërë dhe kjo tufë inkompetente nuk është në gjendje ta zgjidhë një problem të thjeshtë furnizimi. A di të tregojë ndokush nga Qeveria e fjalamanëve pse vetëm Kosova në tërë Evropën nuk ka material për pasaporta”, shtoi më tej.

Në fund, Krasniqi falënderoi bashkatdhetarët për vizitat dhe kontributin e tyre të çmuar ndaj Kosovës.

“Duke bashkëndjerë me ta për këtë keqtrajtim nga Qeveria, por duke i falënderuar për vizitat dhe kontributin e tyre të çmuar, u uroj të gjithë mërgimtarëve rikthim të mbarë e të sigurt nëpër shtetet ku jetojnë dhe veprojnë. Uroj Vit të ri të mbarë, të suksesshëm e të begatë për të gjithë mërgimtarët tanë dhe familjet e tyre nëpër botë”, shkroi Krasniqi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kuvendi i LDK-së: Sot vendoset kush do ta drejtojë partinë

Shembet muri mbrojtës në Meliq, shoferi mbetet i bllokuar në automjet

Tenderi rreth 1 milion euro për mbeturinat, reagon opozita

Moti sot i qëndrueshëm, vranësira dhe reshje të dobëta lokale në zonat malore

Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Kosova Times January 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Kryetari i Vitisë kritikon ministrin Peci për deklaratat mbi prodhimin e grurit

Kosova Times Kosova Times July 11, 2024
Delegacioni i BQK-së merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së
Arrin në tetë numri i të arrestuarve për sulmin në veri
Makinë, transport publik apo më këmbë?
Pritje të zgjatura në disa pika kufitare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?