By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 nëntor 2025
November 25, 2025
Shqiptarët grupi më i madh i sipërmarrësve të huaj në Greqi
November 24, 2025
Reuters: Arabia Saudite lehtëson kufizimet e alkoolit
November 24, 2025
Aleksandropolis: Zbarkim turk për blerje
November 24, 2025
Basha: 28 Nëntori na mban bashkë dhe na kujton sakrificat shekullore
November 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ADN shkëndijë shprese për ndryshim!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > ADN shkëndijë shprese për ndryshim!
Opinion

ADN shkëndijë shprese për ndryshim!

Kosova Times
Last updated: 2023/01/09 at 10:29 AM
Kosova Times Published January 9, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) është një nismë e re politike, nuk është e përmasave mbarëkombëtare, por është një shkëndijë shprese në këtë situatë të rënduar politike në të cilën po kalon shteti i Kosovës.

Kalimi në sistemin Presidencial

Sikurse ADN, asnjë nismë tjetër nuk duhet të jetë vazhdimësi dhe as levë e subjekteve aktuale politike. Ngase secila prej tyre, për të mirë apo për të keq, e kanë dëshmuar vetën. Ardhja në pushtet e një klase të re e të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijonte premisat për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike, partiake, ideologjike apo fetare.

Insistimi im i vazhdueshëm për ndryshimet pozitive në vendin tonë, nuk e nënkupton ‘pasurimin’ e skenës politike edhe me një subjekt të ri, por në esencë, është përpjekja ime për finalizimin e projektit madhor për themelimin e një subjekti politik, i cili në gjirin e vet do të tubojë elektoratin e zhgënjyer nga të gjitha partitë politike, sa të dështuara, po aq të konsumuara përgjatë këtyre 24 viteve të fundit.

Nisma ime, Alternativa Demokratike për Ndryshim, nuk e ka thjeshtë vetëm qëllimin për ndërrimin e pushtetit në Kosovë, por, për ndryshimin e mentalitetit qeverisës dhe ndryshimin rrënjësor të sistemit qeverisës në vend, gjegjësisht kalimin nga sistemi Parlamentar në atë Presidencial.

Sistemi Presidencial i qeverisjes së vendit, do ta nxjerrë Kosovën nga “çarku i mbyllur” politik.

Sistemi Presidencial, përveçse do të pamundësonte kontrabandimin e postit të presidentit nga partitë politike, do të pengonte edhe ndërhyrjet e tmerrshme nga jashtë, siç ishte rasti i zgjedhjes së presidentes përmes zarfit në vitin 2011, dukuri kjo e paprecedent në vendet e lira dhe demokratike.

Sistemi Presidencial paraqet çelësin e evitimit të ngërçeve politike dhe krizave artificiale pas-zgjedhore të paraqitura në mënyrë serike në Kosovën e pasluftës, si dhe krijon premisat e bipolarizimit të skenës politike, gjegjësisht krijimin e dy blloqeve të forta parazgjedhore.

Zgjedhjet e brendshme partiake, vazhdimësi e elitave politike

Partitë aktuale, proceset e brendshme zgjedhore i shfrytëzojnë për ruajtjen e vazhdimësisë së elitave politike në partitë tyre, pa e dhënë asnjë sinjal për reformimin e tyre kundrejt kërkesave të vazhdueshme të elektoratit.

Arsyeja e pengimit të reformave në partitë aktuale, janë klanet dhe grupet e interesit të rreshtuara pas liderëve të partisë, të cilat e ngulfatën çdo përpjekje për ndryshim përmbajtësorë në këtë vend.

Vonesa e marrëveshjes, pengesë e zhvillimit ekonomik

Jo vetëm vonesa e aktit final të marrëveshjes, por i tërë dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është bërë pengesë serioze e zhvillimit ekonomik, shëndetësor, arsimor, kulturor, etj., për shkak se të gjitha qeveritë e deritanishme të Kosovës pa dallim deri tek kjo e fundit, energjitë politike i kanë shpenzuar tek dialogu, gjegjësisht tek pakica serbe që nuk e njehë dhe as pranon Republikën e Kosovës si shtet të vetin, duke i sfiduar dhe lënë mënjanë interesat e shumicës së popullatës, në këtë rast të shqiptarëve që sakrifikuan shumë dhe pritën jashtëzakonisht gjatë për krijimin e shtetit të tyre.

Pa zgjidhjen finale, nuk hiqen vargonjtë serbosllav nga qafa e Kosovës!

Ashtu sikurse ngjyrat në formën e gjysmëharkut në logon e ADN-së që simbolizojnë Ylberin i cili i ndalon të reshurat (keq-qeverisjet) e pandërprera, edhe tre shkronjat ADN simbolizojnë ADN-në politike të shqiptarëve në trojet etnike, të cilat do të ndalojnë katandisjen e mëtutjeshme politike të shtetit të Kosovës.

You Might Also Like

Republika e demokracise digjitale

Si ndikojnë propaganda dhe mjetet e dezinformimit rus në Evropë

Sulmet ndaj figurave kyçe në politikën shqiptare dhe rasti Belinda Balluku

9 MUAJ TURP POLITIK: 120 deputetë hanë 2 milionë euro, populli hanë zhgënjim!

Asyet e mundura qe Ukraina do të detyrohet t’i “nënshtrohet” Rusisë

Kosova Times January 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Tema

AA:Marrëdhëniet e Serbisë dhe Kosovës: Sfidë sigurie për Ballkanin Perëndimor dhe dhimbje koke për komunitetin ndërkombëtar!

Kosova Times Kosova Times January 11, 2023
Qindra të infektuar në ditë, thirrje për vaksinim në Maqedoninë e Veriut
Ballkani Perëndimor dhe ndikimi i paparashikueshëm i Trumpit
Rrugët e Shkupit shndërrohen në “tavllë duhani”
AGK-ja dënon gjuhën e Dimal Bashës ndaj gazetarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?