By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komuniteti i biznesit kërkon thellim të bashkëpunimit me Shqipërinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Tema > Komuniteti i biznesit kërkon thellim të bashkëpunimit me Shqipërinë
Tema

Komuniteti i biznesit kërkon thellim të bashkëpunimit me Shqipërinë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/09 at 10:46 AM
Kosova Times Published January 9, 2023
Share
SHARE

Bashkëpunimi i Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin ekonomik, lë shumë për të dëshiruar. Kështu vlerësojnë përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe njohës të ekonomisë duke theksuar se për vitin 2023, ky bashkëpunim duhet të jetësohet më seriozisht, duke krijuar politika të përbashkëta fiskale e doganore.

Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë në harmonizimin e politikave fiskale dhe ekonomike. Marrëveshjet tregtare ndërmjet të dy vendeve nga mbledhjet e qeverisë, 90 për qind kanë mbetur vetëm në letër, thekson për Radio Kosovën kryetari i Odës ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna.

“Shumica absolute e tyre, e them me bindje të plotë, diku 90 për qind janë të paimplementuara ndërmjet të dy vendeve. Ne duhet me urgjencë që me Shqipërinë marrëdhëniet tona ekonomike t’i veçojmë prej të gjitha vendeve të rajonit dhe të kemi një marrëdhënie shumë të mirë ekonomike në harmonizim të tatimeve, në eliminim të procedurave e sidomos ato doganore. Nuk ka logjikë që ne me Shqipërinë të kemi procedura të tilla e sidomos kur e kemi marrëveshjen e tregtisë së lirë, kur nuk kemi kurrfarë tatimi doganor që të kemi ende këso procedura dhe burokraci që e rrisin koston. Një maune që vjen nga Shqipëria më së shumti dominojnë pemët dhe perimet,e një maune e tillë, në vend që të paguajë 70 euro tatim të TVSh-së, ai duhet ekstra duhet të paguajë 150 euro shtesë shpenzime administrative”, tha ai.

Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për dialog të mirëfilltë, partneritet të mirëfilltë, kanë nevojë për një pako të veçantë për të tregtuar, vlerëson njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

“Raportet ekonomike ndërmjet të dy vende kanë mbetur në pronësi të kompanive të afërta me politikën dhe kjo është duke e dëmtuar  vërtet këtë bashkëpunim ekonomik. Është koha kur të depolitizohet diplomacia, e në të dy vendet duhet të vijnë ambasadorë të karrierës, të dijes dhe jo vetëm servilë dhe militantë që e shfrytëzojnë postin e tyre”, tha ai.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, vlerëson se këto dy shtete varen nga importi, ndërkohë që  infrastruktura tregtare ndërmjet dy shteteve, është e dobët.

“Strategjia kombëtare shqiptare dhe ajo kosovare  për ta zhvilluar ekonominë vendore është e dobët, dhe na jemi dy shtete të varura nga importi rreth 90 për qind, dhe të dyja nuk bëjnë sa një shtet që në Ballkan mund të ketë prodhim të vetin, dhe kjo, e bënë që ne shumicën e mjete financuare ta eksportojmë jashtë, kurse prodhimet vendore mbeten ende sfidë për t’u konsumuar dhe ndihmuar ekonominë përmes konsumit të prodhimeve vendore”, theksoi ai.

Ekspertët vlerësojnë se Kosova dhe Shqipëria, duhen që të bëjnë më shumë në aspekt të rritjes së fuqisë prodhuesve në mënyrë që të mos varemi shumë nga importet e vendeve të ndryshme. Sidoqoftë, nga mbledhjet e përbashkëta Kosovë Shqipëri në aspektin ekonomik janë nënshkruar 137 marrëveshje në fushën e ekonomisë.

You Might Also Like

Serbi goditi me thikë partneren shtatzënë për një arsye të çuditshme

Deutsche Welle: Një çerek shekulli pas përfundimit të bombardimeve dhe luftës në Kosovë, jehona vazhdon edhe sot

50 kompanitë më të fuqishme në Evropë: Ja kush janë dhe çfarë bëjnë

Hendeku po thellohet. Pesë njerëzit më të pasur në botë po dyfishojnë paratë e tyre

Ekonomistët: Buxheti për 2024 nuk i përmbush kërkesat e qytetarëve

Kosova Times January 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kosova niset për Lituani për ndeshjen e radhës në Nations League

Kosova Times Kosova Times October 10, 2024
KMDLNj, qytetarëve: Paditeni KESCO-n, ZRrE-në dhe KEDS-in – kërkoni kompensim
Lufta dhe skenarët për Rusinë. Çfarë nuk është në parashikimet zyrtare
Një grua ka ndërruar jetë në spitalin e Marsala nga hemorragjia pas debatit me djalin
Hidhen dy granata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?