By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë, premton transparencë dhe zhvillim
December 12, 2025
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës A.B|RTKLive
December 12, 2025
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amerikan
December 12, 2025
Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj
December 12, 2025
Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan në Prishtinë
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti numëron aksionet kundër krimit të organizuar të ndërmarra gjatë vitit të kaluar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti numëron aksionet kundër krimit të organizuar të ndërmarra gjatë vitit të kaluar
Lajme

Kryeministri Kurti numëron aksionet kundër krimit të organizuar të ndërmarra gjatë vitit të kaluar

Kosova Times
Last updated: 2023/01/09 at 4:41 PM
Kosova Times Published January 9, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka numëruar aksionet dhe veprimet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të ndërmarra gjatë vitit të kaluar.

Kurti më anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se janë realizuar 854 operacione policore kundër kontrabandë, prej të cilave janë arrestuar 3,202 persona, prej tyre 301 ishin zyrtarë publikë.

Ai shton se janë mbyllur 16 rrugë ilegale në veri të vendit, duke shkatërruar 5 laboratorë të drogës dhe 3 sosh për prodhimin e paligjshëm të kripotvalutave.

Sipas Kurtit, mbi 14 milionë euro janë ngrirë nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpëlarjes së parave.

Po ashtu, ai thotë se janë ndërtuar katër objekte dhe stacione policore në veri të Kosovës.

Postimi i plotë i Kurtit

2022: Qeveria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Gjatë vitit që lamë pas, kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës:

– U realizuan 854 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës;
– U arrestuan 3202 veta, prej tyre 301 zyrtarë publikë;
– Mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit;
– Shkatërruam 69 grupe kriminale;
– U konfiskuan mbi 1.8 ton substanca narkotike;
– Shkatërruam 5 laboratorë të drogës në veri të Kosovës, me vlerë qindra milionëshe në substanca dhe – në pajisje si dhe 3 laboratorë për prodhimin e kriptovalutave, po ashtu në veri;
– Mbi 14 milionë euro janë ngrirë nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpëlarjes së parave;
– Janë sekuestruar mbi 300 mijë litra karburante që s’ishin konform me aktet nënligjore;
– Ndërtuam 4 objekte dhe stacione policore në veri të Kosovës si dhe bëmë shtrirjen e rrjetit optik në atë pjesë të vendit tonë, duke mundësuar shtrirjen e valëve telefonike, rrjetit të internetit dhe komunikimit me radiolidhje;
– Krijuam Njësitin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, në kuadër të Policisë së Kosovës, i cili angazhohet në luftimin e kontrabandës, trafikimit me qenie njerëzore dhe keqpërdorimeve të tjera përgjatë vijës kufitare. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë, premton transparencë dhe zhvillim

Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës A.B|RTKLive

Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amerikan

Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj

Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan në Prishtinë

Kosova Times January 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mjeku: Niveli i ujit në liqene të Batllavës dhe Batovcit në gjendje të mirë

Kosova Times Kosova Times July 16, 2024
ShBA: Po punojmë vazhdimisht që romët të integrohen sa më shumë në Kosovë
Dramatike në Haiti: Bandat sulmojnë ndërtesat qeveritare dhe pallatin presidencial, shpërthime në të gjithë qytetin
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Raporti i Progresit i KE-së vlerëson ambiciet e Shqipërisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?