By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina dhe sfidat e sigurisë e qojnë kryeministrin japonez në Evropë dhe Amerikë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina dhe sfidat e sigurisë e qojnë kryeministrin japonez në Evropë dhe Amerikë
Rajon / Botë

Ukraina dhe sfidat e sigurisë e qojnë kryeministrin japonez në Evropë dhe Amerikë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/09 at 10:07 AM
Kosova Times Published January 9, 2023
Share
SHARE

Kryeministri japonez Fumio Kishida u nis të hënën në një turne në Evropë dhe Amerikën Veriore ku në axhendë të bisedimeve do të jetë e përqendruar tek siguria pas rishikimit më të madh të politikës së mbrojtjes së vendit të tij në dekada.

Japonia mban presidencën e vitit 2023 të G7 dhe Kishida do të vizitojë anëtarët e bllokut Francën, Italinë, Britaninë dhe Kanadanë duke filluar nga e hëna.

Ndalesa e fundit e Kishidës janë Shtetet e Bashkuara e që është vizita e tij e parë në Uashington si kryeministër ku ai do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden të premten.

Bisedimet me Bidenin do të rikonfirmojnë bashkëpunimin SHBA-Japoni u tha Kishida gazetarëve.

Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë sfidat e sigurisë, duke përfshirë pushtimin rus të Ukrainës.

Ata gjithashtu pritet të lëshojnë një deklaratë të përbashkët që do të përfshijë Tajvanin dhe denuklearizimin e Koresë së Veriut, raportoi gazeta japoneze Yomiuri Shimbun, duke cituar burime të paidentifikuara të qeverisë japoneze.

Kishida ka thënë se do të diskutojë politikën e përforcuar të mbrojtjes së kombit të tij me Biden.

Qeveria e Japonisë miratoi një rishikim të madh të politikës së mbrojtjes muajin e kaluar, duke përfshirë një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve, pasi paralajmëroi se Kina paraqet “sfidën më të madhe strategjike ndonjëherë” për sigurinë e saj.

Ishte tronditja më e madhe e mbrojtjes e vendit në dekada, me qeverinë që u zotua të rrisë shpenzimet e sigurisë në dy për qind në vitin 2027 dhe të blejë pajisje të reja duke përfshirë raketa të avancuara.

Japonia do të presë samitin e G7 këtë vit.

Kishida tha se ai pret që aleatët nga blloku të riafirmojnë mbështetjen për Ukrainën dhe gjithashtu të shfaqin “solidaritet me pjesën tjetër të botës” për çështje të tilla si ndryshimi i klimës dhe krizat e ushqimit dhe energjisë.

“Shpresoj të kem bisedime të sinqerta, zemër më zemër me homologët e mi të G7 dhe të thelloj më tej marrëdhëniet personale të mirëbesimit”, tha Kishida.

“Do të jetë e rëndësishme të konfirmohet qëndrimi bazë i mbrojtjes së shtetit ligjor dhe rendit ndërkombëtar bazuar në rregulla”, tha ai.

You Might Also Like

Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Turqia arreston 357 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

Kosova Times January 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kryeministri: SHBA është e përkushtuar për të gjetur zgjidhje

Kosova Times Kosova Times November 22, 2022
Komuna e Malishevës filloi konsultimet për buxhetimin me pjesëmarrje
Server: Vuçiq kërcënon një pjesë të Kosovës dhe të gjithë Malit të Zi, luftërat janë më se të mundshme në Ballkan
Trembëdhjetë raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë
Moti sot, kryesisht i vranët dhe me riga shiu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?