By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNj Rashiqit: A je ministër i Kurtit a prokuror i Vuçiqit?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNj Rashiqit: A je ministër i Kurtit a prokuror i Vuçiqit?
Lajme

KMDLNj Rashiqit: A je ministër i Kurtit a prokuror i Vuçiqit?

Kosova Times
Last updated: 2023/01/10 at 2:46 PM
Kosova Times Published January 10, 2023
Share
SHARE

Azem Kurtaj, pjesëtar i FSK-së është arrestuar nën dyshim se ka plagosur dy fëmijë serbë, njërin 21 vjeçar dhe tjetrin 11 vjeçar në komunën e Shtërpcës. Pas ndalimit policor prej 48 orëve, Gjykata Themelore në Ferizaj, me propozim të prokurorit të rastit ia caktoi masën e arrestit prej një muaji. Në ndërkohë, serbët bllokuan rrugët të cilat pastaj u çbllokuan dhe, në organizimin e Listës Serbe u organizua një protestë në Shtërpcë ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve serbë të kësaj komune. Menjëherë pasi ndodhi rasti KMDLNj, me një deklaratë publike kërkoi që rasti të mos paragjykohet, të pritet përfundimi i hetimeve dhe të mos dhunohet parimi i prezumimit të pafajësisë që është standard ndërkombëtar në fushën e drejtësisë si parakusht për një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe të pandikueshëm politikisht, si njëra ndër vlerat elementare të të drejtave të njeriut edhe për personat e privuar nga liria.

“Ky standard u dhunua pikërisht nga ata që duhet të jepnin shembull por që e kanë edhe detyrim kushtetues të mos ndërhyjnë në procesin e hetimeve, presidentja, kryeministri, ministra, shefa të grupeve parlamentare e kush jo tjetër. Ndërkombëtarët, sidomos kur janë serbët në pyetje reaguan si kor, njëzëri dhe me cilësime më të rënda, pa filluar ende hetimet. Reagimi i tyre në këto raste është refleksiv dhe automatik. Reagoi edhe kisha ortodokse e Serbisë, të gjithë udhëheqësit më të lartë të Serbisë dhe disa analistë të ricikluar për çdo situatë dhe për çdo përdorim në Kosovë si dhe pjesa llaskuce e shoqërisë civile”, theksoi KMDLNj.

Në një reagim të KMDLNj, thuhet se nuk mbahet mend që të ketë pasur aq shumë reagime kundër një të arrestuari dhe aq linçime publike sa ndaj të arrestuarit Azem Kurtaj dhe të ketë pasur garë se kush do të bëjë cilësime më të rënda, më fajësuese dhe më paragjykuese, në të njëjtën kohë.

“Këto ishin qartë porosi për prokurorin e rastit dhe Gjykatën Themelore në Ferizaj se çfarë vendimi duhej të merrej dhe se çdo vendim që do të ishte në kundërshtim me cilësimet e skuadrës për pushkatim publik, pa i bërë asnjë gjykim të arrestuarit Azem Kurtaj, do të kthehej kundër prokurorit të rastit dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj. Në këto raste as Baba Vanga nuk do të kishte guxim të merrte vendim tjetër përveç masës së arrestit. Pra , as që mund të flitet se ndaj të privuarit Kurtaj janë zbatuar standardet minimale ndërkombëtare për personat e privuar nga liria dhe se e tërë rrjedha e deritashme është në kundërshtim të plotë me vendimet e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasbur për raste të ngjashme dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

KMDLNj ua përkujton opinionit dhe linçuesve se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka marrë vendime në favor të arrestuarve dhe të dënuarve kur ata janë privuar nga liria nën presion të opinionit publik e rasti Kurtaj është i tillë ku presioni dhe deklaratat publike ua zënë vendin argumenteve dhe ku gjykimi bëhet thjesht një formalitet.

“Përgjegjësi për krime lufte në Kosovë, Velko Odalloviq deklaroi se Danush Kurtaj, i ekzekutuar në Burgun e Dubravës nga paramilitarët serbë në vitin 1999, babai i Azem Kurtajt paska qenë terrorist. Askush nga institucionet zhurmëbërëse në Kosovë nuk reagoi për këtë cilësim e ishin aq të zhurmshëm në gjykimin e Azem Kurtajt, ende pa filluar hetimet. Këto janë standarde të dyfishta që po zbatohen në Kosovë, mësim i mësuar nga ndërkombëtarët, për qëllime politike”. Gjithashtu Keshilli tha se Nenad Rashiq që veten e shet si zë i arsyeshëm i serbëve të Kosovës dhe së voni u bë minister në qeverinë Kurti 2, në një intervistë medias “Nova – RS“, pa asnjë mëdyshje dhe pa patur fare prova deklaroi se Azem Kurtaj me qëllim ka gjuajtur drejtë serbëve, jo për t’i frikësuar ata, por për t’i vrarë.

“Mbulesë për këtë e kishte cilësimin e prokurorit të rastit si dhe vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj si dhe bisedimet me ministrin Sfeqla. Pastaj, si fakt përdori edhe deklaratat dënuese të politikanëve të Kosovës dhe reagimet joqeveritare. Përtej këtij cilësimi, Nenade Rashiq kërkon që Azem Kurtajt t’i zgjerohen hetimet duke marrë deklarata nga kolegët e të arrestuarit (në FSK –ë) për qëndrimet nacionaliste të Azem Kurtajt në FSK–ë”, tha KMDLNj.

Nenad Rashiq sipas tyre paraqitet edhe më i skajshëm se Goran Rakiq ndonëse i maskuar me një cipë të lojalitetit ndaj institucioneve të Kosovës.

Ndërhyrja flagrante në punën e gjyqësorit

“Nenad Rashiq, me cilësimin paragjykues të Azem Kurtajt si vrasës, pa një vendim të formës së prerë të një gjykate përkatëse, ndërhynë në mënyrë flagrante në punën e gjyqësorit nga një pozitë e fuqishme politike e të qenit ministër ndonëse duhet ta ketë të qartë se pushtetet janë të ndara. Nenad Rashiq aspak dhe me asgjë nuk dallon nga Velko Odalloviq, madje, për më keq, për këto ndërhyrje të paargumentuara në një procedurë gjyqësore, ai paguhet me një pagë të majme të taksapaguesve kosovarë në mesin e të cilave janë edhe taksat e Azem Kurtajt i cili, në vend që të ketë një proces gjyqësor të drejtë, ai po dënohet paraprakisht përmes linçimit publik e që Nenad Rashiq, nga pozita e pushtetit dhe të urrejtjes po bën përpjekje t’i shqiptojë dënimin, pa një proces gjyqësor, arbitrarisht dhe padrejtësisht. Në një vend normal, ky farë ministri do të duhej të shkarkohej me urgjencë, pa i dhënë as mundësinë më të vogël për të dhënë dorëheqje. Po Nenad Rashiqi, as nuk do të shkarkohet e lëre më të jepë dorëheqje sepse në Kosovë kanë vdekur përgjegjësia institucionale dhe përgjegjësia morale”.

KMDLNj nuk e paragjykon rastin e Azem Kurtajt, as duke e deklaruar pafajësinë e tij apo duke e shpallur fajtor për faktin se kjo është përgjegjësi ekskluzive e gjykatës përkatëse mirëpo kërkon nga linçuesit e deklaruar dhe ata që mund të paraqiten në të ardhmën që të mos ndërhyjnë në procesin gjyqësor, të presin përfundimin e hetimeve, të presin vendimin e formës së prerë të gjykatës dhe të respektojnë parimin e prezumimit të pafajësisë, si vlerë dhe e drejtë e njeriut të personave të privuar nga liria. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë € nga fondet e KE-së

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Kosova Times January 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla takon Bettel, flasin për të ardhmen evropiane të Kosovës

Kosova Times Kosova Times April 14, 2025
Tragjedi në Itali, bie teleferiku, humbin jetën katër persona
Ederson drejt Juvës, ky është çmimi që kërkon Atalanta
Kurti përkujton të rënët e masakrës së Likoshanit dhe Çirezit
Shqipëria mban zgjedhjet lokale më 14 maj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?