By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite
May 19, 2025
Axenda Ndërkombëtare
May 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 maj
May 19, 2025
Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
May 19, 2025
Parashikimi i motit për këtë javë
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse shkollat në ShBA po e bllokojnë ChatGPT-në?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Pse shkollat në ShBA po e bllokojnë ChatGPT-në?
Teknologji

Pse shkollat në ShBA po e bllokojnë ChatGPT-në?

Kosova Times
Last updated: 2023/01/10 at 2:53 PM
Kosova Times Published January 10, 2023
Share
SHARE

AP

Po t’i kërkonit programit të ri të Inteligjencës Artificiale, ChatGPT, të shkruante një ese lidhur me historinë e Luftës Civile Amerikane, ai do të t’ju prezantonte një material bindës brenda pak sekondash.

Kjo është një nga arsyet pse shkollat në Nju Jork kanë filluar ta bllokojnë këtë mjet sa mbresëlënës, po aq edhe kundërthënës të shkrimit, i cili mund të prodhojë tekste si nga dora e njeriut.

Ky vendim nga distrikti më i madh shkollor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kufizimin e përdorimit të ChatGPT-së në pajisje dhe rrjete shkollore, mund të ndikojë edhe te shkollat e tjera dhe te mësimdhënësit, të cilët përpiqen ta parandalojnë kopjimin dhe mashtrimin në shkolla. Madje edhe vetë themeluesit e këtij mjeti po përpiqen të gjejnë mënyra për të penguar keqpërdorimin e tij në shkolla.

Çka është ChatGPT?

ChatGPT-ja është lëshuar për përdorim më 30 nëntor 2022, por është pjesë e një grupi më të gjerë teknologjish, të zhvilluara nga kompania me qendër në San Francisko, Open AI, e cili ka një marrëdhënie të ngushtë me Microsoft-in.

Mjeti është pjesë e një gjenerate të re të sistemeve të Inteligjencës Artificiale (IA-s), që mund të komunikojnë, të prodhojnë tekste të lexueshme sipas kërkesës, e madje edhe të prodhojnë imazhe dhe video të reja, bazuar në një qendër të madhe të të dhënave, ku përfshihen libra digjitalë, shkrime në internet dhe media të tjera.

Për dallim nga modelet e tjera, si GPT-3 nga Open AI, që u lëshua më 2020, për ChatGPT-në mjafton të kesh lidhje interneti dhe atë mund ta përdorësh falas. Ai është i lehtë për t’u përdorur, teksa funksionon si dialog i shkruar mes sistemit të IA-së dhe personit që i bën pyetje atij.

Që nga lëshimi i tij, miliona njerëz e kanë përdorur dhe e kanë testuar këtë program, duke u munduar ta shtyjnë atë të gabojë, apo e kanë përdorur për qëllime më praktike, siç është shkrimi i mesazheve elektronike. Mirëpo, të gjitha këto vetëm sa po e ndihmojnë ChatGPT të përmirësohet.

Try talking with ChatGPT, our new AI system which is optimized for dialogue. Your feedback will help us improve it. https://t.co/sHDm57g3Kr

— OpenAI (@OpenAI) November 30, 2022

Cilat janë rreziqet?

Sikur sistemet e ngjashme, ChatGPT-ja mund të shkruajë proza bindëse, por sa mund të jemi të sigurt se ajo që thuhet në to është faktike apo logjike?

Kur ky program u lëshua për përdorim, në fillim u dhanë shumë pak udhëzime se si të përdoret, përveç një premtimi se ChatGPT-ja do të pranojë kur është gabim, do të sfidojë “premisat e pasakta” dhe do të refuzojë të japë përgjigje ofenduese nëse nxitet për një gjë të tillë. Që atëherë, popullariteti i mjetit ka ndikuar që krijuesit e tij të përpiqen t’i ulin pritjet rreth tij.

“ChatGPT-ja është shumë e kufizuar, por mjaftueshëm e mirë në disa gjëra për të krijuar një përshtypje mashtruese të madhështisë”, tha shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, në një shkrim në Twitter, në dhjetor.

Altman shtoi se “është gabim të mbështetesh në të për ndonjë gjë të rëndësishme tani… Ky është një shikim fillestar drejt përparimit; ne kemi shumë punë për të bërë për qëndrueshmërinë dhe vërtetësi.

A mund të përdoret për shkrimin e materialeve shkollore?

Ja çfarë tha ChatGPT-ja, kur Associated Press i kërkoi t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, me të gjitha shkronjat e mëdha, nga perspektiva e një drejtori, që jep një mesazh të shkurtër nëpërmjet altoparlantëve të shkollës:

“Mos përdor ChatGPT apo ndonjë mjet tjetër të shkrimit të automatizuar për materiale shkollore. Ky është kopjim dhe nuk do të tolerohet. Nëse ju kapeni duke e përdorur ChatGPT-në ose ndonjë mjet tjetër të shkrimit për tekste të shkollës, do të përballeni me pasoja serioze”.

Por, kur u pyet t’i përgjigjej së njëjtës pyetje, vetë ChatGPT-ja dha këtë paralajmërim më të matur:

“Si rregull i përgjithshëm, nuk është e përshtatshme të përdoret ChatGPT-ja ose ndonjë mjet tjetër i automatizuar shkrimi për materialet e shkollës, pasi konsiderohet mashtrim dhe studenti nuk përfiton në planin afatgjatë”.

Çka thonë shkollat për këtë?

Shumë distrikte shkollore janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se si të përcaktojnë politika rreth përdorimit eventual të ChatGPT-së.

Departamenti i Arsimit i Nju Jorkut deklaroi se po kufizon qasjen në rrjetet dhe pajisjet e shkollave, sepse është i shqetësuar për ndikimet negative në mësimin e studentëve, si dhe “shqetësimet në lidhje me sigurinë dhe saktësinë e përmbajtjes”.
Por, kjo nuk e ndalon një nxënës që të hyjë në ChatGPT nga një celular personal ose kompjuter në shtëpi.

“Përderisa mjeti mund të jetë në gjendje të japë përgjigje të shpejta dhe të lehta për pyetjet, ai nuk ndërton aftësi të të menduarit kritik dhe të zgjidhjes së problemeve, të cilat janë thelbësore për suksesin akademik dhe gjatë gjithë jetës”, tha zëdhënësja e shkollave, Jenna Lyle.

Njeri apo IA?

Por, si mund ta vërtetojmë dhe ta dallojmë ndryshimin mes një teksti të shkruar nga njeriu apo IA?

“Për të përcaktuar nëse diçka është shkruar nga një njeri apo një sistem IA, mund të kërkoni mungesën e përvojave ose emocioneve personale, të kontrolloni për mospërputhje në stilin e të shkruarit dhe të shikoni për përdorimin e fjalëve plotësuese ose frazave të përsëritura. Këto mund të jenë shenja se teksti është krijuar nga një IA”.

Kjo është ajo që ChatGPT-ja i tha një gazetari të AP-së, kur u pyet se si mund të dallohej ndryshimi.

OpenAI tha në një deklaratë të shkruar nga njeriu se planifikon të punojë me edukatorët ndërsa mëson nga mënyra se si njerëzit po eksperimentojnë me ChatGPT-në në botën reale.
“Ne nuk duam që ChatGPT-ja të përdoret për qëllime mashtruese në shkolla ose kudo tjetër, kështu që tashmë po zhvillojmë mjete për të ndihmuar këdo që të identifikojë tekstin e krijuar nga ai sistem”, tha kompania.

A e kërcënon kjo Google-n?

Ka pasur disa spekulime se ChatGPT-ja mund të përmbysë biznesin e kërkimit në internet, tani i dominuar nga Google, por gjiganti i teknologjisë ka vite që punon në teknologji të ngjashme – por ai është më i kujdesshëm për lëshimin e tyre për përdorim.

Ishte Google ai që i dha shtytje trendit për modele gjithnjë e më të mëdha, gjithnjë e më të zgjuara të gjuhës së IA-së, që mund të “trajnoheshin paraprakisht” mbi një grup të gjerë shkrimesh.

Në vitin 2018, kompania prezantoi një sistem të njohur si BERT, që përdor një teknikë “transformatori”, e cila krahason fjalët në një fjali për të parashikuar kuptimin dhe kontekstin. Disa nga këto përparime janë futur tani në kërkimet në Google.

Por, nuk ka dyshim se modelet e GPT-së, që është shkurtesë për Generative Pre-trained Transformer (shqip: Transformator i para-trajnuar gjenerues), kanë ndikim. Microsoft ka investuar të paktën 1 miliard dollarë në OpenAI, dhe ka një licencë ekskluzive për të përdorur GPT-3.

ChatGPT message in Kosovo
ChatGPT message in Kosovo

Ueb-faqja e ChatGPT-së në Kosovë nuk funksionon. Në mesazhin që shfaqet pas tentimit për përdorim shkruan se “Shërbimet e OpenAI nuk janë të disponueshme në vendin tuaj”.

You Might Also Like

Skype do të mbyllet brenda pak ditësh

Udhëheqësit e teknologjisë shpallin fundin e epokës së smartfonëve dhe fillimin e një të reje deri në vitin 2030.

Skype po mbyllet

Kosova pjesëmarrëse në samitin mbi inteligjencën artificiale në Paris

DeepSeek tashmë ka gjetur të meta sigurie. “Ne hymë në bazën e të dhënave për pak minuta”

Kosova Times January 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Donald Trump është shpallur `Personi i Vitit` nga revista ‘Time’

Kosova Times Kosova Times December 12, 2024
Zero taksa për regjistrimin e veturave elektrike – A mjafton?
Lot dhe lutje teksa rezervistët rusë nisen për luftë
Rusia kërcënon, Europa gati: Polonia po ndërton “Murin e Berlinit”, tri vende dërgojnë trupa në kufij
NATO ka llogaritur skenarin e një sulmi rus ndaj vendeve baltike në vitin 2027
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?