By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aliyev: Azerbajxhani përgatit padi ndërkombëtare kundër Rusisë për rrëzimin e aeroplanit AZAL
July 19, 2025
Gazetari Shyti sjell librin e ri “LOJTARI I FATIT”
July 19, 2025
Britania e Madhe zhvillon një aeroplan luftarak të padukshëm, i aftë të sulmojë objektiva thellë brenda Rusisë
July 19, 2025
Trump kërcënon se do t’i japë fund shpejt BRICS-it
July 19, 2025
Aliyev i këshilloi Ukrainës “të mos i nënshtrohet” pushtimit të territoreve
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Cilët themeltar po injorohen në LDK!?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Cilët themeltar po injorohen në LDK!?
Opinion

Cilët themeltar po injorohen në LDK!?

Kosova Times
Last updated: 2023/01/11 at 2:28 PM
Kosova Times Published January 11, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Më shkuarjen në përjetësi të liderit historik, Ibrahim Rugova, LDK-ja e ka marrë tatëpjetën pas ndarjes në dysh në Kuvendin Zgjedhor të 2006-s. Nga ajo kohë fillon kapja e LDK-së nga klanet dhe grupet e interesit, me ç’rast fillon edhe largimi nga vlerat demokratike!

LDK-në e ndëshkojë me votë elektorati i saj

Nga shkuarja në amshim e Ibrahim Rugovës, pasardhësit në kreun e partisë në nivelin qendror dhe lokal asnjëherë nuk i kushtuan kujdes, nuk e dëgjuan dhe as nuk e përfillën vullnetin e elektoratit.

Me lidhjen e koalicioneve të panatyrshme paszgjedhore, për rehatimin e një grupi të vogël njerëzish nëpër pozita të larta shtetërore i shkelen premtimet dhe zotimet ndaj elektoratit.

Elektorati i zhgënjyer nga mashtrimet serike të ish kryetarit të partisë, nga njëra palë zgjedhje në tjetrën, fillimisht e ndëshkuan LDK-në me bojkotim të zgjedhjeve, kurse së fundmi edhe me votë kundër saj, siç ishte rasti në zgjedhjet e fundit nacionale të 14 shkurtit 2021.

Shkaqet e rënies së LDK-së janë të shumta dhe na janë njohura të gjithëve, saqë është e tepërt të përmenden në këtë shkrim.

LDK Post-Rugoviane injoron themeltarët, po e tubon bërllokun e partive tjera!

Duket pak sa konstatim i ashpër, por është realitet i hidhur! Injorimi dhe anashkalimi i themeltarëve, aktivistëve dhe veprimtarëve të guximshëm dhe të devotshëm nga ana e kryetarit paraprak, për fat të keq dhe të këtij aktual, e ka rënduar akoma më shumë gjendjen në LDK.

Prurjet e reja asnjëherë nuk e kanë ndihmuar LDK-në, përkundrazi e kanë dëmtuar jashtëzakonisht shumë në votë. Ideologjia dhe përcaktimi politik nuk janë sport, por ideale të cilat duhet mbrojtur me fanatizëm nga drejtuesi i partisë.

Më i vlefshëm për një subjekt serioz politik duhet të një anëtarë i thjesht sesa një prurje e re, e të mos flasim për aktivistët dhe veprimtarët, të cilët e kanë bartur mbi supet e tyre barrën e aktiviteteve në kohët më të vështira.

Prurjet e reja nuk janë thjeshtë numra, por janë figura politike, të cilat në momentin e ardhjes në parti e kanë të siguruar renditjen në dhjetëshen e parë në listën zgjedhore për deputet. Por edhe nëse nuk zgjedhën deputet (e), në secilin variant të koalicionit qeveritar e kanë të garantuar postin ministror në qeveri!

Në pyetjen e ngritur në titullin e këtij shkrimi, “Cilët themeltar po injorohen në LDK!?”

Përgjigja është e lehtë dhe e thjeshtë; unë, ti, ai dhe secili prej nesh pa përjashtim!

Nuk ju bëhet ftesë për bashkëpunim asnjërit prej ish themeltarëve, veprimtarëve dhe aktivistëve, analistëve dhe gazetarëve që e rrezikuan jetën e tyre duke i mbrojtur idealet, parimet dhe filozofinë politike rugoviane, përkatësisht vijën institucionale të shtetformimit!

Por, ftesa ju bëhen atyre që kanë dështuar apo e kanë e bërë bërllok në partitë e tjera!

Nuk dëshirojë të përmend emra, pasi janë shumë dhe mund t’i mbetem në “hak” ndokujt, që kanë defiluar dhe janë ngritur në karrierë politike nga LDK-ja!

Parashutistët dhe mercenarët, me arritjen e qëllimit politik ia kanë kthyer dhe ia kthejnë përsëri shqelmat LDK-së duke e sharë dhe përbuzur ashtu siç e kishin bërë para aderimit në këtë parti!

Jo rastësisht LDK-ja i ka humbur të gjitha zgjedhjet nacionale pas vitit 2004

Kur i dëgjon elektorati antirugovistët dhe të sapoaderuarit në LDK duke u thirrur në emrin e Rugovës, jo vetëm që iu gërditet LDK-ja, ju gërditet edhe Kosova. “Nuk paska gjë më të vështirë sesa kur po i dëgjojë të flasin në emër të Rugovës ata që e kundërshtuan për së gjalli, ata të cilët e sulmuan dhe e kundërshtuan zgjedhjen e tij president”, kështu e shprehë irritimin dhe mllefin nga prurjet e reja një rugovist i përbetuar në LDK!

Bien në gjumë të majtë, zgjohen të djathtë, i zë nata antirugovsit, mëngjesi i zgjon LDK-ist! Kjo logjikë dhe ky lloj konvertimi brenda natës nuk ka të bëjë fare me vlerat rugoviane dhe as me përcaktimet ideologjike të LDK-së, por ka të bëjë me largimin e skajshëm nga gjeneza historike e LDK-së!

Ky është deformimi më i madh që i ka ndodhur LDK-së Post-Rugoviane!

Nëse LDK-ja nuk ju kthehet themeltarëve dhe veprimtarëve të orëve të para, përjetësisht do të mbetet patericë e partive të tjera, madje edhe të atyre minore!

Të rinjtë që nuk e kanë përjetuar ‘Epokën e Rugovës’, e kanë gjithnjë e më të vështirë të binden nga antirugovistët dhe mercenarët e instaluar në LDK. Vetëm themeltarët dhe bashkëveprimtarët e Rugovës, aktivistët dhe veprimtarët mund ta ribëjnë LDK-në, duke ua shprehur ndjenjat e thella shpirtërore, dashurinë e pakufishme dhe rrëfimet për vitet e krenarisë kombëtare gjatë LDK-së Rugoviane!

Nga unë mbështetësi i palëkundur i filozofisë politike Rugoviane apo ADN-së politike të shqiptarëve të Kosovës dhe ushtari besnik i atdheut tim.

You Might Also Like

Agjenda ndërkombëtare dhe Kosova: Midis shpresës dhe realpolitikës

Nëse nuk bashkohemi tani – kush do ta mbrojë nesër Kosovën?

Deputetë, sa mirë do të ishte t’ju shihnim në pozicionin 69!

Dinamika e Sigurisë dhe Sfidat në Ballkanin Perëndimor

Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar

Kosova Times January 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nagavci: E rëndësishme krijimi i kushteve të shëndosha për arsim cilësor

Kosova Times Kosova Times April 17, 2024
Transgjinorja Riki Valerie Kole u bë Miss Holanda
Lavrov: Rusia është e hapur për bisedime me Perëndimin për luftën në Ukrainë
Capello këshillon Romën: Mos e shitni Dybala-n
Gjuan për festë me karabinë, i konfiskohen arma
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?