By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krokante, të fryra, me njolla: 5 stile të preferuara picash italiane për t’i provuar
May 15, 2025
Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm
May 15, 2025
Misioni vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjeve të huaja
May 15, 2025
Rikthehen objektet e uzurpuara në veri, Sveçla: Në shërbim të qytetarëve
May 15, 2025
Mbërrin në Tiranë, presidenti ukrainas Zelensky
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Homazh në shtatëmbëdhjetë vjetorin e amshimit të prelatit të ipeshkëvisë së Kosovës, imzot Mark Sopi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Homazh në shtatëmbëdhjetë vjetorin e amshimit të prelatit të ipeshkëvisë së Kosovës, imzot Mark Sopi
Opinion

Homazh në shtatëmbëdhjetë vjetorin e amshimit të prelatit të ipeshkëvisë së Kosovës, imzot Mark Sopi

Kosova Times
Last updated: 2023/01/11 at 2:39 PM
Kosova Times Published January 11, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Siç e kanë thënë edhe shumë mendjendritur, teologë, filozof e historianë të tjerë para nesh, se; „historia është dëshmitare e vërtetë e kohërave“, „dritë e së vërtetës“, „jetë e kujtimit“, „mësuese e jetës“, „lajmëtare e lashtësisë“, kështu që ajo nuk do të duhej t’i harrojë për asnjë çast rrezet e dritës jetësore të atyre që ishin “PRO DEO ET PATRIA” („PËR ZOT E ATDHE“), siç ishte edhe figura emblematike dhe karizmatike e prelatit të Ipeshkëvisë së Kosovës, atdhetari ynë, Imzot Mark Sopi, i cili është edhe pasardhës i „Martirëve të Karadakut“ qe me krenari nga momentet e para të thirrjes së tij meshtarake, i vetëdijshëm, me plotë dëshirë, me vullnet dhe gëzim iu përgjigj thirrjes së Zotit për ta ndjekë atë, po edhe përmes kryqeve që do i ketë në jetë qe i barti pra të të njëjtin Kryq ipeshkvor që e kanë mbajtur me dinjitet, krenari e dashuri dikur edhe paraardhësit e tij, etër të kishës katolike shqiptare, katekist e atdhetar si: Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi, Atë Shtjefën Gjeçovi, Imzot Nikë Prela… Imzot Mark Sopi, me krenari ka mbajtur edhe reliken e ipeshkvit, bariut shpirtëror të dioqezës sonë dhe vijuesit të denjë e burrit të madh të kombit shqiptar, që do thotë se e tërë motoja e tij e përmbledhur, ishte: Feja, Shpresa, Dashuria, e identiteti i përgjithshëm kombëtar nën binomin: “PRO DEO ET PATRIA” ( për Zot e Atdhe) të cilin binom e lidhi me binomin cilin e mori me rastin e shugurimit për Ipeshkëv e që ishte; „PER CRUZEM ET LUXEM“, gjë që pasqyron rrugëtimin e tij, dhe të paraardhësve të tij martirë, por edhe rrugëtimin e popullit shqiptarë në përgjithësi, me një fjalë e tërë jeta e ipeshkvit tonë të dashur, bariut tonë shpirtëror ishte: „Pro Deo et Patria“ dhe „Per Cruzem ad Luxem“ (Përmes Kryqit deri te Drita). Kuptohet fort i frymëzuar në veprat e të parëve të tij; „Ora et labora“ (Lutu e puno), dhe të apostujve e rilindësve kombëtar, zuri vend të spikatur në piedestalin e prelatëve, intelektualëve e atdhetarëve të mëdhenj të kauzës kombëtare.

Kulmi i influencës së tij u shfaq qysh si meshtar i ri në Ferizaj, mirëpo theksohet më tepër që nga viti 1974, deri në vitin 1991, ku me përkushtim, sakrifica e vetëflijim por mbi të gjitha me dashuri shërbeu në Kishën e “Shën Gjon Pagëzuesit”, në Zllakuqan. Në Zllakuqanin e Lugut të Drinit, bëri shërbime pa e kursyer vetën e tij për asnjë moment, ndër të cilat duhet theksuar; organizim e jetës baritore, katekizëm, ndërtimin e Kishave, kapelave, renovimin e tërësishëm të Kishës së “Shën Gjon Përgëzuesit”,  përgatitjen e atyre (djem e vajza) që ishin të thirrur për mision meshtarak e rregulltarë,  themelimin e dy famullive të reja, të Klinës dhe të Budisalcit.  Ishte ndër njerëzit dhe intelektualet më me influencë dhe autoritet dhe iu printe si „kryekrushk“ „krushqve pajtimtarë të gjaqeve“ meqë e dëshironte pa asnjë kusht faljen dhe pajtimin, lirinë dhe bashkimin e popullit shqiptarë, aksion ky që kryesohej nga prof. Anton Çetta dhe bashkëpunëtorëve të tij nga elita intelektuale e rinore shqiptare e Kosovës. Imzot Mark Sopi në famullin e Zllakuqanit, shërbeu me përkushtim për gati dy dekada tashmë ndjente thirrje që t‘iu dal në ndihmë vëllezërve e motrave në Shqipëri pas lirisë fetare. Dhe vullnetarisht kërkoi të shkoj atje, kurse duke i njohur kërkesat e nevojat në Shqipëri , Imzot Nikë Prela, ipeshkëv i dha dekretin për një mision apostolik tjetër shtesë d.m.th sojit të Shën. Palit në shtegtim për në Shqipëri, në mbjellje të farës mirë të fesë, shpresës, dhe dashurisë për shëlbim e shpëtim të njeriut, të dhurojë atë që vetë e kishte pranuar si hir.

Aty ku shtegtoi Prelati ynë, në Durrës e Milot (1991-1994), me jetën e tij konkrete mbolli me sukses të madh, frytet e asaj fare të mirë ku njeriu duhet të jetë i lirë e të jetoj në paqe, mirëkuptim e dashuri, të luftoj të keqën dhe varfërinë. Në gjitha këto shërbime tregoi me jetë e vepra se liria është parakusht i mirëqenies, dashurisë dhe të vërtetës sipas fjalëve: “Vërtet, vëllezër, ju jeni të grishur në liri! (Gal 5, 13), duke dëshmuar kështu vepra të mira dashurie vëllazërore, shpirtërore, deri ditën kur pasardhësi i Shën. Pjetër Shkëmbit) Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali II e emëron, dhe e shuguron ipeshkëv Imzot Mark Sopin, më 6. janar të vitit 1996, në Bazilikën e Shën. Pjetrit në Romë, duke ia besuar Dioqezën e Kosovës të paraardhësve të tij, Imzot Pjetër Bogdanit e Imzot Nikë Prelës.

I përndritshmi imzot Mark Sopi, ipeshkëv i ipeshkëvisë së Kosovës, i cili përmes një ataku kardiak ndërroj jetë shtatëmbdhjetë vjetë me parë në Prishtinë, të të cilit eshtrat e tij të varrosura në Kishën e Binçes , janë bartur apo zhvarrosur nga Kisha e Binçes së Vitisë, me 15 janar 2021, për në Kriptën e Katedrales ‘Shën Nënë Tereza’ në Prishtinë, pikërisht aty ky prehen eshtrat e simbolit Kombëtar, Imzot Pjetër Bogdanit dhe të Imzot Nikë Prelës. Imzot Mark Sopi, përveq se ishte një Bari e Prelat Shpirtëror në ipeshkëvinë e Kosovës, ai, ishte edhe një njeri me një diapazon të thellë, një teolog e filozof, me sy dhe shikim të mprehtë dhe me një qëndrim serioz dhe performancë profetike. Kur e them Bari dhe Prelat me një performancë profetike, nga këndvështrimi im mendoj apo e them sepse Imzot Marku, qe nga shugurimi i tij meshtarak nisur në Ferizaj, Zllakuqani e më vonë në Milot e Durrës të Shqipërisë ishte në shërbim të Zotit dhe popullit të tij, duke iu shërbyer me pershpirtëri, e predikuar dashurinë, mëshirën, pendesën dhe faljen. Si shprehje nga lugdrinasit zllakuqanas të Klinës, në shenjë e dashurisë dhe respektit dhe kujtimit për Imzot Mark Sopin, shtatë vite me parë nga Forumi i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” Klinë është mbajtur Akademi përkujtimore, në Klinë, më 9 janar 2016, në Pallatin e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, në përvjetorin e dhjetë të kalimit në amshim, me ç’rast përmes pjesmarrësve të strukturave të larta të nivelit qendror (Anton K Berisha, ish zv. ministër i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës) e atij lokal (ish nënkryetari i Komunës së Klinës, z. Enver Berisha)njëkohësisht edhe atij dioçezan të Kosovës, Shkelqësisë së Tij, imzot Dodë Gjergji, e mulla Xhevat Kryeziu (miku i imzot Sopit) dhe me kumtesa të tjera morën pjesë edhe shumë referues të  cilët e lartësuan figurën dhe veprimtarinë misionare, kulturore dhe kombëtare.

Imzot  Mark Sopi, ka reflektuar nëpër gazeta dhe revista të ndryshme, sidomos ka drejtuar edhe revistën prestegjioze Shpirtërore “DRITA” e Ferizajt dhe ka në autorësi këto tituj librash: “Vegim drite”, “Baca Kolë dhe famullitari”, (1995), “Martirët e Karadakut”, (1996),” Koncilet ekumenike”, (2000) dhe “Shën Luçia”,  (2003).

Krejt në fund të këtij reflektimi mund ta them se kjo histori për imzot Mark Sopin, nisi qe nga shugurimi dhe misioni i tij në Ferizaj, Zllakuqan, Milot, Durrës dhe vazhdoj për dhjetë vite si Prelat i denjë i Ipeshkëvisë së Kosovës për të cilin ne lugdrinasit zllakuqanas të Klinës, e vlerësojm si një mik të vjetër dhe tejët të dashur i cili gjatë kauzës së tij spirituale e kombetare kanë përjetuar momente vështirësie edhe të ecjes sonë drejt ringritjes shpirtërore, kombetare, sociale dhe njerëzore dhe që gjithmonë ka reflektuar dhe është lutur për popullin e vendin tonë pa dallim feje.

Ikona më e përsosur imzot Mark Sopi është lidhja e tij miqësore me Lugun e Drinit, shqiptaret e Kosovës dhe me miqtë e tij nderkombëtarë.  Ky diplomat, teolog e filozof e Bari i Mirë dybinomësh “PËR FE E ATME” ka kaluar nëpër shtëpitë tona, dhe në zyret e botës Evroamerikane për ta senzibilizuar çeshtjen e Kosovës, e qe jo vetëm qe na mrekulloi neve si botën mbarë e qe tashmë është dhe jeton në qiell e pasosur. Megjithatë, ne akoma kemi nevojë për Prelatin në fjalë dhe përsëri duam që imzot Mark Sopi të na kujtoj nga amshimi i tij dhe të lutet për defektet e grigjës dhe shqiptarëve të tij në Kosovë, Shqipëri e mergatën shqiptare.

You Might Also Like

OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë

Për çfarë bëhet fjalë në luftën e Putinit kundër Ukrainës, çfarë qëllimesh ndjek ai dhe pse nuk do të ketë marrëveshje?

Fillimi i mbrapsht nuk sjellë përfundim të mirë!

Presidentja Vjosa Osmani po e mban gjallë imazhin e politikës shqiptare!

Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre

Kosova Times January 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Erdogan i përshkroi marrëdhëniet me BE-në dhe paralajmëroi Brukselin: “Dalja e fundit para urës është Turqia”

Kosova Times Kosova Times March 11, 2025
Orban sërish kritikon Perëndimin
Interpoli hodhi poshtë kërkesën e BiH: urdhri ndërkombëtar për Dodik nuk do të lëshohet
Barella s`e ndihmon Interin të paktën në dy ndeshje
Vuçiq: S’ka bisedime për njohjen e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?