By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama takon në Tiranë liderët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama takon në Tiranë liderët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut
Lajme

Rama takon në Tiranë liderët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut

Kosova Times
Last updated: 2023/01/11 at 9:35 AM
Kosova Times Published January 11, 2023
Share
SHARE

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka takuar të martën në Tiranë liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i këtij takimi, që ka nxitur reagime të shumta në Shkup, nuk është bërë i ditur nga kreu u Qeverisë shqiptare.

Ai postoi një fotografi në rrjetin social, Facebook, ku shkroi “Qoftë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarët kudo që janë”.

Por, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, tha se të gjitha temat janë “fitimprurëse” ndërsa takimin e quajti “vëllazëror’’.

“Takimi është miqësor, vëllazëror. Do t’i shohim temat. Të gjitha temat që janë fitimprurëse, më intereson veçanërisht ndërtimi dhe forcimi i strategjisë së përbashkët për afrimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian. Ky është një mision jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë. Forcimi i paqes, stabilitetit dhe progresit të ekonomisë”, ka deklaruar ai.

Në takim morën pjesë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari; kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Ftesa është refuzuar nga kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pasi nuk ka dashur të ulet në një tryezë me Ali Ahmetin, të cilin ai e akuzon për krim të organizuar, korrupsionin, largimin e shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut dhe dështime tjera.

Në një prononcim për mediat në Tiranë, Kasami ka thënë se takimi është në “shërbim” të BDI-së dhe jo të çështjeve të tjera.

“E refuzuam që të jemi pjesë e këtij takimi sepse vlerësojmë se ky takim nuk iu shërben shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, por më shumë i shërben lidershipit të Bashkimit Demokratik për Integrim, parti e shqiptarëve në qeveri për më shumë se 20 vite”.

“Ne vlerësojmë se takimi është thirrur shkaku i turbulencave të fuqishme brenda këtij subjekti politik, ku funksionarë të lartë të saj … kanë dalë hapur kundër lidershipit të partisë. Një situatë e palakmueshme për BDI-në dhe për të de-fokusuar opinionin në Maqedoninë e Veriut, vlerësojmë se zhvillohet ky takim në Tiranë”, tha ai.

Lidhur me takimin e Ramës me liderët shqiptar kanë reaguar edhe partitë politike maqedonase.

Për Lidhjen Social-Demokrate në pushtet (LSDM) “Edi Rama është mik i dëshmuar i Maqedonisë (së Veriut) dhe i popullit maqedonas, ndërsa me Shqipërinë nuk kemi çështje të hapura. Andaj, çdo takim, formal apo joformal, që është në interes të të dyja vendeve dhe të dy popujve është për ne në drejtim të ndërtimit të një rajoni evropian”.

VMRO DPMNE-ja që është në opozitë, vlerëson se takimi në Tiranë bëhet me kërkesë të LSDM-së, e cila sipas nënkryetarit të VMRO-së, Aleksandër Nikollovski, “është në panik për rrëzimin e Qeverisë dhe dështimin e ndryshimeve në Kushtetutë.

“LSDM-ja dhe Dimitar Kovaçevski po kërkojnë ndihmë për të shpëtuar, andaj edhe jashtë të gatshëm të pranojnë gjithçka në dëm të popullit maqedonas përmes agjendave të ndryshme vetëm që ta shpëtojnë veten e tyre”, deklaroi Nikollovski.

Liderët e partive politike shqiptare një takim të tillë me Ramën e kishin realizuar më 7 janar të vitit 2017, ku përmes një deklarate të përbashkët thanë së “angazhoheshin për ngritjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni në popull shtet-formues, me gjuhë zyrtare, e cila do të kishte statusin e barabartë me gjuhën maqedonase dhe zgjidhjen e shumë çështjeve tjera etnike”.

Por kjo deklaratë nga opinioni maqedonas ishte quajtur si “Platforma e Tiranës”, që sipas tyre kishte për synim rrënimin e shtetësisë maqedonase.

You Might Also Like

Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë

Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi

Ngërçi politik pengesë në përfitimin financiar të Kosovës nga BE-ja

Reduktime të ujit në disa lagje të Prishtinës, shkak gypi kryesor

Fshatra të Dragashit përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës

Kosova Times January 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët: Ukrainasit sulmuan territorin tonë me dronë, pesë fëmijë u plagosën

Kosova Times Kosova Times July 12, 2024
Berisha: Fushë Kosova përkrah Partinë Liberale Egjiptiane
Madonna dëshiron që Britney Spears t’i bashkohet asaj në skenë në turneun e ardhshëm ‘Celebration’
Mickoski kundërshton Vuçiqin: Askund nuk kam hyrë me kamera
Gjermania refuzon të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?