By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh: Autoritet serbe duhet të garantojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve shqiptarë në Serbi
October 11, 2025
I paharrueshëm Poeti europian i shqipes
October 11, 2025
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia fajëson Armeninë për anulimin e bisedimeve me Azerbajxhanin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia fajëson Armeninë për anulimin e bisedimeve me Azerbajxhanin
Rajon / Botë

Rusia fajëson Armeninë për anulimin e bisedimeve me Azerbajxhanin

Kosova Times
Last updated: 2023/01/12 at 1:31 PM
Kosova Times Published January 12, 2023
Share
SHARE

Rusia ka fajësuar Armeninë për prishjen e bisedimeve të paqes me Azerbajxhanin për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabukut.

Kjo është përplasja e fundit mes këtyre dy shteteve aleate sa i përket konfliktit për Nagorno-Karabak.

Armenia dhe Azerbajxhani për muaj të tërë kanë zhvilluar bisedime me qëllim që të arrijnë një marrëveshje të paqes për Nagorno-Karabakun – një rajon i shkëputur që njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që është shtëpi kryesisht e armenëve etnikë.

Muajin e kaluar, disa azerbajxhanas që pretendojnë se janë aktivistë mjedisorë, kanë bllokuar rrugën e vetme që lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë. Jerevani e ka quajtur këtë si bllokadë të mbështetur nga Qeveria. Por, Bakuja ka thënë se protestuesit kanë shqetësime legjitime lidhur me mihjen ilegale nga armenët dhe Azerbajxhani mohon se ky rajon është bllokuar.
Në deklaratën e lëshuar të enjten, Rusia fajësoi Armeninë për anulimin e bisedimeve të paqes mes dy shteteve dhe i bëri thirrje Jerevanit që të kthehet në tavolinën e bisedimeve.

“Është vështirë të vlerësohet pozicioni i Jerevanit kur deklaratat e tyre zyrtare dallojnë shumë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ajo tha se vendimi i Jerevanit për t’u tërhequr nga bisedimet e paqes, që ishin paraparë të mbaheshin në dhjetorin e kaluar në Moskë, “na pengojnë që të diskutojmë për një traktat të paqes”.

“Nëse partnerët tanë armenë janë vërtetë të interesuar për të zgjidhur këto probleme, atëherë në vend se të merren me skolastikë, është e nevojshme të vazhdojmë të punojmë së bashku”, shtoi ajo.

Zyrtarët në Jerevan kanë rritur zemërimin e tyre nga Rusisë – shtet që zyrtarisht është aleat i Armenisë, pasi të dyja ato bëjnë pjesë në një traktat të përbashkët për vetëmbrojtje – për shkak se nuk ka bërë më shumë për t’i dhënë fund bllokadës.

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar më 2020, nën ndërmjetësimin e Moskës, Rusia vendosi një kontingjent të forcave paqeruajtëse në rajon dhe Azerbajxhani u pajtua se do të sigurojë lëvizje të lirë përgjatë Korridorit Laçin, që lidh Armeninë dhe Nagorno-Karabakun.

Armenia ka thënë se Azerbajxhani nuk po i përmbahet marrëveshjes dhe ka kërkuar që paqeruajtësit rusë të bëjnë më shumë për të shpërndarë protestuesit në Korridorin Laçin. Por, Moska ka thënë se po bën gjithçka që mundet për të ndihmuar palët për të tejkaluar këtë situatë.

You Might Also Like

Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë

Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme

“Lufta e Përjetshme” është skenari më i mundshëm i konflikti Rusi-Ukrainë?

McMaster paralajmëron Trumpin: Vetëm ‘fuqia e fortë’ mund ta ndalë agresionin rus

Si perfundoi konflikti Moske-Baku?

Kosova Times January 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq u takua me ambasadorin e Federates ruse -flasin per Kosovës

Kosova Times Kosova Times January 15, 2023
Çitaku: Mungon definicioni i duhur në shqip për të shpjeguar absurditetin
Vajza e Sanduloviqit bën homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz
E pabesueshme: Qeveria e Serbisë dhe gazetarja Pinka drejtojnë profilin e patriarkut serb në Instagram!?
Horoskopi ditor për 24 qershor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?