By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sportistet “ilegale” të Afganistanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Sportistet “ilegale” të Afganistanit
Sport

Sportistet “ilegale” të Afganistanit

Kosova Times
Last updated: 2023/01/12 at 3:06 PM
Kosova Times Published January 12, 2023
Share
SHARE

Që kur u kthyen në pushtet në gushtin e vitit 2021, talibanët i kanë ndaluar sportet për gratë sportiste, si pjesë e një ashpërsimi të kufizimeve, të cilat e kanë vështirësuar jetën e tyre të përditshme.

Nga frika e ndëshkimit, këto gra kanë pozuar për portrete, me burka dhe me pajisjet e sporteve që ato i duan, por të cilat zyrtarisht ndalohen t’i ushtrojnë.

 


Një ekip afgan i futbollit të grave duke pozuar për një portret në Kabul. Gratë dhe vajzat duhet të fshehin identitetet e tyre me burka – veshje që tërësisht mbulon trupin dhe fytyrën, duke lënë vetëm një hapësirë të rrjetëzuar për të shikuar – teksa ato përballen me frikësime, kërcënime dhe, në disa raste, me rrahje nga vetë familjarët e tyre për shkak se merren me sporte.
Një ekip afgan i futbollit të grave duke pozuar për një portret në Kabul. Gratë dhe vajzat duhet të fshehin identitetet e tyre me burka – veshje që tërësisht mbulon trupin dhe fytyrën, duke lënë vetëm një hapësirë të rrjetëzuar për të shikuar – teksa ato përballen me frikësime, kërcënime dhe, në disa raste, me rrahje nga vetë familjarët e tyre për shkak se merren me sporte.
Një luftëtare afgane e arteve të përziera luftarake me trofetë e saj në Kabul. Një grua e re, e cila ka pësuar rrahje nga nëna e saj dhe është përbuzur nga fqinjët e saj, ka ngelur e shpartalluar. “Unë nuk jam më i njëjti person”, ka thënë ajo. “Që kur erdhën talibanët, ndihem sikur e vdekur”.
Një luftëtare afgane e arteve të përziera luftarake me trofetë e saj në Kabul.

Një grua e re, e cila ka pësuar rrahje nga nëna e saj dhe është përbuzur nga fqinjët e saj, ka ngelur e shpartalluar. “Unë nuk jam më i njëjti person”, ka thënë ajo. “Që kur erdhën talibanët, ndihem sikur e vdekur”.

Një vajzë afgane duke ushtruar tekuondo në Kabul.
Një vajzë afgane duke ushtruar tekuondo në Kabul.
Portreti i një gruaje afgane që praktikon boksin tajlandez, apo muai tai, në Kabul. Një grua tjetër, Sarina, 20-vjeçare, luftëtare e arteve të përziera luftarake, ka kujtuar se si, në gushtin e vitit 2021, ka garuar në një turne lokal grash në një sallë sportesh në Kabul. Fjalët ishin përhapur nga audienca dhe pjesëmarrëset se luftëtarët talibanë ishin afruar në periferinë e qytetit. Të gjitha gratë dhe vajzat kishin ikur nga salla. Kjo ka qenë gara e fundit në të cilën ajo mori pjesë.
Portreti i një gruaje afgane që praktikon boksin tajlandez, apo muai tai, në Kabul.

Një grua tjetër, Sarina, 20-vjeçare, luftëtare e arteve të përziera luftarake, ka kujtuar se si, në gushtin e vitit 2021, ka garuar në një turne lokal grash në një sallë sportesh në Kabul. Fjalët ishin përhapur nga audienca dhe pjesëmarrëset se luftëtarët talibanë ishin afruar në periferinë e qytetit. Të gjitha gratë dhe vajzat kishin ikur nga salla. Kjo ka qenë gara e fundit në të cilën ajo mori pjesë.

Një boksiere afgane në Kabul. Talibanët po ashtu kanë kërcënuar dhe ngacmuar ato që dikur janë marrë me sporte, shpesh duke i frikësuar ato që të mos ushtrojnë as privatisht.
Një boksiere afgane në Kabul.

Talibanët po ashtu kanë kërcënuar dhe ngacmuar ato që dikur janë marrë me sporte, shpesh duke i frikësuar ato që të mos ushtrojnë as privatisht.

Një vajzë afgane me dërrasën e saj me rrota në Kabul. Pushteti i talibanëve ua ka ndaluar grave edhe mësimin e mesëm dhe të lartë. Muajin e kaluar, talibanët kanë urdhëruar përjashtimin e të gjitha grave nga universitetet.
Një vajzë afgane me dërrasën e saj me rrota në Kabul.

Pushteti i talibanëve ua ka ndaluar grave edhe mësimin e mesëm dhe të lartë. Muajin e kaluar, talibanët kanë urdhëruar përjashtimin e të gjitha grave nga universitetet.

Një grua afgane, e cila merret me xhiuxhitsu, një art luftarak japonez, duke pozuar në Kabul me një vare, të cilin ajo e përdor për ushtrime. Autoritetet talibane vazhdimisht kanë premtuar se do t’i lejonin vajzat nga klasa e shtatë e lart që të ktheheshin në shkollë, por nuk i kanë mbajtur fjalët.
Një grua afgane, e cila merret me xhiuxhitsu, një art luftarak japonez, duke pozuar në Kabul me një vare, të cilin ajo e përdor për ushtrime.

Autoritetet talibane vazhdimisht kanë premtuar se do t’i lejonin vajzat nga klasa e shtatë e lart që të ktheheshin në shkollë, por nuk i kanë mbajtur fjalët.

Një grua afgane me biçikletën e saj të garave në Kabul. Talibanët po ashtu ua kanë ndaluar grave të vizitojnë parqet apo palestrat, dhe kërkojnë që ato ta mbulojnë fytyrën dhe flokët kur dalin në publik. Ata po ashtu kanë kufizuar ashpër mundësitë e grave për të punuar jashtë shtëpisë. Së voni, ata ua kanë ndaluar grave të punojnë për organizatat joqeveritare.
Një grua afgane me biçikletën e saj të garave në Kabul.

Talibanët po ashtu ua kanë ndaluar grave të vizitojnë parqet apo palestrat, dhe kërkojnë që ato ta mbulojnë fytyrën dhe flokët kur dalin në publik. Ata po ashtu kanë kufizuar ashpër mundësitë e grave për të punuar jashtë shtëpisë. Së voni, ata ua kanë ndaluar grave të punojnë për organizatat joqeveritare.

Vajzat afgane në Kabul duke praktikuar artin luftarak kinez, vushu. Edhe para se talibanët të ktheheshin në pushtet, shumë njerëz në shoqërinë tejet konservatore të Afganistanit kundërshtonin sportet e grave, duke i konsideruar ato si cenim të modestisë dhe të figurës së grave në shoqëri.
Vajzat afgane në Kabul duke praktikuar artin luftarak kinez, vushu.

Edhe para se talibanët të ktheheshin në pushtet, shumë njerëz në shoqërinë tejet konservatore të Afganistanit kundërshtonin sportet e grave, duke i konsideruar ato si cenim të modestisë dhe të figurës së grave në shoqëri.

Një lojtare afgane e kriketit, në Kabul. Një zëdhënës i Organizatës së Sporteve dhe Komitetit Olimpik Kombëtar të talibanëve ka thënë se autoritetet po përpiqen të gjejnë një mënyrë që të rikthejnë sportet për gratë, duke ndërtuar qendra të veçanta për sporte për to. Por, ai nuk ka dhënë ndonjë afat kohor dhe ka thënë se për një gjë të tillë nevojiten fonde.
Një lojtare afgane e kriketit, në Kabul.

Një zëdhënës i Organizatës së Sporteve dhe Komitetit Olimpik Kombëtar të talibanëve ka thënë se autoritetet po përpiqen të gjejnë një mënyrë që të rikthejnë sportet për gratë, duke ndërtuar qendra të veçanta për sporte për to. Por, ai nuk ka dhënë ndonjë afat kohor dhe ka thënë se për një gjë të tillë nevojiten fonde.

Një lojtare afgane e volejbollit, në Kabul. Një grua tjetër ka rikujtuar se, në ditën kur talibanët hynë në Kabul, trajneri i saj kishte thirrur nënën e saj dhe e kishte nxitur ta nxirrte vajzën jashtë vendit. Por, nëna e saj kishte refuzuar t’ia përcillte porosinë, sepse nuk donte që vajza e saj të largohej. Kur ajo kishte marrë vesh për porosinë, kishte prerë venat dhe ishte dërguar në spital. “Bota ishte bërë e errët për mua”, ka thënë ajo.
Një lojtare afgane e volejbollit, në Kabul.

Një grua tjetër ka rikujtuar se, në ditën kur talibanët hynë në Kabul, trajneri i saj kishte thirrur nënën e saj dhe e kishte nxitur ta nxirrte vajzën jashtë vendit. Por, nëna e saj kishte refuzuar t’ia përcillte porosinë, sepse nuk donte që vajza e saj të largohej. Kur ajo kishte marrë vesh për porosinë, kishte prerë venat dhe ishte dërguar në spital.

“Bota ishte bërë e errët për mua”, ka thënë ajo.

Një basketbolliste afgane në Kabul.
Një basketbolliste afgane në Kabul.
Gratë afgane duke praktikuar boksin tajlandez. Një tjetër grua sportiste tha: “Ndonëse jeta ime ishte e vështirë, kisha vetëbesim dhe e dija se, me mund, do të arrija çfarë dëshiroja. Tani, nuk kam më shumë shpresë”.
Gratë afgane duke praktikuar boksin tajlandez.

Një tjetër grua sportiste tha: “Ndonëse jeta ime ishte e vështirë, kisha vetëbesim dhe e dija se, me mund, do të arrija çfarë dëshiroja. Tani, nuk kam më shumë shpresë”.

You Might Also Like

Kosova vazhdon përgatitjet me përkushtim të madh para duelit me Slloveninë

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

Presidentja Osmani dekoron kreun e FIFA-s: Faleminderit Infantino!

Ademi zgjedhet anëtar i Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s

Drita me përmbysje fiton derbin ndaj Gjilanit

Kosova Times January 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Përfaqësuesit e Hamasit janë në një vizitë në Moskë, konfirmoi Ministria e Jashtme

Kosova Times Kosova Times October 26, 2023
Osmani në pritjen e Presidentit Biden: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë!
Kthimi i shërbimit ushtarak në Serbi me procedurë të përshpejtuar
Tre të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë
IPK: Mospërputhje në gjoba për tejkalim shpejtësie, dyshime për abuzime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?