By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA: OKB-ja t’i nxisë talibanët të heqin kufizimet për grat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA: OKB-ja t’i nxisë talibanët të heqin kufizimet për grat
Rajon / Botë

ShBA: OKB-ja t’i nxisë talibanët të heqin kufizimet për grat

Kosova Times
Last updated: 2023/01/13 at 9:29 PM
Kosova Times Published January 13, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), të premten, kanë inkurajuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratojë një rezolutë që u bën thirrje autoriteteve të udhëhequra nga talibanët në Afganistan, të heqin kufizimet për gratë që punojnë për grupet e humanitare ose ndjekin universitetet dhe shkollat e mesme, thanë diplomatët.

Këshilli prej 15 anëtarësh u takua të premten më 13 janar – me kërkesë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Japonisë – për të diskutuar lidhur me vendimet e administratës së udhëhequr nga talibanët islamikë, e cila mori pushtetin në Afganistan, në gusht të vitit 2021.

Ambasadorja e ShBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield i tha Këshillit se duke pasur parasysh peshën e situatës, duhet të miratohet unanimisht një rezolutë që dënon kufizimet dhe bën thirrje për anulimin e menjëhershëm të tyre, thanë diplomatët.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse të gjithë anëtarët do ta mbështesnin një lëvizje të tillë formale nga Këshilli. Për miratimin e rezolutës janë të nevojshme nëntë vota pro dhe pa vetot nga Rusia, Kina, Britania, Franca apo Shtetet e Bashkuara.

Këshilli i Sigurimit me konsensus u pajtua lidhur me deklaratën jozyrtare të muajit të kaluar që bënte thirrje për pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe kuptimplote të grave dhe vajzave në Afganistan, duke dënuar ndalimin e grave që të ndjekin universitetet ose të punojnë për grupe humanitare.

Përpara takimit të së premtes, 11 anëtarë të Këshillit të Sigurimit – përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Francën – lëshuan një deklaratë të përbashkët duke u bërë thirrje talibanëve të anulojnë të gjitha masat shtypëse ndaj grave dhe vajzave.

Administrata e udhëhequr nga talibanët, më 14 dhjetor, njoftoi ndalesën ndaj punonjëseve humanitare. Ky vendim erdhi pas ndalesës, në fillim të muajit të kaluar, për gratë që të ndjekin universitetet. Vajzave u është ndaluar ndjekja e shkollës së mesme, në muajin mars.

Kombet e Bashkuara kanë raportuar se 97 për qind e afganëve jetojnë në varfëri, dy të tretat e popullsisë kanë nevojë për ndihmë për të mbijetuar dhe 20 milionë njerëz përballen me urinë akute.

Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell e përshkroi ndalimin e punonjëseve humanitare si “të gabuar dhe të rrezikshëm”, sipas komenteve të saj të përgatitura për një takim të Këshillit të Sigurimit, të premten, në të cilat Reuters ka pasur qasje.

“Nuk është hiperbolë të thuash se pa to do të humbasin jetë, do të vdesin fëmijët”, tha ajo.

Russell gjithashtu tha se UNICEF-i po shqyrton ndikimin e kësaj ndalese në punën e tij dhe se “me zhvillimin e situatës, do të duhet të marrim vendime të vështira lidhur me atë se cilat aktivitete mund të vazhdojmë dhe cilat duhet të pezullohen”.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times January 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Donald Trump dhe Vladimir Putin mbajnë samitin në Alaska (LIVE)

Kosova Times Kosova Times August 15, 2025
Picula: Serbia duhet të heqë dorë nga bota serbe dhe destabilizimi i vendeve fqinje
NISMA e dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Akt terrorist dhe i papranueshëm
“Diella”, mesazh në konferencën në Nju-Jork: IA nuk i zëvendëson njerëzit
Gërvalla dënon sulmin në Magdeburg: Populli i Kosovës është i tronditur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?