By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fluturaket kamikazë rrisin sigurinë në Kosovë
October 9, 2025
Abdixhiku: LDK do të rikthehet në Podujevë me njeriun e fjalës e nderit
October 9, 2025
PDK mbyll fushatën në Ferizaj, Aliu: Kemi dhënë prova se si bëhet një qytet
October 9, 2025
Osmani apelon për mbrojtjen e votës së lirë më 12 tetor
October 9, 2025
13-vjeçari kapet me armë zjarri brenda shkollës në Ferizaj
October 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MPJD: Nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar anëtarësimi në KiE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > MPJD: Nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar anëtarësimi në KiE
Rajon / Botë

MPJD: Nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar anëtarësimi në KiE

Kosova Times
Last updated: 2023/01/14 at 2:56 PM
Kosova Times Published January 14, 2023
Share
SHARE

“Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar. Përkundrazi, që nga 12 maji i vitit 2022 janë bërë përparime të rëndësishme përgjatë procesit të anëtarësimit”. Kështu thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga Ministra e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës.

Sipas MPJD-së, në muajin shtator të vitit 2022, nga vet sekretariati i Këshillit të Evropës është dhënë interpretim ligjor mbi aplikimin e Republikës së Kosovës, i cili konfirmon qartë, sipas MPJD-së, se nuk ka asnjë pengesë ligjore për anëtarësimin e Republikës së Kosovës si anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

“Nga lobimi i përbashkët me delegacionin e Parlamentit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për herë të parë në historinë tonë është siguruar e drejta e fjalës për delegacionin e Republikës së Kosovës dhe kjo e drejtë është shfrytëzuar përgjatë sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare”, thuhet më tej në njoftim.

Para dorëzimit të aplikimit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thotë se është koordinuar me të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe “përgjatë lobimit të pandërprerë ka siguruar mbështetjen të gjerë për ta kaluar fazën e parë të procesit të anëtarësimit”.

Kjo situatë, siç thuhet më tej në komunikatën e MPJD-së, ka rezultuar edhe në angazhim konkret të një numri të vendeve anëtare mbështetëse për t’i kaluar pengesat përgjatë këtij procesi të anëtarësimit.

“Këto fakte, përveçse nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë vërtetuar edhe nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës. Qytetarët e shteteve demokratike të Evropës, e kanë të drejtën e pamohueshme për të pasur qasje në instrumentet e Këshillit të Evropës, veçanërisht në Gjykatën Evropianë për të Drejtat e Njeriut (Gjykata e Strasburgut). Kjo e drejtë e qytetarëve të shtetit më demokratik në rajon, me progres të jashtëzakonshëm në sundimin e ligjit dhe reformave në drejtësi, nuk mund të kushtëzohet nga procese të tjera që nuk janë standarde të Këshillit të Evropës”, thuhet më tej në njoftim.

Është e rëndësishme, sipas MPJD-së, të sqarohet se janë tre faza të votimit për anëtarësim të një vendi në Këshillin e Evropës.

“Në fazën e parë, Komiteti i Ministrave fillon procedurën e anëtarësimit. Në fazën e dytë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vendos standarde relevante dhe jep rekomandimin për anëtarësim. Në fazën e tretë, Komiteti i Ministrave vendos pas opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

Aplikimi i Republikës së Kosovës është në fazën e parë, deklaron MPJD.  Në këtë fazë, Komiteti i Ministrave, thuhet se duhet të kërkojë opinionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Në këtë fazë të parë të vendimit në Komitet të Ministrave nuk ka përcaktim të standardeve për fillim të anëtarësimit. Rrjedhimisht, çfarëdo kushtëzimi i mundshëm në këtë fazë do të ishte kundër Statutit të Këshillit të Evropës, praktikave të anëtarësimit dhe vlerave të organizatës”, sqaron MPJD.

Qeveria e Republikës së Kosovës, siç thuhet më tej në njoftim, ka thyer status-quo e dëmshme të ndalimit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata dhe instrumente ndërkombëtare dhe po angazhohet që Republika e Kosovës të anëtarësohet në organizata nga të cilat qytetarët e Republikës kanë përfitimet më të mëdha.

“Procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës është i pakthyeshëm dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të angazhohet që faza e parë të kalohet sa më parë”, thuhet në komunikatën për media lëshuar nga Divizioni për Komunikim Publik në MPJD.

Ndryshe, MPJD thotë se e ka lëshuar këtë njoftim për media, për t’i sqaruar disa keqkuptime dhe keqinterpretime të bëra së fundi rreth procedura e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

You Might Also Like

Babai hedh vajzën 3 vjeçare nga dritarja!

Çmimi Nobel iu dha një shkrimtari që është një gjemb në këmbë për Orbanin

KE hetime ndaj Orbanit në Bruksel, per spiunat ne Bruksel

Vuçiç ne siklet me sanksionet: U kërkoj miqve të mi rusë të mendojnë përsëri

Dodik pas dërgimit të dronëve në Kosovë e shperfaqi “dashurin” qe kishte per Turqine

Kosova Times January 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Gjykata mban seancë të mbyllur për dy të dyshuarit për spiunazh

Kosova Times Kosova Times June 6, 2024
Daalder: Ukraina humb vetëm nëse ShBA-ja ndalon mbështetjen
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit
Presidentja Osmani udhëtoi zyrtarisht për takime në Vatikan dhe Itali
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?