By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 shkurt
February 3, 2026
Ruaje këtë datë, 15 shkurti ndryshon gjithçka: Qielli hapet për 3 shenja, mjerimi bëhet një gjë e së kaluarës dhe mbërrijnë para të mëdha
February 2, 2026
Zgjidh atë që është më i bukuri për ty dhe do të zbulosh talentin me të cilin Zoti të ka shpërblyer
February 2, 2026
Receta indiane ne shtepi me nje meny te plote
February 2, 2026
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “kapen” në Paris pasi u njoftua se ishin në një lidhje
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqiptarët s’merren vesh, Beogradi ndërhyn në Këshillin Kombëtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shqiptarët s’merren vesh, Beogradi ndërhyn në Këshillin Kombëtar
Lajme

Shqiptarët s’merren vesh, Beogradi ndërhyn në Këshillin Kombëtar

Kosova Times
Last updated: 2023/01/14 at 6:14 PM
Kosova Times Published January 14, 2023
Share
SHARE

Përfaqësuesit e partive politike në Luginën e Preshevës nuk arritën të merren vesh për ta zgjedhur kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, e me këtë rast vendimet për këtë këshill do t’i merr Qeveria e Serbisë.

Koha e parashikuar me ligj për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar, pas zgjedhjeve të mëhershme, ka kaluar mbrëmë në mesnatë, ndaj Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve do të jetë nën masa të përkohshme aspo siç quhen “Masat e dhunshme” qeveritare.

Deri më tani Këshillin Kombëtar e ka drejtuar Ragmi Mustafi nga Partia për Veprimit Demokratik, i cili ka fituar më së shumti vota në tri komuna edhe në zgjedhjet e fundit në nivel të Luginës. Ndërsa në komunën e Bujanocit më së shumë vota ka fituar Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) me kandidatin Nezad Lutfiu.

Edhe pas ndërmjetësimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në një takim të mbajtur dje pasdite, nuk kanë arritur që liderët politikë të Luginës të arrijnë marrëveshje.

Siç mëson Agjencia Rajonale për Informim JUGpress, në takim me Kurtin, Ragmi Mustafa ka propozuar ndarjen e mandatit për dy vite mes tij dhe Lutfiut, por ky i fundit nuk e pranuar propozimin.

I vetmi që nuk ka marrë pjesë në takimin e djeshëm me kryeministrin Kurti ka qenë kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi. Kandidat i kësaj partie në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve ishte Levent Qazimi, djali i komandantit të Ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanocit, Ridvan Qazimi, i njohur si komandant Leshi.

Madje kjo agjenci serbe e lajmeve thotë se mosmarrëveshjet për kryetarin e Këshillit Kombëtarë kanë plasur për shkak të mos-ndarjes racionale të mjeteve të ndara nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës.

Pas dështimit për zgjedhjen e kryetarit të KNSH-së, ka reaguar  Partia për Veprim Demokratik që drejtohet nga Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë. Edhe kjo parti përmend faktin se në këtë situatë është angazhuar edhe kryeministri Kurti, por ka rezultuar pa sukses, raporton RTKlive.com.

“Pas përpjekjeve të vazhdueshme që nga 15 nëntori i vitit 2022, dje më 13 janar, përfundimisht, edhe pas përpjekjes së fundit për ndërmjetësim të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nuk u krijua shumica e re për bashkëqeverisje në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Platformës tonë që të “Vazhdojmë Bashkë për më shumë Kosovë e Shqipëri në Luginë” refuzuan ti bashkohen PD dhe LPD”, thotë PVD në komunikatë.

Në takimin e djeshëm, sipas kësaj partie, të organizuar nga kryeministri Kurti, për të gjetur një zgjidhje për të ndërtuar shumicën qeverisëse dhe për t’i ikur masave të dhunshme që do t’i  vendosë Beogradi pas të hënës, asnjëra nga këto parti nuk ka reflektuar.

Kjo parti po ashtu thotë se kishte propozuar që mandati katërvjeçarë të ndahet nga dy vjet mes partive fituese, por është refuzuar edhe ky propozim.  “Në këtë mënyrë dështoi çdo përpjekje që zgjedhjen e organeve të reja të KKSH-së të mos i transferohet ministrisë në Beograd”, thuhet në reagimin e partisë së drejtuar nga Kamberi.

Partitë tjera politike deri tani nuk kanë reaguar, raporton RTKlive.com.

You Might Also Like

“Burgun e ruante, kontrabandën e sillte – SHKK pezullon zyrtarin

Veliu: LDK nuk është pronë personale

Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në paraburgim

MKRS themelon institucion të përbashkët të Operës, Baletit dhe `Shota`

Refuzohet paraburgimi për 10 të pandehur në rastin e falsifikimit të votave

Kosova Times January 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një statujë e madhe e Donald Trump është ngritur përpara Kapitolit në Uashington.

Kosova Times Kosova Times September 18, 2025
Ministri rajonal i emëruar nga Rusia në Luhansk vdiq pas sulmit në Lisichansk më 3 shkurt
Kurti: Qeveria qëndron pranë banorëve të komunave ku pati vërshime
Thonë se ky parfum jozyrtarisht është më i miri në botë dhe është bërë i famshëm nga një bukuroshe shqiptare
Raportuesi i PE-së për Serbinë fajëson Vuçiqin për mosrealizimin e takimeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?