By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zaluzhny, parashikoi një ngrirje të luftës me Rusinë dhe propozoi vendosjen e armëve bërthamore në Ukrainë
November 30, 2025
Pesë persona janë arrestuar në Afrikën e Jugut në lidhje me një rast që përfshin rekrutimin për të luftuar në ushtrinë ruse
November 30, 2025
India dëshiron të blejë avionë luftarakë të fuqishëm rusë
November 30, 2025
Alarmante: Trendi i migrimit ne rritje ndersa rreth 1500 foshnje më pak këtë vit
November 30, 2025
Nesër betimi i kryetarit e këshilltarëve komunal të Podujevës
November 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e parë për vitin 2023
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e parë për vitin 2023
Lajme

Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e parë për vitin 2023

Kosova Times
Last updated: 2023/01/16 at 7:47 AM
Kosova Times Published January 16, 2023
Share
SHARE

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, sot do të mbajë mbledhjen e parë për vitin 2023. Në këtë mbledhje janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor 2022: Votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

Po ashtu në rend dite janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022: Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023, shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021, shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

Po ashtu kryesia diskuton edhe për pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022: Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë dhe shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

Në rend dite janë edhe pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 tetor 2022: Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022, zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022: Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike, shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë, shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave, formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar, zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave dhe zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Në këtë mbledhje është edhe pika e seancës plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 12 dhjetor 2022: Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 22 dhjetor   2022: Votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2031.

Po ashtu në këtë mbledhje do të diskutohet për propozimin e rendit të ditës për Seancën plenare të re: Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

You Might Also Like

Alarmante: Trendi i migrimit ne rritje ndersa rreth 1500 foshnje më pak këtë vit

Nesër betimi i kryetarit e këshilltarëve komunal të Podujevës

Vrasja në Elbasan, dyshohet për dy autorë. Disa të shoqëruar nga policia

Kosova fiton në parakualifikimet për EuroBasket 2029, mposht Shqipërinë

Tranzicioni i pushteteve në veri, mundësi e largimit të masave

Kosova Times January 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjithnjë e më shumë vende po përgatiten të tërheqin njerëzit e tyre nga Libani

Kosova Times Kosova Times October 3, 2024
ShBA e sanksionon një kompani serbe që mbështet Rusinë
Humor i pashije – rritja e pagave bëhet veç sa është rritur ekonomia
Hoxhaj: Tema e dinarit e largon Kosovën nga temat e mëdha
Sonte Kosova-Rumania
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?