By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Bomba limoni me biskota
May 17, 2025
Qofte patate të skuqura të mbushura me spinaq dhe djathë
May 17, 2025
Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Krasniqi: Kosova po degradohet
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lumezi: Çfarë keni bërë ju përveç retorikes politike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lumezi: Çfarë keni bërë ju përveç retorikes politike
Lajme

Lumezi: Çfarë keni bërë ju përveç retorikes politike

Kosova Times
Last updated: 2023/01/16 at 7:10 PM
Kosova Times Published January 16, 2023
Share
SHARE

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, reagon ndaj deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka kritikuar qeverisjen e kaluar dhe sistemin prokurorial në krye të cilit ishte Lumezi pasi siç tha nuk kanë pasur as vullnetin e as interesin për trajtimin serioz të këtyre krimeve ndaj popullit tonë.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Lumezit i cili tha se, ndjekja e kryesve të veprave penale të krimeve të luftës e as të veprave tjera penale nuk ndërmerret nga Kryeprokurori i Shtetit dhe as nga qeveritë, por nga prokurorët e shtetit të cilët kanë kompetencë ekskluzive ligjore për ndjekjen e këtyre veprave penale. Kush e kupton ndryshe këtë është në keqkuptim të madh me parimet e drejtësisë.

“Lufta e zhvilluar në Kosovës shkaktoi humbje dhe shkatërrime të mëdha. Mijëra civilë të vrarë në mesin e tyre fëmije, gra dhe burra të të gjitha moshave. Shumë të tjerë u plagosen. Mijëra qytetarë te tjerë u zhduken. Po ashtu qindra gra dhe burra u dhunuan ne forma të ndryshme. U shkatërruan dhe u djegën mijëra shtëpi, prona, ndërtesa dhe objekte të tjera të rëndësishme. Kosova përveç humbjeve njerëzore gjatë luftës kishte pësuar edhe humbje dhe dëmtime të mëdha materiale”, rikujton Lumezi.

Duke vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës ka shkuar ngadalë, për këtë treguesi më i mirë është numri i vogël i lëndëve të kryera.

“Mungesa e vullnetit politik dhe krijimi i një bindjeje nga ndërkombëtarët se institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë paragjykime etnike dhe mungesë të kapaciteteve për ndjekjen dhe gjykimin e këtyre rasteve kanë qenë kruciale që ndërkombëtarët t’i marrin kompetencat ekskluzive ligjore për ndjekjen dhe gjykimin e lëndëve të krimeve të luftës”, tha Lumezi.

Sipas tij fillimisht, misioni i UNMIK-ut i cili kishte marrë në administrim Kosovën menjëherë pas luftës ishte përgjegjës edhe për pjesën më të madhe të sundimit të ligjit. Ku në kompetencë ekskluzive kishte edhe trajtimin e krimeve të luftës, e më pas edhe misioni i EULEX-it, i cili po ashtu kishte kompetencë për trajtimin e këtyre rasteve deri në qershor të vitit 2018.

Ai tha se menjëherë pas ardhjes time në krye të institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe si Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke e parë të arsyeshme trajtimin e rasteve të krimeve të luftës, më 13 maj 2015 për herë të parë është themeluar Departamenti për Krimet e Luftës në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ku janë caktuar prokurorët dhe personeli administrativ.

“Janë dërguar prokurorët special në trajnime intensive nga kapitulli XV i Kodit Penal të Kosovës lidhur me veprat penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura më të drejtën ndërkombëtare. Është bërë regjistrimi i të gjitha rasteve që hyjnë në kuadër të Departamentit të Krimeve të Luftës. Janë lëshuar 72 urdhërarreste ndërkombëtare për arrestimin e të dyshuarve, të cilat akoma janë fuqi. Janë dëgjuar me qindra dëshmitarë dhe të dëmtuar, kemi ndërmarrë veprime konkrete hetimore në drejtim të zbulimit të kryesve të veprave penale dhe kundër urdhërdhënësve – vijës komanduese të këtyre veprave penale”, tha Lumezi.

Pas arrestimit të të dyshuarave, janë ngritur dhjetëra aktakuza dhe kemi pasur gjykime të suksesshme.

“Gjatë vitit 2018 kemi transferuar nga EULEX-i 918 lëndë të krimeve të luftës të natyrave të ndryshme dhe 2000 lëndë të personave të zhdukur. Në vitin 2019 kemi rritur numrin e prokurorëve në Departamentin e Krimeve të Luftës në Prokurorinë e Speciale të Republikës së Kosovës dhe po të njëjtin vit është nxjerrë Strategjia për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës”.

Për identifikimi e këtyre rasteve ai tha se kane rritur bashkëpunimin me OJQ-të te cilat kanë mbledhur informacione për krimet e luftës dhe kemi intervistuar individët të cilët kanë informacione për këto raste. “Kemi punuar edhe me dëshmitarë të cilët vazhdimisht janë duke dëshmuar në Prokurori.

“Kemi ngritur edhe bazën e të dhënave në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për rastet e krimeve të luftës dhe e kemi harmonizuar këtë databazë me atë të Policisë së Kosovës. Të gjitha këto veprime na japin të drejtë për të besuar se institucioni i Prokurorit të Shtetit këtë vit dhe vitet në vijim do të jep rezultate konkrete në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës dhe do të vendoset drejtësia për viktimat e luftës dhe familjaret e tyre. Çfarë keni bërë ju përveç retorikes politike?”, tha Lumezi.

Ai tha se deklarimet e Ministres se Drejtësisë, shpërfaqin mosnjohuri të plotë të veprimeve të ndërmarra nga institucionet e drejtësisë, përkatësisht, Prokurori i Shtetit, duke minimizuar të gjitha të arritura shtetërore dhe institucionale nga koha e marrjes se kompetencave nga EULEX-i tek institucionet vendore. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Krasniqi: Kosova po degradohet

Presidenti Begaj pret presidenten e Moldavisë: Forcojmë marrëdhënien

Balje: Po presim vendimin për votim të fshehtë

Kosova Times January 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Luka Mishetiq emërohet mbrojtës kryesor i Hashim Thaçit

Kosova Times Kosova Times February 20, 2024
Dardanet nisin stërvitjet për ndeshjet kundër Kroacisë
Szunyog takon Teodosijen, thekson rolin që mund të luajë Kisha Ortodokse në Kosovë
Propagandistët rusë krijuan platformën e videove “Platforma”
Bolton News: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?