By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot mbahet seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve për manipulim votash
January 24, 2026
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë euro në Kosovë
January 24, 2026
Zjarri më i madh në historinë e Novi Pazarit: Zjarrfikësve po u ndihmojnë kolegë nga e gjithë Sanxhaku
January 24, 2026
Ribollita
January 24, 2026
Supë kremoze me kungull
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rikonfirmohet mbështetja e pa rezervë të Sllovenisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rikonfirmohet mbështetja e pa rezervë të Sllovenisë
Lajme

Rikonfirmohet mbështetja e pa rezervë të Sllovenisë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/16 at 5:35 PM
Kosova Times Published January 16, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, deputeti Enver Dugolli, ambasadori Valdet Sadiku dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim Zëvendëskryeministren, njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe fuqizimin e mëtejmë të partneritetit të ndërsjellë, intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, agjendën evropiane dhe zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon.

Kryetari Konjufca e falënderoi kryediplomaten Fajon për përkrahjen gjatë kohës si eurodeputete dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, si dhe për mbështetjen koherente në rrafshin politik dhe atë ekonomik të Sllovenisë ndaj shtetit tonë.

Kreu i Kuvendit, ndër të tjera, theksoi se Sllovenia mike është partner strategjik i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha dhe projekte me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe sferën e legjislativit dhe të diplomacisë parlamentare.

Kryediplomatja Fajon, e cila shoqërohej nga delegacioni slloven dhe ambasadorja Minca Benedejčič, i vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht të mira dypalëshe, të cilat datojnë prej kohësh, dhe rikonfirmoi mbështetjen pa rezervë të Sllovenisë si shtet i Bashkimit Evropian për proceset e integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës.

U diskutua edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, teksa kryetari Konjufca ritheksoi qëndrimin për marrëveshje të normalizimit të plotë të raporteve të ndërsjella me njohjen reciproke në qendër. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Sot mbahet seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve për manipulim votash

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë euro në Kosovë

Kurti: Manipuluesit duhet të ndëshkohen

Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, një person i lënduar dërgohet në QKUK

63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times January 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Oda Amerikane zhvillon një tryezë të rrumbullakët me ministrin Peci

Kosova Times Kosova Times July 9, 2024
BQK thirrje qytetarëve: Pranoni para në euro
“NIS-i ndan Beogradin nga Moska: Vuçiq: Nuk humbasim bankat për NIS – Kharçenko: Vendim politik”
Zyra e Netanyahut: Izraeli nuk do të sulmojë më Iranin pas bisedës së kryeministrit me Trumpin
Manxhuka: Përfshija e Listës në zgjedhje, fyerje për institucionet e vendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?