By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”
June 5, 2025
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
June 5, 2025
Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët: Ligji për Paga mund të shfuqizohet përsëri, s`dihet koeficienti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Ekspertët: Ligji për Paga mund të shfuqizohet përsëri, s`dihet koeficienti
Financa

Ekspertët: Ligji për Paga mund të shfuqizohet përsëri, s`dihet koeficienti

Kosova Times
Last updated: 2023/01/17 at 9:31 AM
Kosova Times Published January 17, 2023
Share
SHARE

Vlera e koeficientit përmes të cilit caktohen pagat e zyrtarëve publikë ende nuk dihet zyrtarisht, ndërsa, Qeveria e Kosovës pati deklaruar se vlera monetare e koeficientit pritet të caktohet gjatë muajit janar. Kjo vlerë do të përcaktohet, bazuar në tërësinë e koeficienteve të shpërndarë me Ligjin e Pagave. Ndërkohë, ekspertët thonë se ky ligj mund të shfuqizohet përsëri, pasi cenohet siguria juridike e nëpunësve civilë.

Edhe pse, Ligji për Paga është miratuar në Kuvendin e Kosovës, vlera e koeficientit për pagat e zyrtarëve publikë ende nuk dihet. Ndërsa, qeveria ka bërë të ditur se kjo vlerë do të caktohet gjatë muajit janar të këtij viti. Por, ekspertët thonë se Ligji i miratuar i pagave, cenon sigurinë juridike të nëpunësve të sektorit publik, duke mos përcaktuar vlerën monetare të koeficienteve.

Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha për Radio Kosovën se në këtë rast, askush nuk ka informacion se sa do ta ketë pagën.

“Përcaktimi i dispozitës ligjore se vlera monetare e koeficientit do të përcaktohet në secilin vit përmes Ligjit për ndarjen buxhetore, qartazi e prek sigurinë juridike për secilin person. Kjo në secilin rast nuk do të dihet për vitin pasues se cila do të jetë paga dhe cila vlera monetare e koeficientit. Kjo ka qenë edhe njëra nga arsyet që ligji i kaluar për paga ishte shpallur kundër kushtetues nga Gjykata Kushtetuese”, thotë Shala.

IKD ka kërkuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit që sipas kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, ta procedojë Ligjin për Pagat në Sektorin Publik për vlerësim të kushtetutshmërisë në Gjykatën Kushtetuese.

Shala, tha se nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson se vetëm dispozita të caktuara janë në kundërshtim me Kushtetutën, ka mundësi që vetëm ato dispozita t’i shfuqizojë, ndërsa pjesën tjetër të ligjit ta lë në fuqi. Nëse vlerëson se tërësia e ligjit është në kundërshtim me Kushtetutën, atëherë mund ta shfuqizojë tërësisht ligjin.

Ndërkohë, eksperti Safet Gërxhaliu theksoi se nuk i bën nder Kosovës që përsëri ky ligj të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, derisa theksoi se koeficienti duhet të përcaktohet urgjentisht.

“Duhet që me urgjencë koeficienti të jetë i ditur, me të vetmin qëllim që të punësuarit të kenë satisfaksion, opozita të matet ta dërgojë në kushtetuese apo jo. E ndoshta një ligj i tillë dhe një koeficient i ditur, do të jetë indikator i përshpejtimit edhe të ligjeve të tjera që kanë të bëjnë me aspektin social në Kosovë në një kohë të krizës edhe ekonomike e sociale, në një kohë të inflacionit, prandaj çdo vonesë është humbje për Kosovën dhe goditje për qytetarët e saj”, thotë Gërxhaliu

Përfaqësues të Sindikatave në Kosovë kanë shprehur shqetësimin që ende nuk është përcaktuar koeficienti për pagat e zyrtarëve publikë.

Sipas Ligjit për Buxhetin e vitit 2023, që u miratua në dhjetor të vitit 2022, totali i përgjithshëm i buxhetit për paga në sektorin publik do të jetë 745 milionë euro. Ligji për Pagat në Sektorin Publik është miratuar me 22 dhjetor 2022. Ndërsa, pas dekretimit nga presidentja, ky ligj është  publikuar në gazetën zyrtare.

Më 30 qershor të vitit 2020, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik. Sipas vendimit, ligji nuk ishte në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës.

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Kosova Times January 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shefi i diplomacisë së BiH: Ndikimi i Rusisë në rajon është veçanërisht i dukshëm përmes veprimeve të Vuçiqit

Kosova Times Kosova Times August 9, 2024
Reagon ministri Çeku: Serbia mobilizon tifozëri për mesazhe lufte!
Shoigu premton se do të rrëzon të gjithë F-16-të e premtuar Ukrainës në 20 ditë
Qeveria: Raporti i Parlamentit Evropian për Kosovën, një tjetër dëshmi e progresit në vend
Ballkani afron sulmuesin senegalez
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?