By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Faqet Ndërkombëtare Kyçu ose Regjistrohu Abonohu Menu Çfarë po kërkon? Temat e nxehta Detyrat Gaza Ukrainë Hetimi i Milanos Seksionet Lajme të fundit Lajme Politikë Ekonomi Bota Kulturë Sport Kanalet ANSA 2030 ANSA e verifikuar Shkolla, Universiteti dhe Rinia Gratë Stili i jetesës Motorë Observatori i Inteligjencës Artificiale Me përgjegjësi Shëndet dhe Mirëqenie Shkencë Teknologji Tokë dhe Shije Jubileu 2025 Udhëtime Rajonet Abruco Bazilikata Kalabria Kampania Emilia-Romanja Friuli VG Lacio Liguria Lombardia Marche Molise Piemonte Puglia Sardenjë Siçili Toskanë Trentino Alto Adige/Tiroli Jugor Umbria Lugina e Aostës Veneto Foto Video Podkast ANSAMag Oferta speciale Faqet ndërkombëtare ANSA.it ANSA Anglisht ANSA Evropë-BE ANSAMed Ansamad ANSA Evropa e Re ANSA Brazil ANSA Amerika Latine ANSA Kinë 中国 Parashikimi i motit Buletini i Teleborsës Pyetje të shpeshta Buletin RSS Kode Zbritjeje Zbritje Speciale Verore ANSA Corporate Hyr Abonohu Menu Seksionet Kanalet Rajonet Foto Video Podkast Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve Të paraqitura Dita Botërore e Emoji-ve: 10 miliardë emoji dërgohen çdo ditë. Dita Botërore e Emoji-ve: 10 miliardë emoji dërgohen çdo ditë. Ekspozitat e kësaj fundjave, nga Giorgio Cutini te Remo Salvadori 40 fustane të shekullit të 20-të hyjnë në Muzeun e Modës në Firence Muzeu MArTA në Taranto përuron një udhëtim shumëshqisor Via D’Amelio, Palermo Një dokumentar-fiktiv rreth agjentëve që ishin viktima të çështjes Falcone dhe Borsellino po transmetohet. Temat e nxehta Detyrat Gaza Ukrainë Hetimi i Milanos Me përgjegjësi Teknologji ANSA e verifikuar Lajme të fundit Naviga Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve
July 18, 2025
BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
July 18, 2025
Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar
July 18, 2025
SHBA-ja hedh poshtë retorikën bërthamore ‘të pamatur dhe të padobishme’ të Rusisë mes afatit të fundit të Trumpit
July 18, 2025
Rasti misterioz i një gruaje ruse që jetonte në një shpellë indiane me vajzat e saj: “Njerëzit janë të rrezikshëm”
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këshilli Prokurorial: Haxhiu vazhdon me deklarata të pavërteta për sistemin prokurorial
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Këshilli Prokurorial: Haxhiu vazhdon me deklarata të pavërteta për sistemin prokurorial
Lajme

Këshilli Prokurorial: Haxhiu vazhdon me deklarata të pavërteta për sistemin prokurorial

Kosova Times
Last updated: 2023/01/17 at 3:28 PM
Kosova Times Published January 17, 2023
Share
SHARE

Këshilli Prokurorial i Kosovës, sot ka bërë të ditur se e kundërshton deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me, siç ka thënë ajo, “mosvullnetin e as interesin për trajtimin serioz të krimeve të luftës nga sistemi prokurorial i Kosovës me në krye ish-kryeprokurorin Lumezi”.

Deklarata e ministres Haxhiu, siç ka potencuar Këshilli Prokurorial, nuk është e vërtetë, sepse Këshilli Prokurorial i Kosovës ka caktuar katër prokurorë në Departamentin për Krime të Luftës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Për të mbështetur këtë departament, sipas KPK-së, po ashtu, janë caktuar edhe gjashtë bashkëpunëtorë profesionalë dhe dy zyrtarë ligjorë.

“E pavërteta e thënë nga Ministrja Haxhiu është e dëshmuar lehtë, me marrjen e mandatit të ish-Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, janë marrë veprime konkrete si: janë lëshuar 72 urdhërarreste ndërkombëtare për arrestimin e të dyshuarve për krime lufte, janë ndërmarrë veprime konkrete hetimore në drejtim të zbulimit të kryesve të veprave penale dhe kundër urdhërdhënësve, janë ngritur dhjetëra aktakuza, është përgatitur baza e të dhënave në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për rastet e krimeve të luftës dhe është harmonizuar kjo databazë me atë të Policisë së Kosovës. Me iniciativën e ish- Kryeprokurorit Lumezi është përgatitur dhe miratuar Strategjia për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës. Këto dhe shumë veprime të tjera janë ndërmarrë, janë duke u ndërmarrë në baza ditore për hetimet e krimeve të luftës në Kosovë”, është bërë e ditur në komunikatë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shtuar se e vlerëson lartë angazhimin dhe gatishmërinë profesionale të ish-Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, në forcimin e Prokurorit të Shtetit si një institucioni i qëndrueshëm dhe i gatshëm për t’u ballafaquar me rastet me të rënda në Republikën e Kosovës, të cilat deri në vitin 2015 kanë qenë në kompetencë të EULEX-it. Prandaj, sipas KPK-së, çfarëdo tendencë për të mos njohur të arriturat institucionale nënkupton margjinalizim të të arriturave shtetërore.

Ndryshe, dje ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit ndërkombëtar për kriminelët e masakrës së Reçakut është lajm i mirë për drejtësinë dhe shtetin tonë, pasi që për herë të parë po shihen përpjekjet serioze për trajtimin e krimeve të luftës.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se ky është një lajm që qytetarët dhe familjarët e të vrarëve e prisnin prej vitesh.

“Qeverisjet e kaluara sikurse edhe sistemi prokurorial në krye me ish-kryeprokurorin Lumezi nuk kanë pasur as vullnetin e as interesin për trajtimin serioz të këtyre krimeve ndaj popullit tonë. A duhet të japin përgjegjësi për gjithë këtë mosveprim? A duhet të japin përgjegjësi KPK që ende edhe përkundër faktit që kemi shtuar buxhetin që më shumë se 16 muaj, nuk është plotësuar me prokurorë e bashkëpunëtorë, Departamenti për krime lufte në kuadër të PSRK? A ka përgjigje sistemi se pse nuk po zbatohen dispozitat për gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës edhe përkundër që kemi hequr pengesat?”, ka shkruar ajo.

Ndaj Haxhiut, ka reaguar ish-kryeprokurori Aleksandër Lumezi, i cili në reagimin e tij e të cilin mediave ua ka dërguar Zyra për Komunikim Publik në Prokurorinë e Shtetit(ZKPSH), ka deklaruar se ndjekja e kryesve të veprave penale të krimeve të luftës nuk ndërmerret nga Kryeprokurori i Shtetit e as nga qeverisë por nga ata prokurorë të shtetit që kanë kompetenca ekskluzive ligjore për ndjekjen e këtyre veprave penale. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët me temperatura deri 35°C

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin ‘Banjska’

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë

Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri

Kosova Times January 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Presidenti i Malit të Zi në Bruksel, pas miratimit të rezolutës për Jasenovacin

Kosova Times Kosova Times July 2, 2024
Kosova – Komoret, formacionet
Moti sot me diell, temperatura dei ne 33 gradë
Ferr në Odessa: Rusët shkatërruan ndërtesa banimi me dronë, disa të plagosur
Aliu: Jo veç kompania e tij, por edhe vet Radoiçiqi në listë të zezë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?