By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil
October 30, 2025
Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez
October 30, 2025
Rusët sulmuan Ukrainën në mëngjes. Polakët ngrenë gatishmërinë për mbrojtje ajrore
October 30, 2025
Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi
October 30, 2025
Shpërndahet Abetarja Mbarëkombëtare në Ulqin e Tivar
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pendarovski: Ballkani Perëndimor në rrezik nga ndikimet e mundshme ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pendarovski: Ballkani Perëndimor në rrezik nga ndikimet e mundshme ruse
Rajon / Botë

Pendarovski: Ballkani Perëndimor në rrezik nga ndikimet e mundshme ruse

Kosova Times
Last updated: 2023/01/17 at 4:38 PM
Kosova Times Published January 17, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e përshkroi Ballkanin Perëndimor si një “vend të butë” në arkitekturën e sigurisë në Evropë dhe të brishtë ndaj fushatave të mundshme të ndikimit nga Rusia.

Në fjalimin në Davos, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, Pendarovski tha se “Kremlini përbën rrezik për stabilitetin e rajonit”, por tha se beson që Shtetet e Bashkuara do t’i kushtojnë më shumë vëmendje situatës në rajon.

Sipas tij, përveç Ukrainës, Ballkani Perëndimor është një pikë e ndejshme në arkitekturën e sigurisë evropiane.

“Ekzistojnë dy pika të ndjeshme në rajon – Republika Sërpska dhe veriu në Republikën e Kosovës, ku tentohet të cenohet integriteti i këtyre vendeve, andaj NATO-ja dhe Bashkimi Evropian duhet t’i kushtojnë vëmendje”, tha Pendarovski.

Ai iu referuar entitetit të Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, që ka shpeshtuar thirrjet për shkëputje nga shteti dhe veriut të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Në pjesën veriore të Kosovës në fund të vitit 2020 tensionet u rritën dhe disa serbë lokalë, për 20 ditë, përmes barrikadave bllokuan rrugët kryesore në këtë pjesë.

Kosova ka fajësuar Rusinë se po e shtynë Serbinë që të nxisë tensione në Kosovë, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini. Madje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në barrikadat në veri ka pasur prani të elementeve ushtarake paramilitare, sikurse të grupit mercenarë rusë, Vagner. Ky grup po ashtu merr pjesë në luftën që Rusia ka nisur kundër Ukrainës në fund të shkurtit të vitit të kaluar.

“Nuk jam i shqetësuar nëse do të kemi unitet dhe solidaritet transatlantik dhe panevropian edhe këtë vit, por pyes veten nëse do të ruhet kur të përfundojë lufta në Ukrainë dhe ky është çelësi që demokracia të mbizotërojë mbi autokracinë”, theksoi Pendarovski.

Lideri maqedonas mori pjesë në debatin me temën “Në mbrojtje të Evropës”, ku kërkoi që të forcohet uniteti, në mënyrë që sipas tij, të fitojë demokracia ndaj autokracisë.

“Nëse demokracitë nuk qëndrojnë së bashku, duke respektuar të njëjtat vlera dhe duke luftuar për to ndonjëherë fjalë për fjalë, atëherë autokracitë do të mbizotërojnë. E pamë vitin e kaluar kur filloi lufta në Ukrainë dhe më parë në Bjellorusi se dilema dhe beteja bazë është midis demokracisë apo autokracisë, pra diktaturës siç është sot në Rusi. Prandaj duhet të kemi unitet dhe solidaritet të plotë edhe pas luftës në Ukrainë. Kemi nevojë për një botë më të mirë”, tha Pendarovski.

Forumi Ekonomik Botëror në Davos, i titulluar “Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar”, zhvillohet nga 16 deri më 20 janar dhe ka tubuar liderë nga politika, biznesi dhe shoqëria civile për të debatuar sfidat botërore që nga paqëndrueshmëria gjeopolitike e deri te ndryshimet klimatike.

You Might Also Like

Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil

Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez

Rusët sulmuan Ukrainën në mëngjes. Polakët ngrenë gatishmërinë për mbrojtje ajrore

Sanksionet dhe lidhja izraelite e Milorad Dodikut: A e nxori lobi nga Tel Avivi Dodikun nga favori amerikan?

FOTO Burri indian rrëmbeu 17 fëmijë, i mbajti për gjysmë ore. Ai u vra nga policia

Kosova Times January 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hapet dyqani social në Prishtinë, qytetarët furnizohen me produkte falas

Kosova Times Kosova Times May 3, 2024
Musliu-Shoshi: Rruga evropiane e Kosovës ka stagnuar
NATO u zgjerua gjatë vitit 2023, por mbetet në pikëpyetje anëtarësimi i Ukrainës
Nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, aksidentohet autobusi me pensionistë
Qyteti i Nju Jorkut shpall gjendje të jashtëzakonshme pas krizës me migrantë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?