By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Republika e demokracise digjitale
November 24, 2025
Haradinaj: 28 Nëntori, kryefestë e shqiptarëve
November 24, 2025
Instituti i Medias kërkon urgjentisht të zgjidhet çështja e pagave për RTK
November 24, 2025
Gjenden mbetje mortore në Pejë e Prizren
November 24, 2025
Murati: Kriza e transportit publik, pasojë e vendimeve elektorale
November 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken bisedon me kryeministrin armen për rinisjen e bisedimeve me Azerbajxhanin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Blinken bisedon me kryeministrin armen për rinisjen e bisedimeve me Azerbajxhanin
Rajon / Botë

Blinken bisedon me kryeministrin armen për rinisjen e bisedimeve me Azerbajxhanin

Kosova Times
Last updated: 2023/01/18 at 9:50 PM
Kosova Times Published January 18, 2023
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bisedoi me kryeministri e Armenisë, Nikol Pashinian, për hapat që do të rinisnin bisedimet dypalëshe me Azerbajxhanin. Ky takim vjen në kohën e përshkallëzimit të tensioneve mes Jerevanit dhe Bakusë për shkak të bllokadës në rrugën e vetme që e lidh Armeninë me rajonin e shkëputur të Nagorno-Krabakut.

Blinken “shprehu shqetësimin e thellë lidhur me përkeqësimin e situatës humanitare në Nagorno-Karabak që është shkaktuar si rezultat i bllokimit të korridorit të Laçinit”, tha Departamenti amerikan i Shtetit përmes një deklarate.

“Ai po ashtu riafirmoi përkushtimin e ShBA-së për të mbështetur përpjekjet që çojnë drejt një paqeje afatgjatë dhe për forcimin e raporteve tona dypalëshe”, shtoi DASh-i.

Biseda telefonike midis Blinken dhe Pashinian vjen pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Kremlini është i gatshëm të dërgojë në kufi midis Armenisë dhe Azerbajxhanit një mision të Organizatës së Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO), që udhëhiqet nga Rusia.

Në këtë organizatë po ashtu bëjnë pjesë Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia dhe Taxhikistani.

Jerevani insiston që CSTO-ja të dënojë veprimet e Azerbajxhanit. Ai po ashtu akuzon Qeverinë azerbajxhanase se mbështet protestuesit, që janë identifikuar si aktivistë mjedisorë, të cilët që nga muaji i kaluar kanë bllokuar korridorin e Laçinit.

Armenia ka thënë se bllokimi i kësaj rruge është shkelje e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Rusia në nëntor të vitit 2020, që ndërpreu luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, shtete që për dekada luftojnë lidhur me territorin e Nagorno-Karabakut dhe qarqeve përreth.

Nga lufta më 2020 vdiqën afër 7.000 persona nga të dyja palët. Lufta përfundoi pasi Bakuja rimori kontrollin e një pjese të madhe të rajonit dhe shtatë qarqeve që për tri dekada kishin qenë nën kontrollin e armenëve etnikë.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, 2.000 trupa paqeruajtëse u dislokuan në këtë zonë për të monitoruar situatën.

Armenia e ka akuzuar Azerbajxhanin se ka marrë kontrollin e dhjetëra kilometrave katror të territorit sovran armen përmes një serie inkursionesh që nga maji i vitit 2021. Azerbajxhani mohon këto akuza.

Nagrono-Karabaku ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit.

You Might Also Like

Një biznesmeni nga Shën Petersburgu iu konfiskuan të brendshmet dhe arkivolet e grave

“Me kërkesën e tyre të shprehur.” GERB hoqi flamurin ukrainas nga selia e saj për shkak të një delegacioni kinez

Mladjan Gjorgjeviç emërohet këshilltar i bashkëpunëtorit të ngushtë të Putinit

Komunikimi Putin-Erdogan: Presidenti turk rimerr sërish rolin e ndërmjetësit në konfliktin ukrainas

Aksident të çuditshëm: Qeni aksidenton per vdekje pronarin me makinë!

Kosova Times January 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Shkaqet e rënies së fuqisë elektorale!

Kosova Times Kosova Times September 26, 2022
Në Evropë bie çmimi i gazit
Bregu: Vendimi i Kosovës për të hequr vizat në mënyrë të njëanshme ndaj qytetarëve të Bosnjës është lajm dhe shembull i mirë
Investimet nga diaspora të mirëpritura në Gjilan
Formula 1, kontratë të re me Suzuka
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?