By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro
January 27, 2026
E tmerrshme” Shtatë tifozë të PAOK-ut të vdekur në përplasje në Rumani, publikohen pamje të tmerrshme
January 27, 2026
Pronarët e lokalit ku vdiqën 40 persona: Nuk jemi ne fajtorë. Ishte shfaqja e Cyane-s
January 27, 2026
Katër oficerë të policisë vriten ne ndjekje te nje vrasësi në Ukrainë
January 27, 2026
Ukraina i vendos Trumpit afat të ri për marrëveshjen e paqes
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nagavci: Kemi mbështetur rreth 1 mijë e 400 vajza me bursa
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Nagavci: Kemi mbështetur rreth 1 mijë e 400 vajza me bursa
Lajme

Nagavci: Kemi mbështetur rreth 1 mijë e 400 vajza me bursa

Kosova Times
Last updated: 2023/01/18 at 10:59 AM
Kosova Times Published January 18, 2023
Share
SHARE

Gjatë vitit 2022, Ministria e Arsimit ka mbështetur me bursa studentët që studiojnë në universitetet më prestigjioze në botë, ato në Kosovë si dhe që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës.

Njohësit e fushës së arsimit thonë se skema të tilla për bursa kontribuojnë në mirëqenien e të rinjve.

Si motivim për studentët që studiojnë në universitetet publike në Kosovë, janë paraparë bursa rreth 1 milion euro për studentët më të mirë, ndërsa mbështetje financiare ka pasur edhe për vajzat që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur për Radio Kosovën se kanë qenë rreth 1 mijë e 400 vajza që i kanë plotësuar kriteret, ndërsa  janë ndarë bursa në vlerë prej dy milionë eurosh për to.

“Sivjet e kemi rritur buxhetin për dy milionë euro dhe për vitin e dytë e të tretë nuk kemi përjashtuar edhe djemtë që janë duke studiuar në këto fusha. Kjo, sepse gjithandej në botë mbështeten të rinjtë që studiojnë në fushat STEM, për shkak të mundësive të shumta që ofrohen për zhvillimin e vendeve.., tha Nagvaci.

E para e arsimit gjithashtu theksoi se Ministria e Arsimit ka mbështetur me bursa edhe studentët që studiojnë në universitetet më prestigjioze në botë.

“Ka qenë një praktikë që e kemi filluar vjet. Jo gjithmonë kjo shumë u ka mjaftuar. Jemi të vetëdijshëm që shuma që e kemi ndarë si ministri, nuk mjafton për të mbuluar shpenzimet e atyre që studiojnë në universitetet jashtë Kosovës, por kjo ka qenë për shkak të një motivimi”, tha ajo.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja tha për Radio Kosovën, se skema të tilla që përkrahin të rinjtë janë të rëndësishme, pasi kontribuojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre.

Ai tha se duhet të rritet buxheti për të mbështetur studentët.

“Ajo që do të doja të shihja është padyshim një buxhet të rritur për përkrahje për bursa për studentët që studiojnë në universitetet prestigjioze botërore. Në të njëjtën kohë duhet të ketë një kufizim për këtë përkrahje, që është domosdoshmëri që këta studentë pas diplomimit të kthehen e të kontribuojnë në sferat e ndryshme sipas fushës së studimeve, e që pastaj do të gjeneronte ndryshimin e pritur në vendin tonë”, tha ai.

Qehaja, theksoi se përveç mbështetjes për vajzat në fushën e teknologjisë e shkencës, mbështetje duhet të ketë edhe për fusha të tjera të studimit në institucionet publike dhe ato e private.

 

You Might Also Like

Radioja Kombëtare Bullgare feston 91-vjetorin

Filharmonia e Kosovës hap sezonin 2026 me Marco Crispo

Shpallen nominimet për Oscar 2026, “Sinners” kryeson me 16 nominime

Elena Gjika, `ambasadorja` e çështjes shqiptare

Çeku: Përfundon restaurimi i shtëpisë tradicionale të familjes Rrustemi

Kosova Times January 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 9 Dhjetor 2023!

Kosova Times Kosova Times December 9, 2023
Kosova ngec në luftën kundër pastrimit të parave
Numri i viktimave të sulmit rus në Lviv është rritur në dhjetë
Mbetet e paqartë pjesëmarrja e Lavrovit në takimin e OSBE-së në Shkup
Kurti këmbëngul në nënshkrimin e marrëveshjeve, thotë se Vuçiq refuzoi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?