Fqinjësia e Evropës “është në zjarr”, përtej një lufte në Ukrainë, “valët goditëse” të së cilës janë ndjerë në të gjithë botën sa i përket çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimeve.
Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.
“Fqinjësia jonë është në zjarr. Kriza në Moldavi dhe Serbi, Kosovë, Siri, Libi”, u shpreh ai.
Siç raporton mediumi spanjoll, “EuropaPress”, këto deklarime, Borrell i bëri në një aktivitet të organizuar nga Universiteti IE në Madrid.
Shefi i diplomacisë evropiane ka thënë se në kohën e pushtimit rus të Ukrainës, ai e kuptoi menjëherë se “historia kishte ndryshuar”, se një “faqe e re” e saj po hapej dhe se ky vendim i presidentit rus Vladimir Putin do të sillte pasoja për të gjithë, veçanërisht ukrainasit.