By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë pritet nga zgjedhjet e reja në Turqi?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Çfarë pritet nga zgjedhjet e reja në Turqi?
Rajon / Botë

Çfarë pritet nga zgjedhjet e reja në Turqi?

Kosova Times
Last updated: 2023/01/19 at 7:12 PM
Kosova Times Published January 19, 2023
Share
SHARE

Reuters

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po synon që të zgjasë pushtetin e tij 20-vjeçar në zgjedhjet që do të vendosin jo vetëm se kush do ta udhëheqë Turqinë, por si do të qeveriset ky shtet, në cilin drejtim do të shkojë ekonomia dhe çfarë roli mund të luajë Ankaraja për të zbutur konfliktin në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që mund të mbahen më 14 maj, shënojnë sfidën më të madhe politike deri më tani për Erdoganin, i cili ka mbrojtur devotshmërinë fetare, diplomacinë e mbështetur nga ushtria dhe normat e ulëta të interesit.

Nëse ai humb, kundërshtarët e tij kanë premtuar ndryshime radikale.

Çfarë prioritetesh ka në zgjedhjet e sivjetme në Turqi…

Lideri më i fuqishëm që nga Mustafa Kemal Ataturk, që themeloi Republikën moderne turke një shekull më parë, Erdogan dhe Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) e ka larguar Turqinë nga plani laik i Ataturkut.

Erdogan po ashtu ka centralizuar pushtetin përreth një presidence ekzekutive, që gjendet në një pallat me 1.000 dhoma në periferi të Ankarasë dhe ku vendosen politikat e Turqisë sa i përket ekonomisë, sigurisë çështjeve të brendshme dhe të jashtme.

Kritikët kanë thënë se Qeveria e tij ka shtypur disidencën, ka kufizuar të drejtat dhe ka vënë nën kontroll sistemin e drejtësisë – akuza që hidhen poshtë nga zyrtarët të cilët kanë thënë se Qeveria e Erdoganit ka mbrojtur qytetarët para kërcënimeve të sigurisë, përfshirë edhe grusht-shtetit të dështuar të vitit 2016.

Inflacioni në Turqi shënon rënie për herë të parë në më shumë se një vit

Ekonomistët kanë thënë se thirrjet e liderit turk për uljen e normave të interesit bën që niveli i inflacionit të arrinte në nivelin më të lartë në 24 vjet. Vitin e kaluar, Turqia regjistroi inflacion prej 85 për qind dhe monedha kombëtare, lira, në dekadën e fundit ka humbur një të dhjetën e vlerës së saj kundër dollarit amerikan.

Partitë opozitare janë zotuar se do të rivendosin pavarësinë e Bankës Qendrore, do të rikthejnë Qeverinë parlamentare dhe do të prezantojnë një Kushtetutë të re, që do të bazohet në sundim të ligjit.

….po për pjesën tjetër të botës?

Nën udhëheqjen e Erdoganit, Turqia ka treguar fuqinë ushtarake në Lindjen e Mesme dhe më tej – ka nisur katër inkursione për në Siri, ka kryer ofensivë kundër militantëve kurdë brenda Irakut dhe ka dërguar mbështetje ushtarake për Libinë dhe Azerbajxhanin.

Turqia po ashtu ka pasur një sërë përplasjesh diplomatike me fuqitë rajonale, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraelin. Po ashtu, ka pasur tensione me Greqinë dhe Qipron lidhur me kufijtë detarë në Mesdhe. Por, dy vjet më parë Ankaraja ndryshoi qëndrim dhe kërkoi që të rivendoste marrëdhëniet miqësore me disa prej rivalëve të saj.

Blerja nga Erdogan e sistemeve ajrore ruse nxiti industrinë e armëve në Shtetet e Bashkuara të vendosnin sanksione ndaj Ankarasë, përderisa afërsia e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, bëri që kritikët të vinin në pikëpyetje angazhimin e Turqisë në aleancën perëndimore të mbrojtjes, NATO. Kundërshtimi i Ankarasë për aplikimet për anëtarësim në NATO të Suedisë dhe Finlandës po ashtu ka rritur tensionet.

Si mund të pengohet anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO?

Megjithatë, Turqia po ashtu ndërmjetësoi një marrëveshje për eksportet e drithërave ukrainase, duke vënë në pah rolin e mundshëm të Erdoganit në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Megjithatë, në skenarin nëse Erdogan humb zgjedhjet, është e paqartë nëse pasardhësi i tij do të gëzojë profil të njëjtë që ai ka krijuar në skenën ndërkombëtare – një temë që Erdogan ka të ngjarë që ta trajtojë gjatë fushatës zgjedhor.

A mundet që gjendja ekonomike ta rrëzojë nga pushteti Erdoganin?

Përderisa dekada e parë, nga dy dekadat në pushtet e Erdoganit, u përshkrua nga rritja ekonomike, dhjetë vjetët e fundit kanë parë një rënie të prosperitetit, gjë që ka ndikuar në rënien e popullaritetit të liderit turk në mesin e votuesve.

Partia e Erdoganit, AK, ende është një subjekt i fortë politikë dhe ka të ngjarë të mbetet forcë e fuqishme në Parlament, por sondazhet kanë treguar se Erdogan është prapa disa kandidatëve potencialë në zgjedhjet presidenciale.

Duke e ditur se rritja e kostos së jetesës kërcënon mundësinë e tij për rizgjedhje, Erdogan ka njoftuar se do të dyfishojë pagën minimale, përmes një pakete masash që po ashtu do të lejojë mbi 2 milionë punëtorë të dalin në pension të parakohshëm.

Çfarë po premton opozita?

Dy partitë kryesore opozitare, subjekti laik Partia Popullore Republikane (CHP) dhe Partia IYI e qendrës së djathtë, kanë bërë aleancë me katër parti më të vogla, duke garuar në zgjedhje me një platformë që synon të zhbëjë politikat kryesore të Erdoganit.

Ata janë zotuar se do të rivendosin pavarësinë e Bankës Qendrore dhe do të heqin dorë nga politikat e pazakonta ekonomike të Erdoganit. Ata po ashtu kanë thënë se do të shpërbëjnë presidencën ekzekutive të Erdoganit dhe kanë argumentuar se favorizojnë sistemin e mëhershëm parlamentar. Opozita turke po ashtu ka thënë se do të kthejë mbrapsht refugjatët sirianë.

Erdogan ka mbështetur përpjekje të dështuara për të rrëzuar nga pushteti presidentin sirian, Bashar al-Assad. Ai po ashtu ka pranuar të strehojë mbi 3.6 milionë refugjatë sirianë, të cilët, çdoherë e më shumë nuk po janë të mirëpritur për shkak të vështirësive ekonomike nëpër të cilat po kalon Turqia.

Së fundmi, ai ka ripërsëritur thirrjet e opozitës për një qasje tjetër ndaj Damaskut dhe ka biseduar për kthimin e disa refugjatëve, edhe pse as presidenti dhe as opozita nuk kanë treguar se si mund të bëhet kjo në mënyrë të sigurt.

Çfarë po e ndalë opozitën?

Aleanca prej gjashtë partish po tenton të paraqesë një platformë të përbashkët, por partitë opozitare ende nuk janë pajtuar për kandidatin që do të sfidojë Erdoganin për presidencë.

Lideri i CHP-së, Kemal Kilicdaroglu, po shihet si një kandidat i dobët. Një tjetër kandidat i mundshëm është kryetari i Stambollit, nga partia CHP, i cili është dënuar në dhjetor me burgim dhe ndalesë për pjesëmarrje në jetën politike pasi kishte ofenduar zyrtarët zgjedhorë. Megjithatë, dënimi ndaj tij është duke u apeluar.

Ndërkohë, gjykata kryesore e Turqisë po dëgjon raste që kanë të bëjnë me mundësinë e mbylljes së partisë së tretë më të madhe parlamentare, Partisë Popullore Demokratike pro-kurde (HDP), dhe për ngrirjen e disa prej llogarive të kësaj partie. Ish-lideri i HDP-së, Selahattin Demirtas, është në burg që nga viti 2016 për shkak se u gjet fajtor për ofendim të presidentit.

Kur të fillojë fushata zgjedhore, partitë opozitare do ta kenë më të vështirë që mesazhi i tyre të dëgjohet te publiku. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, opozita pati vështirësi që të kishte kohën e duhur televizive në kanalet turke, pasi shumica e televizioneve mbështesin fuqishëm Erdoganin.

Çfarë ndodh më pas?

Erdogani sinjalizoi më 18 janar se planifikonte të shpallte zgjedhjet për 14 maj. Paraprakisht ishte paraparë që zgjedhjet të mbaheshin në qershor.

Zgjedhja e aleancës opozitare për kandidatin për president do të jetë kyçe në shanset e tyre për fitore, por edhe faktorë të tjerë do të luajnë rol, përfshirë edhe mundësitë e frenimit të inflacionit.

Erdogan thotë se Turqia nuk dëshiron të marrë territor sirian

Erdogani e ka përmendur mundësinë e një samiti me liderin sirian, Bashar al-Assad, si një hap i parë i mundshëm për të diskutuar për të ardhmen e refugjatëve. Në të njëjtën kohë, Ankaraja për muaj të tërë ka paralajmëruar se po përgatitet për një ofensivë të re në veri të Sirisë për të shënjestruar luftëtarët kurdë. Këto ngjarje mund të rrisin popullaritetin e Erdoganit.

You Might Also Like

Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë

Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë

Trump: Papa i parë amerikan, çfarë nderi

BE kritikon udhëtimin e Vuçiqit në Moskë: Serbia të tregojë orientimin

Papa i ri shpallet Robert Prevost nga SHBA

Kosova Times January 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Theret me thikë një i mitur në Podujevë, pëson lëndime të rënda

Kosova Times Kosova Times October 17, 2024
Gazetarja e RSE, Alsu Kumarsheva ndodhet në paraburgim rus prej gjashtë muajsh
Ana Oksa u kthye në Sanremo pas një pauze 12-vjeçare: Ja si duket sot diva me zë hyjnor
SHBA do të ndajë provat e krimeve ruse të luftës me gjykatën në Hagë
Ambasadori japonez nderohet me çmim për 25-vjetorin e RTK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?