By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kryeziu: Kryeministria është vendi i punës i kryeministrit në detyrë
August 28, 2025
KFOR thotë se pretendimet për spiunazh merren me seriozitet
August 28, 2025
Ninullat e nënave që po rrezikojmë ti kthejmë nga bekimi në mallkim
August 28, 2025
Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora mbyllet nesër
August 28, 2025
Ndërron jetë punëtorja e RTK-së, Sylvie Bajrami
August 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministër mos i lëndo qytetarët e vendit tuaj!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kryeministër mos i lëndo qytetarët e vendit tuaj!
Opinion

Kryeministër mos i lëndo qytetarët e vendit tuaj!

Kosova Times
Last updated: 2023/01/19 at 6:41 PM
Kosova Times Published January 19, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Përveç zhgënjimit të qytetarëve të vendit, politikanët e papërgjegjshëm kosovarë i kanë zhgënjyer edhe miqtë më të mëdhenj të Kosovës, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre evropian.

Adoleshenca politike dëmtoi interesat e Kosovës 

Rihapja e Asociacionit të Komunave Serbe në fazën finale të dialogut, përveçse zhgënjyese, është edhe sfiduese për pavarësinë e Kosovës. Faza finale e dialogut e gjen Serbinë në një pozitë të fuqishme politike, ndërsa Kosovën në një pozitë të skajshme inferioriteti, shkaku i klasës adoleshente dhe të papjekur politike.

Këshillat e Gabriel Escobar, emisar special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi për themelimin e Asociacionit, duken të jenë ultimative për ‘Qeverinë Kurti’, e cila pa humbur kohë duhet të ofrojë propozimin final në përmbylljen e dialogut me Serbinë, në të kundërtën mund të merret një vendim unilateral nga bashkësia ndërkombëtare për veriun e vendit, të cilin nuk do të mund ta ndryshojmë më, siç nuk mundem ta ndryshojmë realitetin e krijuar 24 vite më parë në atë pjesë të vendit tonë!

Prolongimi i përmbylljes së dialogut, gjegjësisht zgjidhjes përfundimtare me Serbinë jo vetëm që nuk e ndihmon Kosovën, i shkon për shtati aspiratave hegjemoniste të Serbisë ndaj shtetit tonë.

Albin Kurti i kanë mbetur vetëm dy rrugë; ecjen përpara sipas rekomandimeve të miqve ndërkombëtar ose dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Ndryshe nuk mund të luaj me ndërkombëtarët siç është mësuar të luajë dhe mashtrojë qytetarët e Kosovës.

Tashmë është e qartë, themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) është rekomandim i prerë edhe i ShBA-ve dhe BE-së, andaj çdo ikje nga obligimet ndërkombëtare që ka marrë Kosova në Bruksel, do të jetë sfidë e papërballueshme për Kosovën.

Qytetarët janë lodhur me mashtrime, duan zgjidhje

Problemi i veriut të vendit nuk zgjidhet me politikë populliste dhe as me folklorizëm patriotik. I kaluam 24 vite duke ëndërruar, duke kënduar e vajtuar, duke gënjyer dhe zhgënjyer vetveten se një ditë do të bashkohet qyteti i Mitrovicës.

Atë që nuk mundi ta bëjë shumë vite më parë ylli i muzikës shqiptare, e madhja Shkurte Fejza me këngën; “Jo nuk ndahet Mitrovica”, provuan ta bëjnë edhe liderët tonë disa herë në vazhdimësi përmes fushatave zgjedhore, por na ndodhi e kundërta e saj, barrikadimi dhe vendosja e shtatores gjigante të Car Llazarit përballë Urës së lumit Ibër!

Vargu më kulmor i këngës; “pa u farue me djem e qika, jo nuk ndahet Mitrovica”, në vend që të kthehet në kushtrim mbarëkombëtar, u kthye në mashtrim nga politikanët tonë. Ata politikanë që dje kërkonin bashkimin kombëtar dhe të Mitrovicës në veçanti, sot po u thurin lavde rojave të Urës dhe kriminelëve serbë që vranë më dhjetëra shqiptarë të pjesës veriore dy dekada më parë!

Heronj (të vetëm) të gjallë janë ata pak banorë shqiptar të mbetur në pjesën veriore, të cilët me prezencën e tyre fizike janë duke u munduar t’i dalin zot trojeve te veta stërgjyshore, përderisa kryeministri i tyre i thurë lavde vrasësit të familjarëve të tyre (të cilin e quante pikërisht kështu si opozitarë)!

Veprimet e ditëve të fundit të kryeministrit Albin Kurti, përveçse skandaloze dhe të dëmshme për shtetin, janë poshtëruese dhe fyese për familjarët e të vrarëve nga kriminelët serb të pjesës veriore! Kryeministër mos i lëndo qytetarët e vendit tuaj, ngase përveç mallkimit të tyre, edhe Zoti të ndëshkon!

You Might Also Like

Ninullat e nënave që po rrezikojmë ti kthejmë nga bekimi në mallkim

Analizë: Pse Aliyevi i Azerbajxhanit po e kritikon tani Moskën

PD-ja, një aktrim i vjetër që s’mahnit më askënd

Çelësi i kuvendit në dorë të Dimal Bashës

Deri kur me politikë vrastare për shtetin!?

Kosova Times January 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Dieta me lakër është mënyra më e shpejtë për të humbur peshë ndonjëherë

Kosova Times Kosova Times June 17, 2023
‘Gani Maloku’ dhe ‘Shpresa’ kampionë të ligës së parë të Kosovës për meshkuj dhe femra
Më shumë se 1500 kafshë ngordhën për shkak të zhvillimeve të Elon Musk: detaje të skandalit
Musk publikon rezultatet e testeve të drogës
Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim me falsifikim parash në ‘Tik Tok’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?